Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:37 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
27 Maj 2015 19:26
Overdozë me hile nga sheqeri
 
Duhet krijuar një kulturë e drejtë ushqimore. Tani! Për të mos vuajtur atë që shumica e popullsisë të së ashtuquajturës botë e zhvilluar po vuan dhe është e destinuar të vuajë: mbipeshën dhe diabetin. Duhet ta bëjmë ne si prindër, duhet ta bëjnë mësues e media, duke bërë presion që dhe prodhuesit të bëjnë produkte të ndershme, etike dhe që nuk janë të dëmshme si sot, sidomos për fëmijët.

Duhet të mësojmë pikësëpari të lexojmë me vëmendje etiketat. Dhe fëmijët, që kopjojnë çdo gjë që ne bëjmë, të mësohen gjithashtu të lexojnë dhe të pretendojnë ushqime ku shpalosen të qartë përbërësit dhe sasia e tyre dhe që respektojnë nivelet e orientuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por kjo, në shumicën e rasteve në Shqipëri nuk ndodh. Bëhet hile. Nuk ndodh në Tiranë, ku dhe në supermerkatot në qendër të kryeqytetit, teorikisht të superkontrolluara, gjen mallra me etiketa të pakuptueshme për masën e konsumatorëve vetëm në gjermanisht, greqisht, apo etiketa ku nuk shkruhen qartë përbërësit dhe sasia e tyre në një produkt ushqimor që konsumojmë. Imagjinoni në dyqanet në periferi të qyteteve e zona më të thella.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sygjeron që nuk duhen konsumuar më shumë se 50 gramë sheqer në ditë (bëhet fjalë për sheqerin që shtohet në produkte si biskota, kek, lëngje frutash, kos etj. Jo për sheqerin e konsumuar përmes frutave dhe perimeve) që janë rreth 10 lugë, e megjithatë  OBSH këshillon që të ndalemi në konsumin ditor të gjysmës së tyre, pra 5 lugë.

Por po të hedhim një sy në etiketat e pijeve më “popullore” që fëmijët konsumojnë, vetëm në njërën prej tyre, në një shishe të vogël, sasia e sheqerit është si një “bombë” kalorike. Vetëm në një shishe të vogël 150 ml me çaj të ftohtë të një marke të njohur italiane, në etiketë lexohet 30 përqind sheqer, ndërsa po të shohim etiketat e pijeve të tjera të famshme, vetëm një prej tyre, plotëson totalisht të gjithë nevojën ditore për sheqer të një personi.

Duke menduar se veç një lëngu frutash, çaji të ftohtë, apo pije tjetër freskuese fëmijët, dhe të rriturit hanë dhe të tjera ushqime që përmbajnë sheqer, që të vegjël, të gjithë përjetojmë një overdozë sheqeri që me kalimin e viteve godet rëndë gjithë sistemin tonë të metabolizmit duke krijuar individë me mbipeshë dhe diabetikë kronikë.
Bashkimi Europian detyron prodhuesit të shkruajnë  qartë në etiketa përbërësit dhe nëpër supermarkete nga viti në vit po shtohen produktet pa sheqer të shtuar, pasi në vende si Italia, Franca etj konsumatorët po ndërgjegjësohen dhe i kërkojnë.

Edhe në Shqipëri të bëhemi të zgjuar, të mos presim politikat e vonuara që të detyrojnë shitësit të mos tregtojnë mallra me etiketa gjermane apo greke, por ne ti bojkotojmë. Të mos blejmë asgjë për të cilat nuk jemi të qartë se çfarë dhe sa përmban. Të mësojmë të lexojmë etiketat. Ta bëjmë për vete dhe për fëmijët tanë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Valbona Ju pergezoj qe prekni tema te tilla. Ky eshte nje problem shume alarmant. Jam mjeke pediatre dhe perballem perdite me shqetesime serioze te femijet si rezultat i ushqimit te keq dhe superkalorik.
avatar
Anonim
luli keta jane per ti vene bomben.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274