Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
7 Tetor 2016 17:33
Drejtësia, ose disa primitivë kundër civilizimit
Më pëlqejnë shumë filmat amerikanë, sepse më çojnë në një realitet ku fitojnë gjithmonë të mirët. Ose të paktën, në të shumtën e herëve ndodh kështu. Më pëlqejnë akoma më shumë se tregojnë se si individë kanë ndryshuar historinë me veprimet e tyre. Por asnjë njeri i thjeshtë apo superhero, nuk do të kishte sukses nëse në SHBA nuk do të kishte një sistem të drejtë Drejtësie. Përpjekjet e tyre do të mbeteshin vetëm të tilla, do të zhdukeshin nëpër sirtarët e të korruptuarve apo do të transformoheshin në hiç si  për 75 vite po ndodh këtu te ne. Njësoj, si në kohë diktature edhe në kohë demokracie: E drejta e njerëzve është shtypur, zhdukur, fshehur, transformuar.

Së fundi më ra rasti të shoh filmin mbi historinë e vërtetë të profesoreshës Anita Hill, e cila në vitin 1991, mori guximin të denonconte publikisht ngacmimet seksuale të Clarence Thomas, një gjykatës që do të bëhej anëtar i Gjykatës Supreme. Pavarësisht të vërtetave që Hill tregoi para Senatit dhe përpara gjithë Amerikës, Clarence Thomas e mori detyrën e tij, por veprimi i profesoreshës Hill, u konsiderua si një thesar për shoqërinë amerikane. Pas denoncimit të saj, shumë vajza të tjera morën kurajon të denonconin ngacmuesit e tyre dhe shumë prej burrave që deri atëherë kishin qenë të pashqetësuar në ngacmimet e bëra, u friksuan, duke shënuar një epokë të re në respektin dhe dinjitetin për gruan.

Ose historia e vërtetë e Erin Brockovich, gjithashtu bërë film, kjo tjetër grua amerikane e cila e vetme detyroi një superkompani gazi të dëmshpërblente me 333 milionë dollarë 600 banorë të një qyteze të cilëve u kishte ndotur ujin e pijshëm.

Por çfarë dallimi mes pjesës shqiptare dhe asaj amerikane në më të freskëtin film, War Dogs, ku tregohet historia e dy trafikantëve amerikanë që bënë tregti me armët e Gërdecit tonë. Në film, ashtu si në jetën reale, trafikantët amerikanë bënë biznes, u superpasuruan, por ngecën e përfunduan në asgjë, falë FBI dhe sistemit të Drejtësisë së SHBA. Në filmin Hollivudian sheh qartë se sa e vështirë dhe palakmueshme është jeta e trafikantëve kur kanë kundër Shtetin dhe sa e lehtë dhe e leverdishme është kur trafikantët - si në Shqipëri - e kishin shtetin me vete. Kush e ka parë filmin nuk mund të mos kuptojë se shqiptari që "ndjehej amerikan" e që denoncoi parregullsitë me armët, përfundoi keq. Ai ishte Kosta Trebicka. Ja pra dallimi: Drejtësia në SHBA i bën qytetarët e thjeshtë heronj, ndërsa te ne, bëhen viktima.

Prandaj, kur flet ambasadori amerikan në Tiranë për çështje të Drejtësisë, nuk flet vetëm Lu, por me të përcillet pesha e historisë së ndërgjegjes së popullit amerikan për drejtësinë, e krijuar në qindra vite luftë, sakrifica dhe rezultate në rrugëtimin drejt civilizimit. E kur disa shqiptarë, pjesa më e prapambetur e shoqërisë sonë, i kundërvihen, është sikur  bëjmë filmin tonë më të shëmtuar në histori me titullin: Primitivët kundër civilizimit.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
agroni Populli shqiptar ja ka tregu vendin primitiveve zonja Alba
avatar
Anonim
I drejti Me bukur nuk ka
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223