Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
23 Shtator 2015 11:17
Mesazhet elegante të Tonin Tërshanës
Që e vogël, sa herë dilte në skenë Tonin Tërshana më dukej ndryshe. Një këngëtar që nuk lëvizte fare, mbyllte sytë duke kënduar dhe linte në ajër vetëm tingujt e zërit të tij. Sikur nuk donte të bezdiste njeri me asgjë tjetër: as me fizikun, as me veshjen, as me jetën e tij personale. Ishte në skenë për të kënduar dhe ky ishte misioni i tij.
 
 Nuk e kam njohur nga afër artistin, por në ndihmë më vijnë përshtypjet e miqve të tij që e kanë njohur e dinë më shumë për të. Besoj në ato që shkruan gazetarja Trëndafile Visha dhe kuptoj se ishte një njeri që ndjehej i madh, i lumtur me gjërat e vogla, në vende të vogla. Besoj atë që shkruan një tjetër gazetar, Ilir Kadia përmes mikut të tij Osman Mula: Si shpjegohet që miqtë më shpirtmirë që kam patur ikin më shpejt?!
 
Kujtimi i fundit për të gjithë është emocioni i Toninit flokëbardhë në marrjen e shtëpisë së tij, një banesë sociale në Tiranë dhe interpretimi i këngës "Lumturia nuk dhurohet" para kamerave dhe gazetares Florinda Merko.
 
Ishte si një mesazh i fundit nga Tonin Tërshana, si një refren që do të mbetet për Lumturinë që mund të dhurojë vetëm  Dashuria e Vërtetë. Mesa duket artisti kësaj i ka kënduar tërë jetës dhe këtë ka ëndërruar: Dashurinë e miqësinë. Nuk ka pasur kohë të bëjë hile, peticione politike, servilizma e kurthe të ndryshme për të pasur jo vetëm një shtëpi, por dhe të tjera gjëra materiale.
 
Iku Tonin Tërshana, artisti i brishtë, por që me heshtjen, elegancën, buzëqeshjen dhe këngën deri në çastet e fundit u bëri një shërbim të madh atyre shqiptarëve që kërkojnë realisht të përmirësohen : Fokusohuni te gjërat që ju bëjnë vërtetë të lumtur.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Murati Ndersa une kam patur rastin ta njoh Toninin , ne nje kohe shume te larget kur une isha nxhenes i Shkolles se Kultures , dega e Drames dhe ai ishte kengetari madh dhe i njohur , qe ne ishte pjese e Estrades se Ushtarit .Te mos harrojme se pikerisht ne ate kohe ai kishte fituar dy festivale rradhazi , te 10 dhe te 11 .Dhe ishte gjithnje shume i thjeshte , nuk i degjohej realisht zeri .Keshtu do te mbetet perhere jo vetem ne kujtesen time por te te gjitheve atyre qe e kane njohur .
avatar
Anonim
Truri Shqipnia i shtyp njerzit si Tonini. Don ma fort trafikante e mashtrus ordiner. Sot po e qani, Po dje as e qaste njeri. Vini gishtin koks se keni van ne piedistal ma te turpshmit.
avatar
Anonim
Tani Jane te pakte e te rralle njerezit si Tonini
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274