Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
14 Maj 2016 12:09
Një siklet i pakuptimtë ndaj LGBT
Ka një siklet të përgjithshëm në Shqipërinë e 2016 për të folur për homofobinë dhe për komunitetin homoseksual në përgjithësi. Edhe pse janë bërë hapa gjigandë, shoh se dhe në ambjente që duhet të jenë avangardë të mendimeve dhe të mendjes e shpirtit të hapur, ka kundërshtim, bezdi, injorim. Sot, në ditën e protestës së organizuar kundër homofobisë në Tiranë nga LGBT, edhe pse ishin të pranishëm ambasadorë të rëndësishëm si ai amerikan Doland Lu dhe ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd, vetëm televizioni Report TV e transmetoi Live. Një fenomen i çuditshmë duke njohur garën e televizioneve të shumta all news në Shqipëri për të transmetuar çdo gjë.
Eshtë ky fenomen "siklet" mes gazetarëve, mes intelektualëve, në shoqëri në përgjithësi. Lajmet mbi aktivitetet e LGBT në Shqipëri komentohen shumë vrazhdë nga lexuesit në përgjithësi, e megjithatë hapa përpara janë bërë, që kur homoseksualët dënoheshin, keqtrajtoheshin deri vonë nga struktura shtetërore si policia. Sot kjo gjë nuk ndodh shpesh për fat të mirë.
Shumë janë të mendimit se: "OK, janë homoseksualë, përse duhet ta thonë, përse duhet të marshojnë, përse duhet të bëjnë parada. Eshtë sikur, - më thote një kolege - të bëjmë parada se jemi heteroseksualë". Por jo, nuk është njësoj.
Të flasësh fort për një fenomen diskriminimi është detyrë qytetare e një shoqërie, dhe për të bërë "normal" fenomenin, duhet edhe "shokuar". Kur trasgenderi Lepurushja, në një emision televiziv foli për një operacion plastik që ëndërronte të bënte, nuk kishte pse të skandalizonte gjithë shoqërinë më shumë se sa vajza normale që operacionet plastike për të ndryshuar fizionominë e tyre mund të numërohen edhe mbi 100.
Çdo individ homosoksual nuk është "një gabim i natyrës", nuk është ndryshe, nuk është i sëmurë. Çdo individ homoseksual është i tillë sepse natyra, apo Zoti për kë bëson, e ka bërë të tillë. E ka bërë me ndjenja të tilla, siç i ka bërë njerëzit me ngjyra të ndryshme të syve, me flokë e lëkurë të ndryshme; na pëlqen apo jo, kjo është thjeshtë një çështje shijesh që nuk duhet të bezdisë askënd.
Nëse natyra ka bërë një pyll mështeknash apo lisash, që dikujt i pëlqejnë, nuk do të thotë që t'i vërë flakën një pylli dushku, sepse nuk e preferon.
Njerëzimi ka kaluar etapa të frikshme zhvillimi për të pranuar mes vetes të ndryshmit: ata me lëkurë të ndryshme, ata me kulturë të ndryshme, ata me preferenca seksuale të ndryshme. Luftëra, vrasje, debate, protesta janë bërë e po bëhen për këtë, por një gjë vendet më të qytetëruara na mësojnë: vetëm zemra e madhe dhe gjithëpërfshirja na përmirëson dhe na zhvillon.
Shpresoj që dhe ne shqiptarët të ecim natyrshëm drejt zemërgjerësisë që na karakterizon, pa ofenduar e pa lënduar askënd.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
MJAF ME!Lereni Boten te qete o djaj... Pse ju paguajne?!! Asnje nuk paguan kot. Kur dikush merr nje page do te thote se ka bere nje pune. Atehere ēfare pune eshte kjo? Te dalesh dhe te trumbetosh me te madhe degjenerimin e skajshem dhe ti shfaqesh keto te semure te shkrete si heronj?!! Kjo padyshim eshte pune e djallit dhe ai i kenaqur e hap qesen si zakonish ben per te arritur qellimin e tij final: SHKATERRIMIN E BOTES!
avatar
Anonim
Andy Edhe Jesus kishte dy baballare, Zotin dhe Josephin. Ku eshte problemi ketu?
avatar
Anonim
mizerje e tmerr Diktatura KUNDRA SE KEQES nuk eshte diktature po shkalla me e larte e lirive te verteta te njerezimit, e vlerave te tij, o ju qeniet e djallit qe duke u maskuar rreth retorikes e parrullave boshe s'keni qellim tjeter veēse shkaterrimin e jetes dhe Botes mbare...
avatar
Anonim
Lina Tė lumtė! Mė pėlqeu artikulli. Le tė jenė dhe LGBT pjesė e jetės publike. Mė ēudisin kėta komentuesit qė duan tė na cojnė pas nė kohėn e censurės sė diktaturės .
avatar
Anonim
djalli ne veprim... Nuk kemi siklet nga keto te shkrete qe jane ca viktima te mjera nen hallet dhe semundjet e tyre. Ne skandalizohemi dhe tmerrohemi me qellimin e vertete te ketyre shfaqeve groteske qe kane vetem si qellim qe te heqin vemendjen e njerezve dhe kryesisht rinise nga problemet qe kane kapluar boten mbare sot dhe per ta degjeneruar, sfiduar e nenvfleftesuar e sfumuar te gjitha vlerat dhe arritjet morale, etike dhe edukative te njerezimit ne shekuj. Nuk mund te pranojme qe vlerat e verteta te njerezi
avatar
Anonim
andon Kam pershtypjen se keta qe cirren me kaq urrejtje e shuplaka kane frike nga mendimet e tyre perverse , leri ore njerzit te lire pune personale cben ne shtratin e vet.Kush shet nder eshte me i pandershem
avatar
Anonim
Teuta Alba, ehuu sa e perseritur kjo lloj analize. Jam kurioze te di cfare shikueshmerie ka patur ne Report TV?? C'te ben te mendosh qe ka interes per t'u ndjekur ky lloj aktiviteti? Shqip dhe troc mediat na bejne favor qe nuk e transmetojne. Na kursejne ca siklete, pasi nje gje eshte t'i vesh zjarrin pyllit me dushk dhe nje gje tjeter eshte te te zere driten dushku. A ka nevoje per propagande liria seksuale? Ata jetojne ne komunitetin e tyre, kane kufizimet e tyre, kane te drejte te luftojne per ta gezuar kete te drejte, por jo deri ne piken sa femijet qe po rritim t'i ndjekin si heronj. Devijancat seksuale jane te shumellojshme. edhe pedofilia eshte nje lloj devijance. Imagjino sikur te kerkonin edhe ata te drejtat e tyre. Liri demokraci, po jo propagande.
avatar
Anonim
Droni Alba kam respekt per ty dhe per temat qe prek, por ketu nuk jam dakord. Sa para marrin keto per te bere kete shfaqje?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223