Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
8 Qershor 2015 17:09
Revolucioni etik pa dieta në ushqim
Ndërkohë që unë në Tiranë kam nisur të lexoj me vëmendje etiketat e ushqimeve që blej në supermarket për familjen time, të shkruaj në rubrikën time për ushqimin e shëndetshëm e të mbështes këdo që e predikon, Eda, shoqja ime që jeton në Londër, ka shkuar më tej duke revolucionarizuar plotësisht ushqimin e saj e të familjarëve: duke shmangur totalisht glutenin e pranishëm në miell, sheqerin e shtuar (jo atë të frutave) dhe të tjerë përbërës me shumicë në produkte, “killer” të organizmit tonë; ajo, dhe të afërmit e saj kanë rilindur në kuptimin e vërtetë të fjalës, në rifitimin e një jete të dytë pa përbërësit killer të ngadaltë që rëndojnë organizmin tonë dhe na përgatisin gradualisht për pacientë shëndetësorë në një të ardhme jo shumë të largët.
 
 Unë mendoja se 98 përqind e ushqimeve që tregtohen nëpër supermerkato janë për t’u hedhur në kosh, Eda shkon më tej: 99 përqind e produkteve që sot iu ofrohen fëmijëve, na ofrohen, janë të dëmshëm për shëndetin. Kur një profesor amerikan u përpoq të mbronte tezën e tij se “sheqeri i shtuar në biskota, kek, pije freskuese etj. po bënte të njëjtin dëm në organizëm që po bën duhani, studimi i tij nuk pati jehohë, ose jehona iu shua shpejt nga mediat.
 
Sot, kushdo që dëshiron, mund të informohet individualisht për efektet e glutenit në vite në stomakun tonë dhe në gjithë aparatin tretës e më pas në metabolizëm. Nuk është vetëm një problem për fëmijët autikë apo celiakët; gluteni në bukë, në pica, panine, petulla e sufllaqe është një rrezik që grumbullohet ngadalë për të gjithë, që fillimisht shfaqet me mbipeshën, por pastaj problemet hapen zinxhir.
 
Edhe Jonida, një tjetër mikeshë që jeton mes Tiranës dhe Vienës, është rebeluar dhe nuk dorëzohet ndaj filizofisë vetëm konsumiste dhe të dëmshme sidomos në ushqim, që shoqëria e sotme ofron: Jonida është vegjetariane dhe proteinat i merr përmes frutave dhe perimeve bio që i përmbajnë ato, ushqen shpirtin me Tango dhe stërvitet me Yoga Ashtanga, më e bukura që ekziston.
 
 
Edhe Dhurata tashmë ka vite që lufton për një ushqim të shëndetshëm, sidomos te fëmijët, sidomos në shkollë. Falë saj, në shkollën ku mësojnë fëmijët tanë janë vënë mënjanë disa nga ushqimet e pashëndetshme(ende jo të gjitha) dhe fëmijët kanë krijuar shumë familjaritet me perimet dhe frutat në vend të kekërave të ambalazhuar e superkalorikë apo lëngjeve të frutave apo pijeve freskuese që bëjnë më mirë të hidhen në water se në organizmin tonë.
 
 
Ne jemi katër mikesha, me profesione e ëndrra të ndryshme, por me një dëshirë të madhe: të revolucionarizojmë mënyrën e të ushqyerit tonë, një revolucion pa dieta skllavëruese, pasi besojmë se harmonia dhe ekuilibri në ushqim, është dhe harmoni në sjelljet tona.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
SADIKU pOPULLI NUK DIN SE CKA KONSUMON.jANE ORGANE SHTETRORE QI I KONTROLLOJNE CILESITE E USHQIMEVE NDNESE korrupsioni nuk I lejon te shikojne shendetin e popullit dhe aq me kriminale per shendetin e femijve.
avatar
Anonim
Bert Sa te kenaqin keto tipet me blogjet e tyre...provo zonje e dashur te punosh gjith diten ne are apo dhe ne pune me ''fisnike'' duke vrapuar pas pacientit ne spital apo e ngulur para makines qepse dhe atehre hajde me thuaj mua per revolucion ne ushqim dhe diete te balancuar... Te rrish gjith diten para PC dhe te vegjetosh sigurisht qe do kesh nevoj per ''ekuiliber''...
avatar
Anonim
luli vajzat dhe grate jane pjesa me e bukur e shqiperise. Ndryshimi i vertete do te vije pa zhurme vetem nga ato
avatar
Anonim
Ekujlibristi kjo e Food Revolucion ben edukim me nxenesit e ahkolles te djait tim.
avatar
Anonim
Dori Sa me shume te merren aq me mire eshte. Por propaganda duhet te reflektohet ne popullsi. Kam pare shume femije obeze dhe ne Tirane
avatar
Anonim
Moza ketu ne shqiperi kemi shumė qe merren me udhqimin e shendetshem qe nag Blerina Bombaj dhe shume dietologe
avatar
Anonim
Dritan Bravo Alba malltezi!!! Je gjithmone nje hap perpara
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223