Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:58 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
4 Korrik 2016 13:55
Për Saliun, Edin e Erionin
Vetëm tani në 2016, pas shumë perpjekjesh për ta lexuar, po arrij të përthith atë që Platoni shkruan në kryeveprën e tij Republika. Mesa duket çdo gjë kërkon pjekurinë e duhur dhe unë, e di, e kam pak të vonuar në kohë. Më ndodhi kështu dhe me Komedinë Hyjnore të Dante Alighierit. Në fakultet nga një vesh më hynte, nga tjetri më dilte pa lënë gjurmë në ekzistencën time. Më shokonte Ferri e nuk e gëlltisja dot… por vetëm më vonë, pasi lexova Këngët e Dantes për Beatriçen, në kokë e në zemër sikur m’u hap një portë që papritur përthithi gjithë rëndësinë e mesazhet e kësaj kryevepre, gjithnjë sipas meje. Vetëm dashuria e vërtetë dhe dituria – përcjell Dante – do ta çojnë në Parajsë Njerëzimin, por jo në atë Parajsën fetare, kuptoj unë, por në mënyrën e të jetuarit mbi Tokë në paqe e qetësinë e ndjenjave e jo mes veseve, epsheve, babëzive që shumë prej nesh janë të dënuar të jetojnë.

Eh, kështu dhe Platonin, këtë dishepull të Sokratit, këtij greku të mençur e të lashtë që thuhet se ka shkruar e ka thënë çdo gjë për shoqërinë e filozofinë, tani po nis ta kuptoj. Faqe të tëra që më dukeshin të lodhshme dhe të stërholluara në një qime, tani më ecin si bukë e djathë, shpejt e thjeshtë.
Jam e lumtur që po arrij të kuptoj, përmes dialogëve të Sokratit me qytetarë të ndryshëm të elitës së atëhershme të Greqisë së lashtë, rëndësinë e bukurisë, e të drejtës, e të vërtetës dhe të harmonisë në historinë e njerëzimit. Sokrati nuk lodhet ta shpjegojë, të pyesë, të përgjigjet në të gjitha mënyrat se cilat janë rrugët për të pasur një shoqëri më të mirë. Jam ende larg përfundimit dhe duke e parë sot nga 2016, Bota, Shtetet, pak kanë bërë në krijimin e Shtetit perfekt, të bukur, të drejtë e të mirë, por ama, në këtë rruzullin tonë, njerëz të ndriçuar gjithnjë kanë folur, kanë treguar rrugët për të jetuar mirë, edhe pse pakkush ka pasur mendje, sy e veshët t’i dëgjojë. E megjithatë asnjëherë nuk është vonë. Askujt nuk i vë faj. Seicili në jetë ka prioritet e veta.

Dhe unë, përmes kësaj rubrikthe që e bëj prej shumë e shumë vitesh, e që kastile e kam quajtur Periferi, nuk dëshiroj të ndikoj askënd, thjeshtë të tregoj këndvështrimin tim. Mendimin tim të lirë e të mirë për botën e njerëzit që më rrethojnë.

Cdo gjë nis që në fëmijëri, me edukimin që marrim në shtëpi, nga gjërat e vogla etike dhe estetike që na shënojnë: si një shtëpi plot me lule, apo biblioteka plot me libra e prindërve, apo një mësuese e mirë, apo babai, që kur kthehesh me lot në sy, kur ndonjë i afërm është hakërryer se do ta grisë fundin e kuq pak mbi gju të thotë: Mos dëgjo asnjë tjetër, dukesh shumë hijshëm kështu dhe përbuz çdo mendim që të prek në sedër.

Unë u rrita kështu: të mos e vras mendjen për fjalët e njërit apo tjetrës e të kisha besim në kutin e bukurisë, të drejtës dhe të vërtetës që prindërit e mi përcillnin në shtëpi. Ata nuk i dëgjova asnjëherë të gjykonin kërkënd. Ashtu si dhe më vonë nuk dëgjova dhe injorova çdo koleg që vinte e thonte… Iii e di çfarë tha ajo për ty… apo ai për atë.

Ndërkohë që për shkak të detyrës, thënieve pa frikë të vërtetave që  kemi zbuluar në kohë të ndryshme përmes Gazetës Shqiptare dikur , News24 e Balkanweb, e Shqiptarja.com e Report TV tani, ashtu si ai i afërmi që më kërcënonte të më griste fundin e kuq, ka të tjerë “grisësfundkuqë” që sulmojnë ulët dhe pa mëshirë. Problemi mbetet gjithnjë i njëjti: Janë adhurues të Berishës që kritikojnë se kritikojmë Berishën e nuk kritikojmë njësoj Edi Ramën apo Erion Velinë. Këta tipa sulmojnë në forma të ndryshme por që arrij t’i dalloj e unifikoj lehtësisht: janë të ngjashëm për nga niveli i ulët etik dhe estetik i shkrimeve te të tyre.

Me Berishën më bashkon një krushqi e një të afërmi të babait tim dhe pasioni për punën si dhe, siç më duket, serioziteti në lidhje me familjen. Asgjë tjetër. Eshtë shumë e gjatë lista e gjerave që më ndajnë me të: si për shembull niveli i ulët etik dhe estetik që, gjithnjë sipas meje, Berisha ka treguar në respekt të të bukurës, harmonisë, të vërtetës dhe të drejtës. Këto më mbajnë larg tij, pasi e kam pare, degjuar e provuar ne kurrizin tim.

Me Edi Ramën, që kur isha studente, më bashkonte sensi i tij etik dhe estetik jo vetëm në çështje të fjalës, të të shkruarit, por edhe të artit në përgjithësi. Kur Edi Rama ishte Ministër Kulture dhe unë gazetare e kulturës pranë Gazetës Shqiptare, sjelljen e Biennaleve për herë të parë në Shqipëri, kthimin e Artit në qendër të vëmendjes të gazetarisë dhe njerëzve, e kam konsideruar si një rrugë fantastike për të përmirësuar jetën e të gjithëve. Unë e mendoj si ai që e bukura i përmirëson njerëzit. Asnjëherë Edi Rama nuk na ka kërcënuar në punën tonë si gazetarë si Berisha, asnjëherë nuk është imponuar atëherë kur e vërteta jonë nuk përkonte me të tijën. Nuk ndaj me të pasionin për politikën, që unë e konsideroj si humbje të lirisë personale, ndërsa Rama si një mjet për të ndryshuar gjërat konkretisht. Punë për të e uroj që ta bëjë përherë mirë.

E njëjta gjë me Erion Velinë, më bashkon me të përkushtimi në punë dhe cilësia e punës së tij. Që kur ishte drejtues i Mjaft spikati në mes të qindra OJF-ve e shoqërisë civile që atëherë e tani përgjithësisht merrnin dhe marrin vetëm fonde të majme nga organizatat ndërkombëtare pa sjellë përfitime për komunitetin. Mjafti, nën drejtimin e Velisë, solli përfitime për komunitetin e deri më sot nuk e konkurron asnjë. Po kështu në punët e sotme të Bashkisë; përgjithësisht Erion Velia ka një nivel etik dhe estetik që mund të përmirësojë jetën e qytetarëve të Tiranës. E kjo më afron me të si vëzhguese e jetës në qytetin tim.

Duke u kthyer te libri i rrallë i Platonit, te fjalët e Sokratit dhe përcaktimin e tij të ndërtimit të Shtetit ideal, mendoj se Edi Rama, Erion Velia, për shkak të nivelit të tyre më të lartë etik dhe estetik në dallim me Sali Berishën,(as une dhe askush nuk eshte perfekt) thjeshtë janë rasti më i mirë për shqiptarët për ta përmirësuar jetën në krahasim me Sali Berishën, që për shkak të formimit të tij, përmirësonte ne menyre maniakale vetëm mirëqenien e Klanit të tij.

Në jetë, besoj, duhet të zgjedhim të rrimë me njerëzit më të afërm e të ngjashëm. Me gjithë dëshirën time për ta mirëkuptuar, Berisha dhe pasuesit e tij kanë një nivel etik dhe estetik që është shumë larg asaj që unë kam kuptuar e mbledhur nga jeta (Mund te jete shume me lart apo me poshte kutit tim) Po kjo është çështje e imja, dhe jo për këtë arsye duhet të më vërsulen pa asnjë kuptim të më kërcënojnë të më grisin “fundin tim të kuq”, si në fëmijëri. Jo per gje, por kercenimet e tyre jane te pavlera, ashtu siç me ka mesuar babai im.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Komentuesi A ke me per Belulin? Shkrim patetik.
avatar
Anonim
sopiqoti I keni idantifikuar qe te tre personazhet me te verteten qe mbart sejcili.Ndersa Sali Berisha mbart prejardhjen nga Vicitoli, Edi Rama dhe Erion Veleaj mbartin prejardhjen qytetare.
avatar
Anonim
pse Te merr te keqen Saliu ty...shiko fytyren e tij..gjithe mllefe,arrogance,ligesi...shiko tenden...gjithnje e qeshur e me bonsens..ti do jeten,Saliu vdekjen....do kete nje fund te keq i mjeri njeri!
avatar
Anonim
droni Saliu eshte e keqja e atij vendi. Kuptojeni te gjithe sa nuk eshte vone. nuk ka me keq se ai
avatar
Anonim
gazetari inati i Saliut e sinjve eshte i gjate e i thelle e dashur Alba
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244