Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:54 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
10 Nentor 2015 13:25
Shqipëria nuk është një vend për Ju Moikom
Shqipëria nuk është një vend për njerëzit e brishtë, fëmijë apo të moshuar, gra, nuk është një vend për pensionistët, për njerëzit me mirësjellje e kulturë. Shqipëria nuk është një vend për njerëzit me etikë e harmoni të të mirave e të bukurës. Jo se vendi ynë i mrekullueshëm ku ne jetojmë nuk i përmban këto, përkundrazi, natyra është ndër më të mrekullueshmet që mund të qëllojë të bie në 28 mijë kilometra katrorë: plot diell, ujë, lumenj, male, pemë, laguna, liqere, flutura, pelikanë, re puplore e yje ndriçuese; problemi janë një numër shumë i vogël njerëzish tepër agresivë, arrogantë, përvetësues, kërcënues, grabitës, gojëkëqinj e me uri të pafundme shpirtërore dhe materiale. Këta kanë marrë peng vendin dhe nuk e lëshojnë, e përballë kanë njerëz që në vend të që përballen e t'i përballin ikin, largohen.
 
Historia e njërit prej personaliteteve  më të nderuar që kemi sot në hulumtimin e çështjeve të përgjithshme të Arkeologjisë,  Artit dhe Kulturës, Moikom Zeqo, publikuar nga e përditshmja "Dita" është dëshmi e sa rëndita më lart.  Historia e të nderuarit Moikom, është historia e shumë shqiptarëve.  I prekur nga një sëmundje e rëndë që kërkon kurim, me siguri shpenzime, ushqim të veçantë, Moikom Zeqo duhet të presë radhët - si shumë shqiptarë të tjerë - për një shtrat...
 
Nëse në postet e mëparshme shtetërore që ka mbajtur, Moikom Zeqo, në vend që të bënte punën e tij si pakkush i përkushtuar, në vend që të jetonte gjithë kohën në një apartament modest në Durrës e t'u përgjigjej sajesave të rradhës siç ishte ajo më e fundit  me historinë e Kishëzes së Dhërmiut dhe varrit të italianit Nil Katalani, të ishte marrë me grabitje të veprave arkeologjike, apo grabitje të muzeumeve shqiptare, apo trafikime të ikonave apo veprave të tjera të artit, që i kishte nëpër duar më shumë se kushdo tjetër, e sidomos, të kishte pasur të gjitha mburojat politike majtas e djathtas për krimet që do të kishte bërë, sot do të ishte duke u kuruar në ndonjë klinikë të ngrohtë në  Austri apo në ndonjë vend tjetër të Europës, deri në Amerikë.
 
Por jo, Moikom Zeqo, me  çantën e tij, siç e mbaj mend që në ditët e mia të para si gazetare kulture në 1994 e largët, ka mbetur i njëjtë: me pak para' e tashmë dhe i sëmurë  duke pritur një ditë të tërë një krevat në spital, e duke u kthyer në mbrëmje pa kurën e merituar.
 
Po fajin kush e ka? Media të paktën qëndron në këmbë, edhe pse duke u lëkundur në misionin e saj fisnik, të tregojë e dëshmojë. Faji  është shumë më i gjërë: është i të gjithëve. Eshtë i shumicës, që gjërat që  grabiten nga ai grusht njerëzish, duhet të mësojë t'ua marrë me forcë.
 
Nëse në këto 25 vite do të kishim ndërtuar vërtetë një Shtet që të kujdesej më shumë për masën e madhe të të brishtëve, të moshuarve, fëmijëve, sesa një Shtet që mbron më parë interesat e atyre pak njerëzve me veti të frikshme, nuk do të kishim nevojë të bënim këtë denoncim kaq të trishtuar e kaq denigrues për njerëzit e punës, penës e fjalës. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Lisi Kjo eshte demokracia qe na dhuroi Saliu. Ta gezojme.
avatar
Anonim
Ehhhhh...!!! Shqiperia eshte sot e semure! Bukuria qe i ka dhene natyra ketij vendi edhe me pershkrimin e bukur tuaj znj.Alba,tashme eshte shkaterruaar e percudnuar dhe ate per fat te keq e kane zevendesuar me nje imazh-maske,qe po i jepet dora e fundit e kallangjosjes me "boje piktoresh bojaxhinj",duke i zene frymen shpirtit te lire,vet lirise qe pak nga pak po lengon e po vdes.Ne kete burg ,jane te gjithe" Moikom"- et,qe vetem koha mund t'i shpetoje dhe forcat e natyres t'u kthejne shpresen e rilindjes.
avatar
Anonim
Gazetari Lumi ka per ti marre. Moikom Zeqo eshte me i pasur se te gjithe horrat e kontrabandistet e mbledhur bashke aty.
avatar
Anonim
syhapura duhet te jesh maskara qe e fitosh ne kete vend te korruptuar, sikur kjo te jete pjese ne familjet e tyre do behej e pamundura ne kurriz te shtetit, sic beri drejtorja e spitaleve me te jatin e saj dhe te till historian ata e hedhin rrugeve duke krijuar iluzione te tilla qe askush nuk mund ti gezoj...
avatar
Anonim
i drejti Po prandaj po ikin shqiptaret nga syte kembet. Ku te rrine, ketu? Qe nese je njeri dinjitoz duhet te jetosh me lemoshen e ketyre birbove? Kushedi sa lendohet Moikom Zeqo nga kjo gjendje, por do s-do eshte ne dore te palaqove te politikes.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223