Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
8 Nentor 2016 12:40
Kush janë armiqtë?
Nëse unë shprehem me sinqeritet se mes Hillary Klinton dhe Donald Trump, zgjedh Hillaryn, kjo tregon shumë nga unë. Tregon se  në krahasim me superpasanikun me shtëpi mbushur me objekte floriri, preferoj një grua që studoi, punoi vetë e po vetë u përball me furtunat publike apo jo, ashtu si çdo njeri në ekzistencën e tij përballet. Unë, Alba Malltezi, me Donald Trump, nuk do të kisha dëshirë as të pija një kafe, e jo më ta shihja si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ky është thjeshtë mendimi im. Të tjerë do të ishin të lumtur të pinin me të kafe e çdo gjë tjetër. Unë jam një grimcë e papërfillshme në Univers, por Universi, me zemërgjerësinë e tij më ka dhënë hapsirën time, që e shijoj me kaq shumë kënaqësi e sidomos e lirë të shprehem.

Nuk është në edukatën time dhe as në të drejtën time të përqesh të gjitha ata që mendojnë të kundërtën: Pëlqejnë Donald Trump. Kjo është e bukura e Demokracisë që të gjithë e duam aq shumë, e që vetëm më të mirët e kanë më afër përsosmërisë, si Shtetet e Bashkuara, për shembull. Nga ana tjetër, që unë mendoj ndryshe, nuk do të thotë të vihem në shënjestër nga cilido trumpist. Edhe në këtë pikë është liria dhe zgjedhja ime, të distancohem.
Në jetë më kanë edukuar, kam mësuar të vëzhgoj, vlerësoj e gjykoj realitetin sidomos përmes asaj që duket, që shoh. Mendoj se jeta, puna jonë, pasuritë që kemi e nuk kemi, tregojnë se çfarë kemi ndërtuar. Në fund të fundit tregojnë se Kush jemi. Pastaj, vetëm përmes mjeteve, profesionit, diturisë, punës e kërkimit, mund të mësoj edhe atë që nuk duket. Asnjëherë, nuk kam gjykuar, menduar, shkruar apo folur për dikë, sepse ashtu kam dëgjuar. Më duhet ta pranoj, duke mos dëgjuar “llafet” e të tjerëve, shpesh e kam edhe pësuar. Por edhe në këtë pësim, kam preferuar të vuaj nga eksperienca ime, sa të më mbetej dyshimi e brejtja se veprova me llafet e mendjen e të tjerëve.

Shumë, shoh, lexoj, gjykojnë edhe atë që nuk shohin, por që hamendësojnë. Eshtë punë për ta, seicili prej tyre, në shumicën e rasteve kanë emër e mbiemër. Janë të ndryshëm nga unë, por nuk janë armiqtë e mi. Nuk mund të jetë armik dikush që mendon ndryshe. Po kush është armik sot?
Mendoj se armik është ai që me veprimet e tij cënon hapsirën personale të lirisë, ai që futet në jetën tënde pa mirësjellje, pa përshëndetur, pa trokitur e me arrogancë, prepotencë e mendjemadhësi, kërkon të të detyrojë të mendosh e veprosh si ai. Ndryshe nis ofendimet e shpifjet. Qëndroni larg nga këta individë, tregojuani në kohë vendin.

Edhe në epokën e globalizmit, në epokën e rrjeteve sociale, vlejnë ligjet e pashkruara që ne shqiptarët i njohim mirë: një të panjohuri, hapi derën nëse të troket në shtëpi, por nëse nis sillet keq, nëse synon të bëhet “padroni” i hapsirës tënde, mbaj gjithnjë hapur dritare. Që aty mund të fluturojë nga erdhi.
Ja këta them se janë “armiqtë” e kohëve moderne. Futen në shtëpinë tënde pasi gjejnë derën hapur dhe... Por ky është vetëm mendimi im... periferik.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226