Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
3 Shtator 2016 11:54
Sa rrugë të gjatë kemi 
"Atë natë hapa sytë, pashë vuajtjet dhe kuptova thellësisht esencën e ekzistencës sime..." Kështu shqiptarja Gonxhe Bojaxhi nisi rrugëtimin për t'u bërë gruaja e brishtë më e fortë e Planetit, shqiptarja nobeliste për paqen.
 
Lindi nga prindër shqiptarë, si unë, si ti, por një natë, një udhëtim me tren në 10 shtatorin e largët të 1946, ajo hapi sytë, u zgjua, u ndriçua, doli nga gjumi e verbëria e mendjes në të cilën jetojmë shumë në Tokë. Pak vetë arrijnë ndriçimin, zgjimin.
 
Kush njeh Mjeshtërit orientalë, budistë, induistë, muslimanë apo pa asnjë përkatësi fetare qofshin, kush njeh Budën, Konfucin, Krishtin, Muhamedin, Oshon për të ardhur në ditët tona moderne, di ç'është ndriçimi dhe zgjimi, dhe di sesa e vështirë, por në mënyrë paradoksale edhe aq e lehtë është arritja e tij.
 
Ja Nënë Tereza ishtë një shqiptare që u zgjua, që u ndriçua dhe tani, katolicizmi e bën Shenjtore, duke e merituar plotësisht.
Pak gjejnë rrugën e të vërtetës në jetë. Jo të gjithë mund të bëhën një Nënë Terezë, rrugëtimi i saj ishte vetëm i saj dhe ne jemi të gjithë të ndryshëm. Por mesazhet, dhe sidomos veprimet që Nenë Tereza na la si pasuri, janë thesari më i çmuar:
 
Thjeshtësia - Me veshjen e njëjtë prej murgeshe, me buzëqeshje e mirësjellje, arriti në famën universale.
 
Përulësia - Kurioziteti dhe dëshira për dije. Përulja dhe dëgjimi, e sidomos, vështrimi në sy i njerëzve të varfër.

Brishtësia - Delikatesa e përkëdheljeve në kokë të fëmijëve të varfër e të moshuarve të sëmurë e pa asnjë shpresë e mbështetje. 

Puna e madhe - Njerëzit në këtë botë nuk ndihmohen vetëm me frymën e shenjtë, por edhe me të mirat materiale. Varfëria është e keqja më e madhe dhe më e padenjë për një njeri. Nënë Tereza, me punën e saj të palodhshme, arriti të bindë të pasur të botës të financonin misionin e saj për t'i dhënë kurime, bukë e strehim të varfërve.
 
Nuk ka njerëz perfektë dhe Nënë Tereza nuk e mbante veten për të tillë. Por disa bashkëatdhetarë, që arrijnë të shohin të errëtën dhe te një supergrua, një shenjtore tashme, tregon se sa rrugë të gjatë kanë shumë njerëz, edhe shqiptarë, për ta fituar vërtetë emrin Njeri.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223