Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
30 Nentor 2015 18:44
Një si Albin Kurti në Tiranë nuk e kemi
 
Duhen kushte të veçanta që  të lindë një si Albin Kurti. E keni vënë re, në Tiranë mungon një njeri i zgjuar, i ndriçuar që del pa interes mbi përgjumësinë e masave dhe nuk bëhet palë me kompromiset që shpesh,  - në disa raste sepse detyrohet, por në disa raste sepse nuk shikon e dëgjon – bën pushteti.
 
Të më falin bashkëatdhetarët në Shqipëri, por një si Albin Kurti ne nuk e kemi. Të paktën deri tani. Një individ të lirë që nuk mund të dakordësohet pikësëpari me arrogancën e politikës kur është nën peliçen e pushtetit, më tej, me shkeljet që bëhen në kurriz të qytetarëve, duhet ta kërkojmë me qiri.
 
Që ne këtej nga Tirana të kishim ndonjë produkt “rebelimi” ndaj pushteteve, duhej të ndërhynin për vite e vite e me mijëra euro sponsorizim të projekteve Soros, Usaid etj. që të paktën me pagesë, të rritej e të rritet ndërgjegjesimi dhe revolta ndaj gjërave që nuk shkojnë mirë. Pa pagesa të majme në Tiranë nuk ka asgjë kundër. Ose, ndërgjegjësimi vjen nga ndonjë individ që pasi ka krijuar baza të forta materiale me detyra në pushtetet e mëparshme, pasi ka krijuar atë rehati, nis e të flaës për të vërteta, që edhe pse të lindura nga plehu, prapë vlejnë për një shoqëri.
 
Qofsha e gabuar, por gjithmonë kam perceptuar se bashkëatdhetarët tanë në Kosovë kanë një ndjenjë më të lartë të Shtetit. Ata respektojnë më shumë rregullat, por edhe pretendojnë më shumë se ne. Dashurojnë dhe kultivojnë artin dhe të bukurën si një nevojë për ushqim dhe jo si një imponim që pastaj nuk arrijnë as ta kuptojnë.
Më vjen të qesh kur më vijnë në mëndje “rebelët” tanë, produkte të programeve të mirëpaguara. Të paguar për t’u rebeluar. Trishtim. Këto janë si ato lulet plastike që në fillim kishin mbushur gjithë vendin, ndërsa tani i përdorim vetëm në varreza.
 
Ka shumë arsye për të qenë sot në krah të Albin Kurtit: pikësëpari sepse është unik dhe produkt i një ndërgjegjësimi të natyrshëm të shqiptarëve të Kosovës; pastaj, sepse të rinjtë shqiptarë nuk kanë pika referimi të shëndetshme veç tij. Studentët që protestojnë kundër Reformës për Arsim janë filiza tepër të brishtë që kërkojnë ushqim shpirtëror që në Tiranë nuk kanë shanse ta gjejnë.
Albin Kurti mban në vetvete genin shqiptar të rebelimit dhe të mosnënshtrimit ndaj pushtetit. Duhet ta ruajmë tamam si ato vlerat e rralla të mbrojtura nga Unesco.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ATDHE artikull i goditur.vlersim i maximal per thirrjen qe ju beni dhe deshiren qe keni per te ardhmen e shqiperise.EDHE SHUME MIQ TE SHQIPERISE BEJNE TE NJEJTEN PYETJE PSE KJO TOKE SPO LIND NJE NJERI QE TE NDRYSHOJ KY VEND APO TE GJITHE JANE TE LINDUR TE KORRUPTUAR?POR UN PRAP KAM SHPRESE.
avatar
Anonim
Etleva Morina Nuk ka Shqiperia nje Albin sepse nuk ka patur lufte. Njerez si Albini prodhohen ne beteja e perballje fizike. Gjithsesi ka disa shkendija ne Tirane. Studentetqe goditen me veze, Nisma Thurje qe po del ne shesh, disa njerez ne rrjetet sociale. Jane shkendija, ishalla ndezin e nuk lagen rruges...
avatar
Anonim
Shaba Kishim Erjon Veliajn por ai i tradhetoi idealet e veta (nese i kishte te verteta) dhe u kthye ne mashtrues bashke me ata larot e tjere qe zune nga nje vend ne bashki dhe tani iu duket sikur te gjithe njerezit jetojne si ata.
avatar
Anonim
mira ZAlba Duhet me falnderu zotin qe ne Shqiperi nuk ka nje si Albini dhe si ai idioti Ballisti Morina Kur nuk ka ka argumenta te tjere gjithmon ngrihet karta e nacionalizmit
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223