Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:10 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
21 Janar 2016 14:33
Solidariteti frikacak i gazetarëve
Ndërsa po rilexoja historinë e gazetarit Fatos Mahmutaj, kolegu i ABC News që u plagos nga të shtënat e Gardës ditën e 21 Janarit 2011 e më pas u pushua nga puna dhe iu mohua ndihma njerëzore për mjekim, mendova se në historinë e gazetarisë moderne shqiptare nuk ka histori më të rëndë se kjo. Ndërsa komunikoja me Fatosin dhe rresht për rresht rilexoja historinë e tij e pyeta: Fatos, a ke marrë ndonjë vlerësim mirënjohje nga shoqatat e gazetarëve? Janë disa të tilla, ndaj mendova, mos njëra, tjetra, do t’ia ketë vlerësuar kurajon e jashtëzakonshme Fatosit për t’i thënë: JO! Nënshtrimit ndaj të pavërtetës, ndaj pronarit, ndaj pushtetit, ndërkohë që e kundërta e kësaj karakteristike, për fat të keq,  ka infektuar shumicën e gazetarëve sot.
“Jo”, u përgjigj Fatosi, sot azilant në Belgjikë, asnjë vlerësim.
 
Jo të gjithëve u jepet mundësia në jetë të bëjnë diferencën. Ka njerëz që kalojnë një ekzistencë të tërë pa qenë e nevojshme që të marrin një vendim të rëndësishëm dhe të përshtatshëm me rregullat e moralit, të etikës. Por ka shumë të tjerë që për shkak të detyrës, apo të tjerave koincidencave të mistershme, vihen përballë provave të rëndësishme: ta thonë apo jo të vërtetën! Fatos Mahmutaj atë ditën e 21 Janarit kishte dy zgjidhje: Ose të pranonte versionin që po ia impononin të thonte: pra që e qëlluan nga turma, ose të rebelohej e të luftonte për të vërtetën të faktuar me pamje dhe me plumbin që i kishte prekur dorën e që kishte ndodhur në sy të të gjithëve. Fatosi zgjodhi të dytën, më të vështirën, dhe e dyta bën diferencën. Por për këtë gjest asnjë vlerësim, heshtje, asgjë, asnjë fjalë nga i gjithë komuniteti i gazetarëve.
 
Shoh këto ditë një tjetër ngjarje, sërish protagonist një gazetar i të njëjtit televizion: ABC News. Gazetari, i cili ka qenë duke ndjekur provat gjenerale të “Tre motrat” e Çehovit në Teatrin Kombëtar, është sulmuar dhe nxjerrë jashtë nga Drejtori i atij institucioni. Për fat të keq këtu kemi vetëm deklaratat e njërit dhe të tjetrit dhe dëshmitë e qëndrimet e aktorëve në mbështetje të Drejtorit dhe regjisorit, duke deklaruar se gazetari i ka bezdisur gjatë interpretimit.
 
E megjithatë, që nga dita që ka ndodhur ngjarja, të gjitha shoqatat e gazetarëve, një ditë po një ditë jo, nisin në redaksi peticione, thirrje për bojkot deri në protesta në mbrojtje të këtij gazetari dhe largimin nga puna të drejtorit të Teatrit Kombëtar.
 
Unë nuk dua të komentoj për kolegët që nisin përditë maile për solidarizim me gazetarin që u lëndua në Teatër, por do të doja të sillja në vëmendje këto dy situata, mbi të cilat të gjithë, nëse duam të shohim se ku qëndrojmë edhe ne të mediave në çështjet e të vërtetave, të reflektojmë ndershmërisht.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Gazetari Alba Malltezi! Ne jemi monstrat qe mbajtem Enver Hoxhen, cfare pret nga gazetaret. A nuk jane shumica te kohes se Enverit. Ata keshtu e konceptojne: dje ishte enveri, sot eshte berisha apo rama apo meta apo tjetri e tjetri. Duhet ngjallur shpirti i drejte opozitar!!!!!
avatar
Anonim
Brumi Frikacak dhe i peshtire
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244