Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
22 Dhjetor 2011 17:56
Mund të ketë Bumçi
Audi 6 me aq sa fiton?
Lajmi i vjedhjes së makinës së Ministrit të Kulturës Aldo Bumçi “ka shqetësuar” realisht njërëzit në internet. Komentet janë nga më të ndryshmet edhe në faqen tonë shqiptarja.com. Si është e mundur që politikanët shqiptarë, me rroga që i afrohen atyre të një mësuesi apo nëpunësi të mesëm në përëndim, t’u lejojnë vetes lukse të tilla? Fillimisht u tha se makina ishte një Audi Q7, por më pas u sqarua se ishte një Audi 6, makinë që mbajnë ministra të qeverive më të pasura të Europës.

Jani: Shyqyr qe eshte minister kulture ky, se imagjinoni te ishte minister financash!

Dendy: minister i republikes me Q7 ,ej moj shqipni si te kemi me barazi yll fare .

Gafurr: Hajduti i ka vjedh superhajdutit makinen...urime

Pavarësisht reagimeve spontane të komentatorëve on line, lajmi që një ministër i Republikës së Shqipërisë (nuk jemi një nga vendet më të pasura të kontinentit) shëtit më një makinë kaq të shtrenjtë kërkon një reflektim. Audi 6 është një makinë e shtrenjtë jo vetëm për çmimin bazë, por dhe për konsumin në karburant për shkak të cilindratës së lartë. Është një makinë që kushton deri 70 mijë euro a më shumë, pra jo një makinë ekonomike. Nuk ka një sqarim nëse makina që iu vodh ministrit Bumçi ishte personale apo e Ministrisë së Kulturës. Në të dy rastet ka vend për indinjatë: Nëse është makina e tij personale, ai nuk e justifikon këtë shpenzim në bazë të të ardhurave që ka. Ministri Bumçi bashkë me të shoqen fiton aq sa mund të fitojë një çift nëpunësish të mesëm në Perëndim. Duke parë se kanë edhe një kredi për të paguar dhe pak të ardhura nga ndonjë qira, të ardhurat që kanë nuk ua lejojnë aspak të kenë një makinë luksi. Vetëm nëse do të vendosnin të mos hanin asgjë për shumë vite, gjë që nuk na rezulton.
E papranueshme do të ishte mbajtja e një makine të tillë edhe nëse është e Ministrisë së Kulturës. Pra, luksi i një ministri do të paguhej me lekët e shqiptarëve, që mezi arrijnë në fund të muajit të mbulojnë shpenzimet jetike.



Aldo Bumçi: Ja pasuria e tij sipas gazetës “Panorama” në korrik 2011

Ish-ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, ka përfituar të ardhura nga rroga dhe shpërblimet për pjesëmarrjen në komisione për vitin e kaluar në shumën 2.5 milionë lekë të reja. Ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortes së tij kanë qenë 1.1 milionë lekë të reja. Deputeti i PD-së ka deklaruar gjithashtu një llogari rrjedhëse në bankën “Credins”, e cila ka 500 mijë lekë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Aldo Bumçi ka marrë një kredi në shumën 20 mijë euro për të rikonstruktuar banesën ekzistuese. Këtë kredi ai duhet ta shlyej për dy vite, interesi i saj mujor është 14 për qind, ndërkohë që kësti mujor, 950 euro. Në 2010-n, Bumçi ka paguar vetëm një këst mujor për këtë kredi. Përveç të ardhurave nga pagat, Aldo Bumçi ka deklaruar të ardhura nga qiratë 31 800 euro.


-Llogari rrjedhëse page në Bankën Credins 500.000 lekë
- Të ardhura nga paga, shpërblime, dieta dhe pjesëmarrje në komisione parlamentare për vitin 2010 2.543.022 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1.128.492 lekë
- Të ardhura nga qiratë e deklaruara më parë 31.800 euro
- Kredi në shumën 20.000 euro e marrë në dhjetor 2010 në Bankën Credins me afat 2 vjeçar, interes 14% dhe këst mujor 950 euro për rikonstruksion në banesën ekzistuese.
Paguar gjatë vitit 2010 950 euro


avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
yyyy yyy Bumci. me keto pare qe merr mezi duhet te kavurdisesh me veten e gruan. Nuk te dalin per shume tangerllek
avatar
Anonim
kadri mema Po normal qe keto ministra perfitojne se me rrogat qe marrin ketu ne Itali edhe nje mesus merr me shume, po mesusi ketu nuk eshte i pasur dhe ska asnje privilegj. jeton me kursime dhe sakrifica. Ky Bumci do te na mushe mendjen se jo A6 kushton me pak se Q7. e di me e dime.
avatar
Anonim
elio pak e veshtire te ece ky shkrim opozitar ne salse italiane...te ishte per italianet, shqipetaret do ecnin me gomar akoma...e dime qe na kane inat se thone"ja u bene keta" po nuk ke c'ben...pffff
avatar
Anonim
Enea Kuptoj qe ketu eshte sulur stafi i Bumēit per te justifikuar zoterine dhe mire bejne qe i nxjerrin on line te gjitha komentet, por ka nje problem qe nuk e mbulon dot njeri. Pasionin e ketyre biēim ministrave per makinat e shtrenjta. Audi 6 eshte makine e shtrenjte le ta kete blere Pango apo babai i Pangos, kjo nuk ka rendesi. Rendesi ka koncepti i ministrave te nje vendi te varfer e me oreks te pasur. Denoncoji sa te keni fuqi o gazetare se vetem prej jush marrim vesh ca bejne keta shperdorues t
avatar
Anonim
florian Ka dy dit qe lexoj lajmin "e bujshem" per vjedhjen e makines te Ministrit te Kultures. Ata qe njohin z Bumci, kane parasysh dhe makinen qe ai ka perdorur. Eshte/ishte nje Audi A6 prodhim i vitit 2007. Po te futeni ne internet dhe te kerkoni se sa eshte ēmimi i sotem i nje makine te tille, do gjeni qe ai, varion nga 11 000 deri ne 18 000 euro. Sic duket nuk eshte cmimi i pretenduar ne shkrimin e znj Bolino. Po te shohesh historikun e asaj makine, konstaton qe eshte blere ne vitin 2008 nga ish ministri Ylli Pango, pra shum perpara se Z Bumci te ulet ne karrigen e Ministrit. Duket qe gazeta juaj ka qene dashakeqe me Bumcin, per disa arsye. 1. Ne fillim u lajmerua qe eshte nje Audi Q7 (fuoristrada) dhe jo A6 (veture) sic ishte ne te vertete. Manipulimi i ketij fakti shkoi deri atje, sa u botua dhe nje foto e Audi Q7 me dicituren "shih foton e makins qe u vodh", madje si detaj, per ta bere te vertete, foto tregontenje Audi Q7 te fotografuar ne Tirane duke pare sfondin e fotos (ca kangjella te ndryshkura tek nje shtese pallati) tipike shqiptare. 2. Nderkohe qe makina eshteprone e ministrise, botohet delklarata e pasurise e Z Bumci, per te konfuzuar lexuesin. 3. Thuhet qe eshte makine antiekonomike, nderkohe qe po te shofesh pasaporten teknike te audi A6 konstaton qe harxhimi i karburantit ne rruget urbane eshte 8.7, l/100 km, dhe rruget jashte qytetit, 4.9 L/100 km Aldo ka bere vetem nje "gabim" ne gjith kete mesele. Nuk ka derguar shoferin ne beje denoncimin ne polici, duke i qendruar vete larg kesaj ngjarjeje. Dihet qe shume nga keta politikanet shakaxhinj, qe e mbajne ne goje puron, ja kane faturuar shoferit zullumet qe kane bere vete, kur kane qene ne timon te dehur apo te nxehur....
avatar
Anonim
avni Meqe e paske kap me makina zonjusha Malltezi sa per informacion A6 eshte prone e MTKRS dhe eshte blere nga ish min Pango. Mos u perpiq te fusesh ne nje thes (djalin) e Gramoz Rucit me Aldo Bumcin! Mire eshte te ket shtyp opozitar por eshte i demshem shtypi keq informon apo disinformon.
avatar
Anonim
vullnet Shoqja Alma.Thelloju dhe do ju dalin se targat e makines jane zyrtare dhe jo private.Thelloju dhe per Tom Doshin etj.Ju keni shkruajtur qe Toma kerkon kethimin e 6oo.ooo eorove te shpenzuara per demostratat PS.Me aqto para do bleheshin 10 audi 7
avatar
Anonim
loshi ajo eshte e makina e ministrise qe ne kohen e pangos, nuk eshte personale, se ka blere vete, aty e gjeti.
avatar
Anonim
luan une kam kredi e nuk me del te bej asnje luks tjeter. M;inistrat tane i bejne te gjitha edhe pushime, edhe makina luksi, edhe restorante, kush i ha keto!
avatar
Anonim
anila Ore merrni info perpara se te shkruani. Familja e Aldo Bumcit (mamaja) eshte pronare e disa apartamenteve dhe lokali dhe kjo per faktin se ne token e saj eshte ndertuar pallati ku jetojne dhe sot dhe nuk ka asgje te keqe qe Aldo i biri te kete makine te mire, e kane pas trashegimi nga gjyshi pse ju ben kaq pershtypje o njerez ??? Ju thoni si i kane vendosur te tjeret miliardat dhe jo Aldo.
avatar
Anonim
sali Mamaja mund ti kishte dhene edhe ato 20 mije qe i ka huazuar ( per sy e faqe ) tek Credinsi.
avatar
Anonim
ardit Po shih deklarimin e pasurise. Pse ne shqiptaret duhet te mendojme per ato qe mund te kete. Ky te thote se para ka dhe me keto para nuk e justifikon nje makine luksi. gazetarja ka mese te drejte.
avatar
Anonim
leda E c'te keqe na paska? Ju pretendoni qe nje minister te ece akoma me karroce? Kush nuk ka nje makine te shtrenjte ne Shqiperi qe te mos e kete Aldo Bumēi?
avatar
Anonim
kola sasht as i pari e as i funit. asht nji hames qi kopjon te tjeret
avatar
Anonim
Euromaloku Alba, Ti nuk e di qe kete makine ja ka bere Aldos dhurate Argita me parat qe ka fituar duke punuar ne Kosove.Argita me Shkelxenin kane shume pare dhe shpesh miqeve dhe mikeshave u dhurojne ndonje makine duke u nisur nga simpatia qe kane.Ky Aldua eshte shume simpatik dhe e meriton nje te tille.Shyqyr qe ka hajdute dhe ne mesojme se sa te pasur jane miqte e Argites e Shkelxenit qe ju befte babai.. dhe gerdecaret..!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45