Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
7 Maj 2015 13:53
Pa dashuri…
Po bëhen shumë aktivitete për artin në Tiranë, por të ftohta, pa shpirt. Vijnë komunikata në redaksi dhe duket sikur edhe ata që i bëjnë këto aktivitete nuk i besojnë. Fytyra të trishtuara në promovime për veprimtari përgjithësisht të mira, që duhen parë, duhen ndjekur, njerëzit duhen nxitur të shohin dhe të vizitojnë, të prekin artin dhe të depërtohen prej tij. Por diçka mungon.

Duket sikur kush i bën, organizon, nuk e ka mendjen aty, nuk e ka dashurinë. Prezantohen, por përjetimi nuk është këtu-tani, mendja ndërkohë ka nisur e fluturon gjetkë. Aktivitetet janë pa shpirt.
Nëse  do të duhej të bëja një vërejtje për punët për artin që po bëhen në Tiranë, mund të them këtë: po bëhen pa dashuri, pa përfshirje, si në klandestinitet, pa e marrë vesh njeri, apo duke u marrë vesh në momentin e fundit. Por Arti nuk është kështu… Arti është festë, është debat, është pasion, është gjithëpërfshirës. Arti nuk është… “po organizoj këtë, por mos e marrë vesh njeri, ose ta marrin vesh e të vijnë miqtë e maksimumi miqtë e miqve”.

Dhe unë e kam një teori timen se përse kjo po ndodh: Sepse po mbahen gazetarët larg. Mendoj se për çështje të Artit sot, gazetarët, ata që gërrmojnë, shikojnë, polemizojnë, shijojnë dhe ua përcjellin publikun aktivitetin po mbahen larg, ose afrohen ata klientelistë (që nuk do të thotë se janë të majtë apo të djathtë, me parti apo pa parti, thjeshtë gazetarët miq, ata të kafes, llafes etj).

Më bëri përshtypje ajo që më tha Admirina Peçi, një nga gazetaret më të mira, më të vjetra të kulturës në median shqiptare: Ka ca kohë që unë nuk po marr vesh fare se çfarë po ndodh në Kulturë.
Institucionet sot, politikanët, administratorët, mendojnë se po t’i bëjnë vetë ca foto vetes e të publikohen në FB apo rrjete sociale, e bënë lajmësin pranë opinionit publik, kështu ata kanë ndërprerë, shmangin me bezdi gazetarët. Një komunikatë shtypi me disa foto e një tekst, siç ishte ai i shpërndarë për përfaqësimin tonë në Bienalen e Venecias apo të tjera aktivitete, nuk do ta ketë asnjëherë shkëlqimin, impaktin, jetën, që jep një shkrim, impresion, shkruar edhe nga gazetari më i keq: Ai vlen sepse është një perceptim i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë, pavarësisht këndvështrimit.

Kujtoj si gazetare kulture, “skandalet” e zbuluara në Bienalen e Tiranës të 2001, kur Arti bëhej me pasion në Tiranë dhe po me aq pasion aktivitetet e Artit. Kur zbulova atëherë se fotografi i njohur italian Oliviero Toscani nuk kishte marrë pjesë, por disa artistë të rinj pjesëmarrës të Bienales ishin infiltruar gjoja si nën kurimin e tij. Ai lajm edhe sot njihet si “komploti i Tiranës” në art, dhe pas atij lajmi, nuk mbeti shqiptar pa vizituar, parë, gërrmuar Bienalen e Tiranës së vitit 2001. Tirana u kthye në qendër të vëmendjes dhe gazetarët janë lajmësit më të mirë. Gazetarët afrojnë ose largojnë opinionin publik me institucionet që kanë gjithnjë tendencën të vetëizolohen. Gazetarët janë të domosdoshëm për shpirtin e një lajmi dhe një aktiviteti.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
gazetare alba eshte nje veshtirm shume i drejte. Une verej nje vetekenaqesi pa asnje motivim dhe arsye dhe nje pavertetesi. Publiku e kupton kete dhe ka alergji nga gjerat qe nuk behen me pasion. Eshte pikerisht ky perceptimi qe une pata ne disa aktivitete. Per te mos folur se disa here te pranishmit i kapte gjumi.
avatar
Anonim
Iddy Pergjithesisht eshte nje atmosfere pesimiste, frymembytese
avatar
Anonim
ludi Pasionin dhe shpirtin e sjellin njerezit qe i bejne keto pune. Mesa duket kush po i ben eshte konsumuar dhe nuk ka ca ti jape vetes, jo me qytetit. fare e qarte
avatar
Anonim
gazetari se behen sa per te kaluar radhen e per te marre ato leke
avatar
Anonim
pikepresje Ti si gazetare te drejte ke, moj Alba, por per mua si lexues, jane pikerisht artikujt medioker te gazetareve te lodhur, qe duan te kalojne radhen, sepse kane 3 muaj pa marre rrogen, qe e bejne pasqyrimin e ketyre aktivitetet artistike pa jete dhe pa shkelqim. Me mire informohem ne FB, se sa te duroj gabimet drejtshkrimore te gazetareve, qe as korrekture s'ju bejne shkrimeve te tyre. Per te mos u marre pastaj me ate pjesen klishé, qe "populli s'ka buke te haje, pa po ja ndjen shume per artin"...
avatar
Anonim
aaaaa E vertete. Ja p.sh, u be "gjithe" ai koncert ne Butrint ne diten e Europes. Mori pjese edhe vete kryeministri madje si dhe perfaqesuesit me te larte te BE-se ne Shqiperi. Dhe askush nuk e mori vesh qe e gjithe orkestra e TKOB u mor gati me dhune dhe u dergua atje sikur te ishin kafshe dhe jo njerez. U akomoduan ne kushte shume te keqija neper kotele si kope delesh. Koncert per te cilin nuk u paguan asnje kacidhe dhe madje shteti nuk ju siguroi as ushqimin. Asnje media nuk e pasqyroi.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223