Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
27 Gusht 2016 12:59
Helmuesit e webit dhe në Shqipëri
Italia u godit në zemër nga tërmeti i tmerrshëm dhe nga dita në ditë bilanci rritet duke numëruar deri tani 290 viktima. Gazetarët, fotoreporterët, si gjithmonë bëjnë detyrën e tyre për të zbuluar akoma shenja jete e shprese nën rrënoja. Pamjet janë të forta, lajmet në transmetim direkt nxjerrin të papritura, por qëllimi i mirë për të zbuluar jetët në rrënoja, është më i fismi nga të gjithë.Gazetarët, kudo, në çdo cep të globit, bëjnë punën sfilitëse të  raportimit të së vërtetës. Askush nuk ankohet për orët e stërgjatura në të cilat duhet të punojë kur është në një front lufte, në përmbytje, në tërmete, cunami, emergjenca emigracioni, uraganë e të tjera vështirësi që herë pas here godasin vendet e globin. Historia nuk mban mend edhe 1 gazetar të vetëm apo fotoreporter të ketë lënë punën e tij në mes e të thotë: më falni unë po iki, le ta ndjekin ngjarjen të tjerët.
 
Gazetarët janë dhe nxitje për njerëzit që duhet të bëjnë punën për të ndihmuar: Strukturat e shtetit nën dritën e kamerave, institucionet e nëpunësit, impenjohen më shumë. Bëjnë maksimalen. Askush nuk i bezdis gazetarët në punën e misionin e tyre, askush nuk mërzitet me ta, edhe pse ndodh, në punë e sipër të thonë ndonjë fjalë më shumë, apo të japin një pamje më shumë që mund të prekë ndjeshmërinë e kujt lexon apo sheh nga ekrani. Misioni i gazetarit në terrene tragjedish është shumë më i rëndësishëm se lapsuset që mund t’i shpëtojnë.
 
Por është vetëm një gjë që duhet të bëjë opinionin publik në krah me gazetarët e të vërtetës: Dallimi dhe distancimi, izolimi dhe denoncimi i shpifësve, i gënjeshtarëve, i çakallëve të informacionit, që në të vërtetë kanë ekzistuar gjithnjë nëpër TV apo faqe gazetash, por sot, me më shumë lehtësi helmojnë internetin, webin.
 
Duke ndjekur gazetarët italianë në pasqyrimin e tragjedisë së tërmetit në qytetet Amatrice, Pescara del Tronto, dallova, mes lodhjes së pasqyrimit të të vërtetave autentike të ngjarjeve, indinjatën ndaj çakallëve të informacionit, identifikimin dhe denoncimin publik të tyre. E bëjnë gazetarët më të mirë e më të apasionuar ndaj të vërtetës, por kjo ndihmon dhe të tjerët.Jo të gjithë e kanë forcën, guximin, dëshirën, të përballen me çakallët e informacionit. Me gënjeshtarët që përfitojnë nga çdo situatë, e lehtë apo e rëndë që kalon shoqëria, të sajojnë shpifje të qëllimta, është sipërmarrje e fortë të përballesh.
 
Në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, një website helmues, që shpif, nuk e ka jetën e gjatë. Që nga serveri ku është mbështetur website helmues, i mbyllin rubinetin e ekzistencës.
 
Në Shqipëri, për momentin, helmuesit e webit e kanë jetën më të lehtë: Ushqehen me financime politikanësh apo ish-pushtetarësh për të siguruar një rrogë mujore, por kanë të jashtëzakonshëm pasionin dhe nostalgjinë kur ishin afër pushtetit për privilegjet e jashtëzakonshme që kishin prej tij, ndaj bëjnë garë kush të helmojë më shumë. Si dallohen? Një shembull i thjeshtë: A mundet të shkruajë të vërteta një ish-këshilltar, apo ish-zëdhënës ministri apo kryeministri që në 8 vjet shërbim gjatë radhës së pushtetit, me një rrogë modeste nëpunësi publik, arrin të ketë si pasuri superapartamente në Tiranë, vila private nëpër Gji Lalëzi a Laguna Blu, supermakina e fëmijët në shkollat më të shtrenjta private në kryeqytet? Këta individë, sot helmuesë webi në Shqipëri, janë më shumë të interesuar të shkruajnë të vërtetën apo të sajojnë çdo gënjeshtër në emër të nostalgjisë së një kohe, vetëm për ta, më të mirë?
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
gazetari Ke te drejte dihet nga te gjithe se sot armata e ishzedhenesave te Berishes ka hap webe qe paguhen nga Shklezeni
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226