Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
30 Janar 2016 18:55
Energjia negative
e plehrave spitalore
Pamjet e shiringave, serumeve, ilaçeve buzë detit, në male apo në lumenj, nuk u bëjnë përshtypje shumë vetëve. Kjo duket qartë. Nëse mbeturina të tilla Adriatiku i nxjerr i indinjuar në rërën tonë, në brigjet më të bukura,  e Osumi e Semani i shpërndajnë kudo në bimësi e më tej, duket një problem që shqetëson pak vetë. Në Uznovë të Madhe gazetarët e ReportTV treguan të njëjtat pamje me ilaçe të hedhura në plehra e kudo përtokë, siç i pashë dhe fotografova dhe unë në Gjirin e Lalzit. E megjithatë asnjë reagim, veç presioneve të firmave që e kanë për detyrë t'i shkatërrojnë drejtë, për heqjen e informacionit nga media.

Por si mundet pakica e ndërgjegjësuar dhe e indinjuar t'i imponohet asaj pjese, e cila plehrat që duhet t'i përpunojë e t'i vendosë në vendet e caktuara sipas ligjit, këtë detyrim e anashkalon?
Nëse pastërtia, rregulli, bukuria janë pjesë e energjisë pozitive; plehrat, shëmtia, rreziku dhe kërcënimi i jetës së bimëve, tokës dhe njerëzve, janë energji negative.

Shumë nga ata që nuk reagojnë, por që kanë mundësi dhe vendimmarrje të përmirësojnë gjërat në Shqipëri, mendojnë se mjafton që brenda shtëpisë ku jetojnë të kenë luks e pastërti, në makinën me të cilën lëvizin të kenë bukuri e madhështi, në punën gjithashtu: kushte dhe mobilim si të ishin në zemër të Europës së civilizuar apo në një nga ato ishujt që shohim në kartolina e që shquhen për bukurinë e sidomos pastërtinë, për të jetuar mirë. Pra, kush nuk i sheh plehrat e mbetjeve spitalore që gazetarët shikojnë e denoncojnë, mendon se jeton më mirë.

Por energjia negative nuk njeh derë, mure, kullë, kështjellë, e makinë të blinduar. Nëse seicili prej nesh kontribuon për ta shtuar atë përmes dëmit që i bën natyrës, ajo arrin kudo e te kushdo, sado i fshehur e i mbrojtur të jetë. Eshtë e trishtë të flasim për këto çështje në Shqipërinë e 2016 e të përpiqemi të bindim shqiptarë të tjerë që jetojnë krah nesh, përballë nesh e mes nesh, të respektojnë natyrën duke mos hedhur plehra, e sidomos, mbeturina spitalore në lumenj, male e det. Këto janë goditje të tmerrshme që u bëhen të gjithëve, nga pak njerëz që mendojnë se pasurohen.
 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
droni ky eshte skandal i madh, po nuk kemi Shtet dhe gjithe firmat qe duhet ti bejne keto pune jane korruptive dhe i hedhin ne lumenj
avatar
Anonim
Kopi Mafia eshte ngul me rrenje ketu
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223