Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
26 Korrik 2015 11:01
Mirësjellje dhe në Facebook 
Rrjetet sociale kanë revolucionarizuar me shpejtësinë e dritës marrëdhëniet njerëzore, por a jemi të gjithë të përgatitur? Me një klik në çdo orë, vend, njerëz të ndryshëm mund të komunikojnë me njëri -tjetrin nëse dëshirojnë: të mësuar, me më pak të mësuar, të pasur me të varfër, të sjellshëm me të pasjellshëm, të bukur me të shëmtuar. Barrierat që mund të vendosë një takim fizik, në web janë të shuara.

Një foto dinjitoze, një përshëndetje, një sjellje normale vë në komunikim deri në 5000 të njohur që mund të mbajë një profil. Ashtu si në çdo kontakt njerëzor temat janë nga më të ndryshmet: puna, miqësia, familja, dashuria, arti, sporti...

Më kollaj se në jetën reale, në atë virtuale secili transmeton më me lehtësi e shpejtësi atë që sheh dhe mendon. Shpesh muret personale janë të mbushura me ndjenja gëzimi, trishtimi, inati, xhelozie, bukurie, shëmtie, siç është e përditshmja jonë.

Kush zgjedh të komunikojë, publikojë, ndikojë shijen e të tjerëve e kush preferon vetëm të shohë çfarë ndodh në botën virtuale.
 
Por ka dhe një kategori, më e shumtë nga sa mund të mendohet që me profile të vërteta fillimisht, por pastaj me dhjetëra të gënjeshtra, bëjnë presione nga më të ndryshmet. Shkruajnë dhjetëra herë në mesazhe private për gjëra që nuk i interesojnë bashkëbiseduesve derisa detyrojnë një veprim "block".

E megjithatë nuk dorëzohen: me të njëjtat gabime drejtshkrimore, por me profile të tjera, vazhdojnë presionet, duke u kthyer në "stalker" virtualë.

Teknologjia e shekullit të XXI ka lehtësuar shumë komunikimin mes njerëzve në nivele vertikale dhe horizontale por të jesh i/e mirësjellshëm është bërë më e vështirë.

...Ndoshta kjo është sfida e komunikimit cilësor njerëzor në të ardhmen.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Gon sala Miresjellje kudo dhe kurdohere, por ju grate keni pergjegjesi me te madhe se ju edukoni femijet, pra nese ka njerez pa edukate, jeni ju pergjegjese
avatar
Anonim
Luli Problemi eshte e dashur Alba se budallenjte kane nje mjet me te lehte per tu shprehur!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226