Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:58 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
3 Shtator 2015 14:25
Indinjata jonë komode
Eshtë kollaj të indinjohemi nga kompjuteri për foto të fëmijëve sirianë të cilat fokusojnë tragjedinë që po përjeton ai popull. Eshtë kollaj, me një klik, të vendosim të mos e shohim më dhe të vazhdojmë ditën me dëshirat tona: Aaa sa do të doja një palë këpucë të tjera, eh, sikur shtëpinë ta zmadhoja dhe më, po sikur vitin tjetër të bëja pushimet si ajo shoqja ime në atë fshatin turistik me 5 yje, apo të nisja fëmijët me studime në universitetin më të mirë evropian apo botëror?
 
Janë dëshirat e pafundme njerëzore që e kanë bërë botën të padrejtë. Pamundësia për t'u kënaqur me pak, me atë që puna e ndershme dhe dinjitoze seicilit u ka falur, pa parë, pasur zili e bërë garë me askënd.
 
Por si mund të ndryshohet një botë që në bazë ka tregun dhe konsumizmin dhe ky konsumizëm, që "mbush" dëshirat gjithnjë në rritje të një pjese të saj, konsumon, shfrytëzon, djeg, skllavëron një pjesë tjetër?
 
Do të ishte mirë që zgjidhja e tmerreve që po përjeton një pjesë e globit, të vinte pikërisht nga kush ka barkun plot sot dhe ka kaluar të gjitha fazat e evolucionit dhe mirëqënies materiale, për të përmirësuar e treguar se ka nisur dhe evolucionin e anës shpirtërore.
 
Fotoja e vogëlushit sirian, që deti nxorri të mbytur në brigjet turke, është një përsëritje ritmike e tragjedive të popujve. Mund të ishte një fëmijë shqiptar i fillimit të viteve '90, një fëmijë hebre i Luftës së Dytë Botërore, një fëmijë i ditëve të sotme në Gaza, që për shkak të bllokimit të rrugëve, mund të vdiste, siç ka ndodhur, për mungesë ndihme mjeksore.
 
Më të pasurit e botës duhet të hapin zemrën e të vendosin një fre ndaj pasurimit të pafund.Të bëhen shembull. Jetojmë në një epokë kur mediat e opinioni publik i rendit njerëzit si më të fuqishmit, në bazë të miliardave që grumbullojnë. Eshtë epoka e multinacionaleve, që spostohen si një nuhatës i prodhimit të pasurisë në vendet më të varfra, për të çuar gjithnjë e më shumë para te supertëpasurit e Botës, ata që klasifikon përvit Forbes e që adhurohen nga të gjithë. Po nga vijnë ato miliarda dhe  ku shkojnë?
 
Bota ka humbur harmoninë dhe ekuilibrin, sepse individi, seicili prej nesh, është vetëm një potencial dëshirash konsumiste që një ditë, në një rast që na jepet, me çdo mënyrë, kërkojmë të realizojmë.
Që lufta, varfëria, injoranca, të mos shkaktojnë tragjedi si ajo e Sirisë e të tjera, duhet që seicili prej nesh të bëjë revolucionin personal: Harmoni dhe grumbullim etik të pasurisë. Kur të na vijë zor të flasim për një miliarder e jo ta admirojmë, atëherë mund të ketë një ekuilibër që botën do të nisë ta përmirësojë. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223