Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
15 Gusht 2015 11:55
Kemi një qiell magjik
Në parkun astronomik Sidereus të Salves, në Salento, krahina italiane mu përballë jugut tonë, presim të errësohet, të dalin yjet. "Më vjen keq që kemi këtë ndotje nga dritat" - na thotë Vito, djali gjeni që në 15 vite, teleskop pas teleskopi, ka ndërtuar këtë vend magjik, i vetmi në Italinë e Jugut.
 
"Ahh, ju në Shqipëri keni një qiell magjik, të mrekullueshëm. Aty mund ta shihni Rrugën e Qumështit mes sy të lirë. Uroj të mos vini kaq shumë drita sa ne në Itali". E pat thënë dhe Saviano në vizitën e parë në Tiranë: "Këtu gjeta një qiell të mrekullueshëm".
 
 
E vërtetë! Kur bie nata në Dhërmi, për shembull, në kampet e fundit ku mbaron dhe ndricimi i rrugës, yjet shkëlqejnë me gjithë bukurinë e tyre të jashtëzakonshme. Do të doja që kjo bukuri e rrallë të hynte thellë në shpirtërat tona për të na qetësuar e përmirësuar.
 
Nuk janë shumë njerëzit që shohin qiellin, rrugëve të Tiranës më bie të vëzhgoj shpesh kalimtarë të kërrusur e me vështrimin në ecje vetëm përtokë, të rënduar nga mendimet e duket dhe nga hallet.
 
Dhe hallet në Shqipëri nuk janë pak dhe sidomos nuk ndikon në lehtësim e përmirësim dhe klima konfliktuale e sforcuar që te elitat.
 
As lajmet që vijnë nga kronika e përditshme nuk ndihmojnë: njerëz të plagosur në pafajësinë e tyre duke ngrënë akullore, të lënë në dorën e një sipërmarrësi që hap bombolën e gazit me çekic... Apo historia e motrave Kajtazi... Më duket si shpërthimi i një tenxhereje me presion që tregon sëmundjet e familjeve shqiptare të tranzicionit. Familje të lëna të kërrusura në 1 mijë halle, në një shoqëri pa rregulla e me shembuj që fiton kush bërtët më fort e kush është më i madh.
 
Nuk ka shumë për t'u pëlqyer njerëzorja jonë e këtyre viteve, në familje e kudo njerëzit flasin pa dëgjuar, e pa u dëgjuar dhe papritur zbulojmë që kemi "përbindësha" rreth e qark, individë të projektuar vetëm për të shkatërruar e jo për të ndërtuar e përmirësuar.
 
Prandaj do të doja shumë të shijonim natyrën. Ajo vazhdon të shpaloset në Shqipëri me gjithë magjinë e saj, por kërkon vetëm sytë tanë, vëmendjen tonë dhe lutjen për t'u mbrojtur e lulëzuar.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Rita I Drejti, shqiptaret kane ego, ja arrijne. Bari po ne vend numero, ka 100 vjet. Bari ishte i mire si trampoline para 25 vitesh. Po shqiptareve sot nuk i hyn me ne sy as Roma, e jo me Bari. Nordin nordin, vetem ate duan sot. Dhe do e kapin.
avatar
Anonim
I Drejti Ky eshte problemi i shqiptareve moj Rita se shohin te arrijne Norvegjine, por nuk krahasohen as me Barin qe kane perballe
avatar
Anonim
Rita Kesaj i thone te te japin leksione demokracie e kulture nga Bari !! Te ishe ne Norway, Suedi ose Denmark hajde de.
avatar
Anonim
anonim nje pershkrim shum i bukur.kjo esht e verteta ne shqiperi,per fat te keqqqq
avatar
Anonim
Ludi Fjale te bukura per nje realitet te tmerrshem. TE frikshem
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226