Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
24 Nentor 2016 13:22
Ja si mund të na përmirësojnë shqiptarët e Diasporës
Tani që shqiptarët e Diasporës u larguan e na shohin sërish nga larg përmes portaleve, rrjeteve sociale, fotove, emocioneve që ne të Shqipërisë përcjellim si rrebesh në rrjete, më erdhi dëshira të shkruaj pak radhë. Kam menduar gjithmonë se ne shqiptarët e pafat, që qëndruam egërsisht aq gjatë të izoluar në diktaturën më absurde nga të gjithë vendet ish-komuniste, mund të përmirësohemi duke hapur horizontet, duke parë larg, duke jetuar larg, duke njohur, duke takuar, duke dëgjuar sidomos njerëz të tjerë që patën fatin të kultivojnë lirinë e të evoluojnë në liri që ua dha demokracia e vendeve të tjera.

Shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë e kanë ndërmarrë tashmë këtë hap dhe ata janë, për mua, frymëmarrje e vyer, e shëndetshme, e qytetëruar e kombit shqiptar. Ata na vëzhgojnë nga larg të përfshirë, por edhe të distancuar dhe këta miq, janë miq të mirë. Sepse për të parë më qartë, duhet të jesh i interesuar, kurioz, jo indiferent, por njëkohësisht dhe i distancuar.

Mbledhja në Tiranë e shqiptarëve në mërgim ishte një ide interesante. Sjellja në Tiranë e kësaj energjie të pashfrytëzuar por tepër të madhe, mund të sjellë në të ardhmen, fryte. Në rrjete sociale lexoja ndonjë status të çuditshëm se pse në qendër të Tiranës po lëviznin njërëz të veshur aq bukur. Ishin pra shqiptarët, familjarët, miqtë tanë që prej vitesh jetojnë jashtë vendit.

Takimet përfunduan, dhe ashtu si çdo aktivitet, si në çdo dasëm, apo festë, ka të kënaqur e të pakënaqur, por të gjithë e pranojnë që ishte një mundësi për të parë njëri-tjetrin nga afër, një mundësi për të folur e për t’u dëgjuar, me shpresën që si nga çdo takim, të lindë një feeling konstruktiv.
Nuk mora pjesë dot në asnjë nga aktivitetet e shumta të organizuar për këtë ngjarje, por duke i ndjekur nga larg, nga mediat, u bëra shumë, shumë kurioze për të mësuar se si e kishin përjetuar ata, emigrantët tanë.
Miq të përbashkët më prezantuan Sonila Alushin, prej disa muajsh presidente e Fondacionit Migra në Italinë fqinje dhe prej disa vitesh, me bashkëshortin e saj Olger Ashikun jetojnë e punojnë në Bergamo, ku kanë krijuar dhe tre ndërmarrje në pastrimin e pallateve (kondominio siç quhen në Itali) dhe në ndërtim
.
E para gjë që të bie në sy, që e ndjen, ose të paktën që unë e perceptoj gjithnjë e më shpesh tek bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë është modestia. Nuk e di pse, kur ulesh të pish një kafe me ta (më ka ndodhur me tim vëlla apo të gjithë shokët e familjarët që jetojnë prej vitesh jashtë) ndjen të  mos kenë atë fryrjen prej tullumbaci që kemi në këtu në Shqipëri, fryrje që më duket se na vjen nga dëshira e madhe për të treguar se kush është më i rëndësishëm në tavolinë dhe... fryhem unë e fryhesh ti....shpesh nëpër takimet e Tiranës, më shumë se individë që ulen për të dëgjuar njërt-tjetrin, sheh tullumbacë në veprim.
Ja pra, në bisedën me Sonilën perceptova menjëherë modestinë dhe dëshirën për të folur me sinqeritet. “E kam nisur punën me Olgerin duke pastruar ne vetë pallatet, më pas bëmë ndërmarrjen, e më vonë ndërmarrjet në pastrim dhe në ndërtim e ristrukturime”.

Sonila dëshiron që me Migran të harmonizojnë ndërveprimet mes shoqatave shqiptare që ndodhen në Itali, të koordinojnë e mbështesin aktivitete me një synim: përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe rritjen e efiçencës dhe peshës së tyre.
Komuniteti i shqiptarëve në Itali është shumë interesant dhe i integruar mirë. Ka shqiptarë që janë integruar plotësisht në jetën italiane, por edhe shqiptarë që kanë krijuar mrekullisht identitetin e tyre duke ruajtuar atë të Shqipërisë. Për shembull një tjetër shqiptare që prej vitesh jeton aty, Keti Biçoku, mori vlerësimin Shqiponja e Artë në këtë samit për kontributin e saj dhe punën e mirë me gazetën Shqiptari i Italisë në Romë.
Por më shumë se çfarë bën në Itali, nga Sonila, doja të kuptoja si na shohin ne këtu dhe si na perceptojnë nga larg e nga afër. Dhe erdhi përgjigja që në fakt e prisja: “Ju këtu merreni dhe humbni shumë energji me gjëra të vogla. Emocionet mbizotërojnë mbi logjikën dhe në këtë mënyrë nuk zgjidhen shumë gjëra, ose vonohen”.
Agresiviteti që tregojmë ndaj njëri tjetrit, apo që dikush e krijon kastile për të provokuar emocione, na bën të harxhojmë kohë dhe energji që mund të na shërbente për punë më të mira.

“Jam optimiste për këtë takim të parë që patëm në kryeqytetin shqiptar – thotë Sonila, - vura re se jo të gjithë e shihnin si një mundësi, disa i pashë edhe skeptikë apo si pjesë e një fasade të Qeverisë, por ç’rëndësi kanë këto detaje. Eshtë e rëndësishme që patëm mundësi të dëgjojmë edhe shqiptarë të Amerikës apo emigrimeve të tjera më të hershme, të mësojmë prej tyre sa gjëra kanë bërë dhe sa përpara janë nga ne, emigrantët e tjerë. Të marrim eksperiencë prej tyre. Në Shqipëri për të parën herë na mblodhën e dëgjuan. Si në çdo takim, edhe për këtë të Samitit të Diasporës, do të jetë koha ajo që do ta tregojë se sa na vlejti dhe sa punë do të bëhet pas kësaj”.

Sonila nuk ka dëshirë të gjykojë një situatë pa e parë dhe provuar. Ashtu siç nuk gjykon askënd në fjalët e saj. Për mua, shqiptarët e Diasporës, Emigrimit, apo siç duam t’i quajmë, janë shqiptarët perfektë që unë them: Ata të punës, të respektimit të rregullave, të mos paragjykimit të të tjerëve pa njohur e pa provuar e modestë në atë që kanë krijuar. Për arsye të historisë, fatit të rrjedhjes së ngjarjeve, gjithmonë e kam ndjerë edhe më parë dallimin mes shqiptarëve të Shqiprisë dhe atyre të Kosovës. Po kështu ndjehet dhe ndryshimi mes ne “kokënxehtëve” të Shqipërisë dhe emigrantëve. Le të marrim më të mirën nga shqiptarët tanë të Diasporës.

(Shkrimi me foto dhe neser te Shqiptarja print)
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Dajti Ka nje problem te madh me emigrantet shqiptare kudo qe ndodhen, deshira e madhe per tu integruar dhe lenia e femijeve te tyre pa mesuar gjuhen shqipe.harrojne ose nuk e dine qe dygjuhesia te pakten fare, eshte nje ndihme e madhe per zhvillimin e trurit te femijeve. Lere qe pastaj emigrantet kane nje xhelozi te skajshme per njeri tjetrin deri aty ne shume raste saqe nuk e prezantojne fare veten si shqiptare tek njeri tjetri.
avatar
Anonim
ai Ato qe jetojne jashte nuk jane pasuri per shqiperine, se skane per tu kthyer aty asnjehere nqs nuk i debojne nga atje ku jane.Ata jane pasuri e humbur. Ndryshimi fillon nga brenda. Ne shqiperi mund te kthehen po qe se fitimi eshte me i madh. Askush ska per tu kthyer per atdhedashuri keshtuqe harrojini endrat me emigrante qe sjellin pare se ky mentalitet ka frenuar evoluimin e shoqerise.
avatar
Anonim
Shkodrani Me bahet qefi qe dikush po e perkrah kete samite ne median e shkruar. Tan.....o burra tu e kritiku..une isha pjes e samiti, ne radh te pare si shqiptare i diaspores, ne te dyte si perfaqsues i nje organizate studentore dhe se treti si nje indivit kureshtar sic ishte dhe shkruesja ne fjal. Ka mangesi qe vitin e ardhshem shpresoj te rregullohen..si prsh pjesmarrje me te madhe nga rinia shqiptare ne diaspore dhe vlersimi i tyre.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226