Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 05:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
14 Dhjetor 2015 18:50
Sa dëme ka bërë një orë apo çantë korrupsioni
Ndërkohë që ambasadori Donald Lu fliste për koncepte të thjeshta dhe të dukshme të korrupsionit, si për shembull një orë më e shtrenjtë sa edhe makina e një ambasadori, të pranishmit në sallë (gjykatës, prokurorë dhe njerëz të tjerë të Drejtësisë shqiptare)  përpiqeshin me siklet të fshihnin bizhuteritë.
 
Madje, një nga gjyqtarët emblemë e korrupsionit, ai që mbante një orë Cartier dhe është ndër më të pasurit për shkak të bashkëshortes, nuk e vë më. Kohët e fundit në takime zyrtare qarkullon pa orë.
 
Deri më sot politikanë, njerëz të administratës, të drejtësisë nuk e kanë fshehur asnjëherë luksin e tepërt që nuk justifikon të ardhurat e tyre e të familjes. Përkundrazi, në pritje zyrtare apo në takime publike janë kujdesur që t'i shfaqin e të duken sa më mirë. Kur gazetarët "mistrecë" në ndonjë fotogaleri nëpër media publikojnë fotot e vërteta (jo ato fotomontazh) të këtyre personazheve me çanta, makina, veshje mijëraeuro, dëshmojnë atë që Ambasadori Lu e tha hapur: Njerëz që punojnë në administratën e Shtetit më të varfër të Evropës nuk mund të kenë objekte, shtëpi, veshje, makina që as një homolog i tyre në vende shumë më të pasura nuk mund t'i ketë. Nuk ka logjikë, ose, mund t'i kesh, por je i korruptuar, thënë shqipçe, je hajdut.
 
Por një orë e pamerituar në dorën e një gjyqtari, politikani, është më shumë se korrupsion. Grabitja e jashtëzakonshme në një vend të varfër si Shqipëria ka shuar edhe lezetin e shijimit të gjërave të bukura që janë në traditë. Për shembull, një dhuratë e çmuar që mund të jepet për një ditëlindje, për një fejesë a martesë, për një lindje apo çdo gëzim tjetër. Mbajtja e një guri të çmuar, e një çante të shtrenjtë, e një ore të bukur duhet të jetë kurorëzimi i një sakrifice, duhet të mbartë historinë e një pune të gjatë, që pas një kursimi ka bërë të mundur dhuratën për të dashurën apo të dashurin e zemrës. Kjo dhuratë është e çmuar jo vetëm për vlerën që ka në vetvete, por edhe për historinë e mundimit dhe të sakrificës për ta blerë e për ta dhuruar.

Ndërsa korrupsioni, fitimi i milionave lehtë, e vendosja e pasurive po me aq lehtësi, ka zhvleftësuar peshën e sendeve, por mbi të gjitha ka hequr sharmin e tyre. Një orë Cartier në dorën e një gjykatësi të korruptuar, nuk mund të shkëlqejë asnjëherë si në dorën e një burri a një gruaje që e ka blerë falë punës dhe talentit për t'u pasuruar.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226