Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
20 Nentor 2016 10:09
Të bllokuar në fjalën e mirë
Nuk e di nëse ju ka rënë në sy, por ne shqiptarët jemi të bllokuar për të thënë fjalën e mirë. Ose, ndoshta, kemi ndonjë problem për shprehjen e saj natyrshëm. Nuk është një konstatim i viteve të fundit, por vëzhgimi nëpër rrjete sociale ma përforcon edhe më shumë një gjë të tillë.

Më ka ndodhur disa raste, për shembull mes kolegësh, që të jenë habitur shumë, kur unë natyrshëm e kam thënë për ta fjalën e mirë. Një gazetë e njohur, të cilën e kisha përgëzuar sinqerisht për një shkrim të bërë ku shprehesha me çiltërsi se do të kisha dashur ta kishim bërë ne një shkrim të tillë, e bëri deri lajm: Alba Malltezi përgëzon, apo lavdëron gazetën… Pra thënia e fjalës së mirë bën përshtypje.

Kur unë them “fjalë e mirë”, kam idenë e ndjenjës së sinqertë që vjen natyrshëm rreth një veprimi, apo një personi. Most ta ngatërrojmë me hiperbolat, lëvdatat  për servilizëm të ndërtuara enkas e që kanë qëllime të dyta apo të treta rreth një diçkaje apo personi. Për mua fjala e mirë është ajo që të buron nga shpirti kur sheh një gjë apo punë të bukur, një mendim të bukur e të mirë. Për mua, fjala e mirë lind si ato retë puplore të bardha që vallëzojnë në një qiell të kaltër dhe plot dritë. Fjala e mirë, për të dalë, nuk e vret mendjen për etiketat që vendos shoqëria: je i majtë, i djathtë, i zi, i bardhë, partizan a gjerman. Ajo del duke çliruar një magji.
 
Kam vëzhguar se disa e shohin të bukurën dhe nuk shprehen, nuk thonë asnjë emocion, asnjë fjalë. Preferojnë të heshtin. E bukura, e mira, janë vlera universale që kapin drejtpërdrejtë zemrën, madje arrijnë deri te kërthiza, duke e anashkaluar mendjen, prandaj kjo e jona, kjo “kurnacëri” e fjalës së mirë më duket një bllokim, që mban “peng” një superenergji.
 
Duke thënë këtë, jam në merak që të mos i ngatërrojmë  fjalët e mira me lëvdatat false: Je më i bukuri, je më i miri i të gjithëve, fëmija im është më i zgjuari në botë etj. Etj. Këto nuk janë fjalë të mira, këto fjalë janë si ai sheqeri sintetik që bëhet si një top i leshtë e që e kanë qejf fëmijët, por që për ta është helm. Por edhe në këtë, për t’u çliruar nga bllokimi I fjalës së mirë, na ndihmon vetëm një gjë që thuhet botërisht: ndjeshmëria. Vetëm duke u bërë më të ndjeshëm, më finë, do të bëjmë dallimet e sakta e do t’i themi kujtdo pa komplekse e pa interes Fjalën e Mirë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
dream te bllokuar ne cdo gje do ta thoja me mire. ka probleme te medha te ju ne Shqiperi. me respekt. emigrant prej 20 vjetesh
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226