Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:59 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
17 Nentor 2015 14:30
Sikur të provojmë me Paqe?
Masakra e të premtes 13 nëntor në Paris është një dhimbje që ka prekur thellë ekzistencën tonë.  Nuk ka fjalë, nuk ka logjikë, nuk ka ndjenjë që të përshkruajë atë që ndodhi. E megjithatë atë  masakër çnjërëzore e bënë njerëz, ndonjë prej terroristëve ishte lindur dhe rritur në zemrën e Europës së civilizuar. Ka diçka primare që nuk po funksionon mes nesh, mes njerëzve që popullojnë Tokën në këto kohë.
 
Kujtojmë e përkujtojmë masakrat e të shkuarës, por shohim që nuk kemi përmirësuar asgjë në ekzistencën tonë. Francezët po reagojnë duke bombarduar Raqqa, kryeqytetin e zgjedhur nga terroristët e ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë). Dhimbja botërore për viktimat e pafajshme në Francë, në një nga simbolet e civilizimit perëndimor po kthehet në një hakmarrje, luftë, vrasje terroristësh me siguri, por edhe të tjerë qytetarëve, jetë njerëzore të pafajshme që mbeten të mbërthyera në zjarret e luftës, hakmarrjes e urrejtjes.
 
Ku do të na çojë kjo? Që pas atentateve të Kullave Binjake kalojmë nga një luftë në tjetrën. Irak, Afganistan, Siri, Lindje e Mesme... lufta e përjetshme e Lindjes së Mesme...  Asgjë nuk ka zgjidhur një luftë, veçse po shtojmë e po shtojmë viktima e urrejtje. Eshtë provuar botërisht në gjithë historinë e njerëzimit: hakmarrja, lufta, mbjell vetëm rritjen e urrejtjes dhe herët a vonë shpërthen siç ndodhi në Francë, në SHBA... Po nesër ku? Si mund të mbrohesh nga individë që si bukë të përditshme hanë urrejtjen?
 
Unë s'jam askush dhe asnjë peshë nuk kanë fjalët që po shkruaj në këtë rubrikë që me vetëdije e kam quajtur "Periferi". Por unë jam e lirë në një vend që lirinë e ka provuar vonë dhe jam e lumtur që mund të shpreh atë që mendoj, pa dashur të lëndoj askënd.  Jam ulur tani në tavolinën time të punës në një ambjent të ngrohtë, mes librave, internetit, kolegëve me luksin që të mendoj e të reflektoj. Por miliona të tjerë në botë nuk i kanë kushtet elementare të mbijetesës kështu që në harmoni nuk jetojnë.
Alarmet e hërëpashershme për një vuajtje të tmerrshme njerëzore, për një degradim të vlerave, për shfrytëzim, pabarazi, nuk mund të mos i dëgjojmë me sytë e veshët të mbyllur nga dhimbja dhe nga urrejtja. Po gabojmë.
 
Terrorizmi është shfaqja e shëmtuar e sëmundjeve më të këqija njerëzore që dalin në sipërfaqje: Veset dhe veprimet më të tmerrshme që është e aftë të bëjë një qënie njerëzore janë identifikuar dhe fotografuar  nga artistë, filozofë, që në agimet e njerëzimit, por a jeton dikush sot që mund ta shërojë njerëzimin nga këto?
 
Vetë Franca ka mesazhin më të bukur njerëzor në moton e saj kombëtare: Liberté, Égalité, Fraternité - Liri, Barazi, Vëllazëri. Mendoj se kjo është motoja që duhet "të infektojë" botën. Liri për të gjithë: katolikë, myslimanë, budistë apo çdo besim fetar a jo; Barazi për të gjithë: të moshuar, burra dhe gra, fëmijë, të bardhë e të zinj... dhe sidomos Vëllazëri.
 
Askush, më mirë se francezët ka koncentruar sekretin e një bote të lumtur e të drejtë se në këto tri fjalë. Por a ka vullnetin njerëzimi të vë në praktikë mrekullinë e këtij mesazhi? A e kanë vullnetin super të pasurit e botës të ndajnë apo të heqin nga vetja të tepërtat për të krijuar dhe barazinë ekonomike? A mund të jetojnë ata që kanë gjithçka vetëm në 5 dhoma në vend të një shtëpie apo shumë shtëpive me nga 30 të tilla? A mund të rindahet pasuria e të gjithë atyre që kanë përqëndruar në pak duar të mirat materiale të të gjithë globit e ata që do të vazhdojnë të pasurohen edhe nga furnizimet me armë?
 
Mendoj se vetëm kur një koleg, gazetar (apo çdo profesion tjetër) në Raqqa, në Gaza, në Irak, Iran, Kore e Veriut, Afganistan të ulet e të shkruaj i lirë dhe i qetë artikullin e tij në një tavolinë komode, me internet, në zyrë a në shtëpinë e tij pa frikën që do ta vrasin se mendon ndryshe, atëherë mendoj se bota do të jetë më e mirë. Mirëqënia do të sjellë paqen e ndjenjave dhe dëshirave. Por që të vijë kjo nuk mund të arsyetohet në një botë ku pak kanë barkun plot dhe mendojnë vetëm për dieta, e shumë nuk kanë as grimcat elementare që të jetojnë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
i drejti shkrim plot pozitivitet, por pak larg realitetit. Megjithate pergezime
avatar
Anonim
Dream Sikur te mendonin te gjithe keshtu?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244