Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
25 Shkurt 2016 12:50
PD, kapi vezët,por shkul më parë puplat e padrejtësisë!
Ndonjë deputet i opozitës kryeqytetase është kapur duke hyrë në Kuvend me vezë, me siguri për të protestuar e për të qëlluar veprime që nuk ndajnë me shumicën.Shumë ide interesante. Protestë ekologjike ndaj qëllimeve të këqija.Po ndodh edhe në Kosovë. Sa e bukur do të ishte Shqipëria me një opozitë të drejtë e parimore. Por a është kjo?

PD e jona nuk është si opozita e Kosovës. Lulzim Basha me një shtëpi dy kate (dy kate të tëra, jo dy apartamente dhe një ashensor në dispozicion rrëmbyer banorëve), nuk është Albin Kurti i 65 metrave katrorë. Dhe kë ka komshije në linjë ajrore Lulzim Basha? Majlinda Bregun. Një tjetër ish-ministre e PD me një tjetër superapartament luksoz në Tiranë. E kë ka fqinjë ajrore Majlinda Bregu? Jozefina Topallin. Një tjetër drejtuese e PD me një tjetër superapartament te Ambasador 3 i Zamir apo Sajmir Manes, si quhet (burimet nga punëtorë të pallatit të sapondërtuar). E kë ka fqinj ajror Jozefina Topalli? Sali Berishën me zyrën e tij plot luks në kullën e bukur të Aba Centër. E kë ka fqinj Sali Berisha? Vetveten në një tjetër pallat simpatik në rrugën sharmante Mustafa Matohiti, pas ETC... e kështu me radhë…

Po kush ua la pasuritë këtyre? Gjyshi, gjyshja, apo puna si rrogëtarë në shtetin më të varfër të Evropës?Kanë marrë pronat e të parëve? Tre nipërit e Shefqet Verlacit, pronarit më të madh të tokave e të pronave në Shqipëri, të afërm të mamasë sime, bëjnë një jetë modeste në Romë e Paris. Asgjë nuk kanë marrë nga Shqipëria ose vetëm pak grimca.Gjithcka i është grabitur nga zyrtarë, prokurorë e gjykatës, nga shteti drejtuar nga politika e grabitjes së pasurisë. Ndërsa politikanët tanë, sot opozitarë me vezë të PD-së i kanë me shumicë të gjitha: Apartamentet në Tiranë e vilat në plazh.

Politika e korrupsionit nga të gjitha palët i ka bërë dëmin më të madh vendit, e ka bërë qesharake dhe ka bjerrur shijen e vërtetë dhe të fisme të Protestës. PD, merr në dorë vezët, por më parë shkul nga vetja puplat e korrupsionit dhe arrogancës. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
pema Alba kot tani dhe ti. A nuk i publikove vete fotot qe mbi ato dy kate lulzim basha kishte vene peme? Tani do jete mes luksit edhe kryetari i pdese, pse vetem ai i ps? Tani keshtu shkoi puna ne shqiperi.Mos masim metrat katrore qe ka bere njeri apo tjetri. Une propozoj amnisti per pasurite qe kane vene dhe qe nga 2017 te gjithe te vihen ne site.E gjithe shoqeria ama, edhe mediat me para te dyshimta
avatar
Anonim
rima Bravo Alba, dhe krietari bashkise tone nuk do e kishte thene me bukur.
avatar
Anonim
grupi po ca puplat o Alba.te ishin vetem puplat hallall, po keto jane sterros me katandi e pasuri. urime gjithesesi
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226