Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
18 Prill 2015 20:09
Etje për mirësjellje
Lajmi, që kandidati i të majtës në Tiranë Erion Veliaj i nisi  një sms urimi rivalit të së djathtës, doktor Halim Kosovës, dhe përgjigja me mirësjellje e këtij të fundit, ka bërë shumë përshtypje. Në portalin Shqiptarja.com, ku u dha për herë të parë si lajm, ka fituar mbi 1000 like dhe share. Për ata që dinë se sa like (pëlqime) marrin lajmet e ndryshme apo analizat e vipave në web, kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e lajmeve të zakonshme (vërtiten nga 20 deri në 300 pëlqime normalisht) dhe çfarë ka ndodhur është mëse e lexueshme: Në publik ka etje për mirësjellje, edukatë, qytetari. Arenat politike, televizive me të bërtitura, ofendime, janë tashmë jashtë mode, ose shihen me kuriozitetin që mund të shihen dhe lajmet e shoëbizit ku bukuroshe zgjedhin të tërheqin vëmendjen me pjesë të ndryshme të zbuluara të trupit, sesa me punën apo talentin.

Por nuk është vetëm kjo. Publiku ka krijuar një neveri jo vetëm nga mungesa elementare e rregullave të mirësjelljes, por edhe nga arroganca e rritur me  shpejtësi dhe e pajustifikueshme nga disa përfaqësues të pushtetit apo shërbëtorë të administratës që janë në postet ku janë pas ndëshkimit të të njëjtit fenomen që kishte infektuar keq administratën tetëvjeçare të-ish kryeministrit Berisha. Kështu, gjithnjë e më shpesh hasen administrues të shtetit që jo vetëm nuk shërbejnë dhe nuk zgjidhin problemet për të cilat janë emëruar të kryejnë, por mbyllin dyert për çdo informacion.

Në këto kushte vazhdon të mos jetë e lehtë dhe puna e gazetarëve, që me misionin e tyre duhet të bëjnë urën lidhëse mes qytetarëve dhe administruesve dhe nëse nuk lejohen ta bëjnë as gazetarët këtë, nuk dihet se kush mund të trokasë dhe të pretendojë që pushteti të qëndrojë me këmbë në tokë.
Një nga përplasjet më të mëdha në karrierën gazetareske që patëm me Partinë Demokratike në fillim të viteve 2000 ishte sepse drejtori i atëhershëm i marrëdhënieve me median dhe publikun merrte në telefon plot arrogancë në emër të kryetarit Berisha për të hequr këtë apo atë lajm: Rezultati? PD na deklaroi non grata sepse zëdhënësi merrte përgjigjen e duhur që meriton një arrogant.

Fenomeni i arrogancës, mungesa e mirësjelljes, detyrimi që jep posti dhe përgjigja ndaj problemeve që shtrohen, po infekton me shpejtësi disa, por që neveria e stërzgjatur ndaj këtyre fenomeneve shpejt mund t’i ndëshkojë me izolim e përjashtim.

Mesazhi i komunikimit mes Erion Veliajt dhe Halim Kosovës dhe sidomos shmangia nga doktor Kosova (sipas burimeve të mirëinformuara) të përdorimit të një teksti të ashpër që i ishte ofruar nga PD pas shpalljes së kandidimit, tregon se kur individë me dinjitet dhe integritet futen në lojë, luajnë lojën e vet pa qenë e nevojshme të shpërfytyrohen në ulëritës, akuzues siç kemi parë shumë të transformohen rëndom.
 
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Mira Alba ke mbetur gjithmone pozitive. Te uroj gjithe te mirat e dashur
avatar
Anonim
Bruna Eri me i miri
avatar
Anonim
I Drejti Eshte koha e barbareve dhe sot po pate miresjellje te marrin per gay. Duhet me u tregu Burre i forte , i pa lare etj
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223