Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
11 Janar 2016 19:15
Janë pak, por për Drejtësinë kemi njerëz me integritet 
Në teori, me fjalë, të gjithë jemi të aftë të gjykojmë e të ngremë gishtin për këtë apo atë të korruptuar, por në thelb është eksperienca, puna, veprimi a mosveprimi i seicilit prej nesh që bën dallimin e që na shënon të mbahemi mend për punë të mira a të këqia. Si kemi vepruar atëherë kur na është dhënë mundësia: Jemi korruptuar, apo kemi vepruar në respekt të ligjeve? Në gjithë këto vite post diktature shumë personazhë kanë pasur pushtet; disa janë larguar përgjithmonë, të tjerë kanë transformuar punën dhe jetën e tyre, të tjerë janë akoma e luftojnë në pozicione të ndryshme. Të gjithë ata që kanë vepruar, e kanë lënë një shenjë të keqe apo të mirë, që flet shumë për atë që kanë bërë.
 
Këto ditë dimri në Tiranë janë të nxehta nga bisedat intensive për një Reformë jetësore që synon të rregullojë një nga shtyllat e rrëzuara të demokracisë shqiptare: atë të Drejtësisë. Ecejaket e bisedimeve, bllokimet, herë hapja e dritës jeshile, e herë e asaj të kuqe, kanë marrë vëmendjen e të gjithëve për të parë se çfarë do të gatuajmë ne shqiptarët me këtë Reformë të rëndësishme.
 
Rregullat janë të domosdoshme sepse janë ato që mbajnë në këmbë shoqëritë e civilizuara, por për një drejtësi të mirë rol të rëndësishëm luajnë dhe njerëzit me integritet, me personalitet e liri individuale. E të themi të drejtën, në gjithë këto vite, në gjithë këtë prurje të kohëve moderne prokurorësh, gjyqtarësh e njerëzish të drejtësisë, pak vetë kanë treguar se dinë t'i thonë jo politikës në momente kritike e të mbahen mend për sipërmarrje të guximshme. Emrat e tyre nuk plotësojnë as të gjithë gishtat e një dore, por janë. Ndër të parët që i tha Jo politikës ishte ish/kreu i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi. Ndërsa nga ish kryeprokurorët kujtoj Arben Rakipin dhe Ina Ramën. Nga gjykatësit nuk rezulton ndokush që të ketë bërë "trimëri", ndërsa nga avokatët ka shumë të talentuar, që tregon se mes nesh, kur janë rregullat dhe dëshira, kemi njerëz që mund të bëjnë një drejtësi të mirë, mjafton të kenë respekt për lirinë e tyre, pavarësisht nga politika.     
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226