Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
18 Tetor 2016 10:54
“Plehrat apo mbetjet” e rrezikshme në gazetari
 
Në fakt është një titull agresiv, por me këtë nuk dua të ofendoj askënd personalisht. Dua të përpiqem të hedh sadopak dritë, të shkund, të trondis, me dëshirën për të zgjuar ata kolegë që të paktën, në qëndrimet e tyre, për mua absurde ndaj të vërtetave, nuk kanë qëllime të këqija, por thjeshtë dembelizëm intelektual në profesionin më aktiv të mundshëm.
 
Edhe ky zanat i yni, si çdo fushë, kërkon rrugëtimin e tij normal që të rritet, përmirësohet e perfeksionohet, nëse në fokus dëshirojmë të kemi standartet e dy demokracive gjer më sot të çertifikuara si më dinjitozet për njeriun: Ajo e vendeve të Bashkimit Europian dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Dëshiroj të shkruaj sidomos për kolegët më të rinj, ku me përjashtime sigurisht, shoh se te disa, më shumë se logjika pas grumbullimit të fakteve, u flet pasioni apo emocioni sipas perceptimeve, simpative politike apo shoqërore.
 
Një profesion është investimi më i mirë që mund të bëjmë te vetja, prandaj këto pika uji të çmuara të dijes e eksperiencës mos lini askënd t’i ndotë, deformojë, apo plazmojë sipas dëshirës së tij.
 
Çdo gazetar është i lirë të ketë simpatitë politike, fetare, artistike, mjedisore, por e Vërteta, vetëm e Vërteta është Altari i të gjithave. Një gazetar i pavërtetë është si një mjek që vret pacientët e tij, si një polic kontrabandist, si një mësues i paditur. Një gazetar që nuk lodhet për të Vërtetën, nuk mund të quhet i tillë. Unë preferoj t’i quaj, “mbetje ose plehra” në gazetari, të cilat duhen pastruar me mund, por me vendosmëri.
 
Një gazetar që kërkon të Vërtetën nuk ka frikë dhe e di që e Vërteta nuk është monopol i askujt. E vërteta nuk është pronë e pushtetit, apo e opozitës, pronë e të riut, apo plakut, pronë e shqiptarit apo të huajit. E vërteta kërkon një specifikë: që të dalë në dritë duhet që ta kërkojnë njerëz që shohin më mirë, që dëgjojnë më mirë e që janë më të ndjeshëm. E vërteta nuk mund të rrijë afër dikujt që edhe një herë të vetme ka mashtruar në jetën e tij, ka fshehur, ka manipuluar faktet, apo ka denigruar e ofenduar me qëllim shërbimi ndaj dikujt apo ndaj vetes.
 
E megjithatë, e Vërteta, më shumë se çdo gjë tjetër, nuk u shfaqet vetëm si një mrekulli njerëzve të zgjuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo është rezultat i një mundi, përkushtimi, dëshire dhe aftësie për ta parë.
 
Dhe gazetari, nga të gjitha profesionet e tjera, është i privilegjuar në një shoqëri. Me të gjitha mjetet, mënyrat, këmbënguljen, ai mund të marrë informacionet e duhura për t’u ofruar njerëzve lëndën e parë për të gjykuar e më pas për të zgjedhur sa më drejtë njerëzit që do të administrojnë të tashmen dhe të ardhmen e tyre.
 
Shoh këto kohët e fundit një fushatë të dëshpëruar të shumë “gazetarëve” për të devijuar të vërteta në shërbim të qëllimeve jo të mira për interesin e përbashkët. Nuk janë lapsuse, apo gabime të pafajshme, janë fushata të tëra denigruese, me shpifje, intriga. Për fat të mirë, sado të shumta e të sofistikuara të jenë gënjeshtrat, edhe 1 milion të thurura me mjeshtëri, nuk e kanë asnjëherë forcën e të vërtetës.
 
A ka një rrugë për t’i pastruar manipuluesit në gazetari? Vetëm një e vetme: Integrimi në Perëndim, kjo rrugë që shqiptarëve iu rrëmbye pikërisht me forcën e intrigës dhe dhunës nga një Diktator, nga më të çmendurit. Vetëm kjo është rruga e rregullave, e demokracisë që lufton me të gjitha mjetet pikërisht “plehrat, mbetjet” e të gjitha llojeve. Në gazetari, drejtësi apo mjedis. Prandaj, të lexoj e dëgjoj sot “gazetarë” që flasin njësoj si hetuesit e manipuluesit e Enverit distancohem. Diferencohem me dëshirë, me qytetari.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Musa Shkrim shume i goditur ! Nuk behet me fjale per gazetar, por per \"gazepqar\", siē i cilesonte dikur Hil Mosi kete takam........
avatar
Anonim
atleti duhet kohe
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226