Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 01:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
11 Prill 2016 17:49
Legjionet e budallenjve s'mërzisin askënd
Në qershor të 2015, i ndriçuari Umberto Eco, vetëm një vit para se të largohej nga kjo botë, do të linte një shprehje që me shpejtësi u publikua dhe komentua në të gjithë botën. Ja çfarë tha ai ndërsa merrte Honoris Causa në Universitetin e Torinos, ku ishte laureuar në 1954: "Mediat sociale u japin të drejtën e fjalës legjioneve budallenjsh, që më parë flisnin vetëm nëpër klube pas një gote verë, pa dëmtuar të tjerët. U tregohej menjëherë vendi, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale sa një Çmim Nobel. Na kanë pushtuar budallenjtë", tha pikërisht më 10 qershor të 2015 një nga shkrimtarët dhe humanistët më interesantë të këtij shekulli, italiani Umberto Eco.
Ka ndodhur kështu gjithmonë, që nga agimi i njerëzimit e deri më sot: të mëdhenjtë e botës kanë aftësinë të shprehin thjeshtë dhe drejtpërdrejtë gjëra që shumë shohin, e pak i thonë.

Në të vërtetë, në rrjetet sociale, në informimin online, përmes lehtësisë së të shprehurit dhe të publikuarit të gjërave, nuk është bërë çdo shprehje e kollajtë vetëm për budallenjtë (dhe nuk e di sesa dëm mund të sjellin realisht këta), por edhe të tjera kategori njerëzore si: të këqinjtë, ziliqarët, zullumqarët, intrigantët, të paaftët, gënjeshtarët, të pabesët, mosmirënjohësit etj. etj. Një tjetër i ndriçuar italian, poeti Dante Alighieri, edhe pse në një kohë që nuk kishte media sociale, i përcaktoi dhe i pozicionoi karakteret e ndryshme njerëzore nga Ferri, në Purgator dhe në Parajsë: Të këqinjtë e asaj kohe, budellenjtë, gënjeshtarët, të babëziturit, vrasësit etj etj. ishin në Ferr. A ka ndonjë ndryshim sot Ferri i Dantes nga Ferri që krijojnë me veprimet e tyre ata që vazhdojnë të jenë mbartës të veseve? Unë mendoj se fare pak, ose aspak. Kush ishte në Ferr në fillim të viteve 1000, në Ferr vazhdon të jetë edhe në 2016.

Që në botë ka errësirë dhe shumë njerëz janë të tërhequr nga terri dhe e keqja, na e kanë fotografuar filozofët e antikitetit grek deri te bashkëkohorët sot. Njerëzit më të mençur na kanë paraqitur në çdo formë e detaj anën më të shëmtuar njerëzore, por ata nuk mjaftohen me kaq: Tregojnë edhe se si të mbrohesh prej të keqes e të dalë nga e keqja cilido në botë. Legjionet e budallenjve nuk duhet të mërzisin askënd; as të këqinjtë e intrigantët që mes nesh kanë qenë gjithmonë. Shpëtimi, për ata që duan të shpëtojnë, vjen vetëm përmes dashurisë dhe të bukurës.
Po a kanë të gjithë fatin të ndjejnë, të kuptojnë dhe të dashurojnë?
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Bimi Merzisin vajze, merzisin dhe jemi plot me budallenj. I ka promovuar sidomos politika se ka nevoje per ta.
avatar
Anonim
Manjola Alba te pergezoj per kendveshtrimet e ndryshme qe na paraqet. Doja te thoja dhe shume origjinale dhe te vecanta.
avatar
Anonim
nazi Lulushes i paska munguar dashuria e Albes. Kupto dashuri pa kushte lulushe, kete thone te medhenjte se po e pretendove dashurine nga te tjetet nuk e gje kunde
avatar
Anonim
lulushe ne fakt qe ne epoken e gurit zgjuarsia erdhi tek ti moj alba dhe mbeti aty me dadhurine. po ce do se ti nuk do njeri moj zonje ti do vetem veten. cke rrotull te duken budallenj
avatar
Anonim
Gonzaga Amon Alba se 99 perqind jane beterr fare. Gjithe te kompleksum, katunaret, injorante e ca te them. Vdiqem me lexu i llaf tamom. Tfala
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226