Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
4 Shkurt 2017 17:30
Miza që gjykojnë për Drejtësinë që s'duan
Qëlloi të jetë një kohë e veçantë në gjeopolitikë. Qëlloi që situata në Ballkan e sidomos në Ballkanin Perëndimor të jetë e qetë, por e brishtë. Qëlloi që Rusia, pas influencave në Serbi, Mal të Zi të jetë afruar edhe në Shqipëri. Qëlloi që për herë të parë, këtë verë, agjenci imobiliare dhe turistike ruse (lajme të pasqyruara në media) u dyndën të interesuar për brigjet tona, e pasuritë tona turistike si asnjëherë më parë. Greqia ortodokse dhe Maqedonia, natyrshëm komunikojnë një gjuhë fetare me Rusinë. "Kemi parë raportin mbi shtimin e influencës ruse në Ballkanin Perëndimor - u shpreh gjatë vizitës së tij në fillim të këtij shkurti në Sarajevë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg - dhe raportet nga Serbia dhe Mali i Zi mbi ndërhyrjen ruse në procesin elektoral në Podgoricë vitin e shkuar. Bëhet fjalë për një çështje që e ndjekim me shumë vëmëndje dhe po punojmë me partnerët tanë për të forcuar Institucionet dhe shërbimet e inteligjencës".  Nëse duam të kuptojmë se çfarë do të thotë "forcim Institucionesh" besoj se të gjithë jemi dakord që bëhet fjalë për institucione të forta, të pavarura, të pakorruptuara e korrekte siç në Shqipëri duam, me vështirësi,  të bëjmë.

Qëlloi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE të kenë një dialog më të kuptueshëm me Shqipërinë në këtë kohë e nuk kanë ndërmend të lenë që vendi ynë, politikanët dhe sidomos njerëzit e drejtësisë, pasi kanë shitur lehtësisht çdo interes e pasuri kombëtare në këto vite tranzicioni, të vazhdojnë e të shesin, ofrojnë e nxjerrin të treg çdo gjë .

E pra, qëlloi që interesat e BE dhe SHBA, të përkojnë me interesat e popullit shqiptar për një Shtet e Drejtësi të pashitshme dhe për këtë duhet të jemi të gëzuar të gjithë. E megjithatë jo të gjithë janë. Veprimet e vendosura të ambasadorit amerikan në Tiranë dhe të ambasadores së BE mund të kenë 100 mijë interpretime, por një gjë është e qartë: janë veprimet e vetme në gjithë këto vite që po tentojnë konkretisht, realisht të bëjnë atë që asnjë shqiptar nuk e bëri dot. Ose atë, që pak shqiptarë tentuan ta bëjnë, por që u penguan e u bllokuan deri në kërcënime eliminimi nga të tjerë bashkëatdhetarë me pushtet.

Po dalin sot "patriotë" nga më të ndryshmit që po thërrasin për "ndërhyrje" në punët tona të ambasadorëve të huaj. Ndërhyrje për çfarë? Ndërhyrje në prishjen e aferave apo të qetësisë për të shkatërruar deri në embrion shtetbërjen në këto anë? Rezistenca e disave ndaj vullnetit të ambasadorëve dhe një pjese progresiste të politikës ngjajnë si përpjekjet e mizave për  të shtyrë një karrige.

Qëlloi të jetë një kohë e papërsëritshme për ne. Eshtë një shans historik që duhet shfrytëzuar për të asfiksuar, hutuar, dehur e për t'ja hedhur atyre shqiptarëve që këtë vend e mbajnë peng duke e menduar se shteti kalon më parë nga kolltuqet, vilat, makinat e luksit, pushimet e veshjet tepër të shtrenjta që në 25 vite këta me paratë e shqiptarëve kanë grumbulluar. Qëlloi të jetë një shans dhe një mundësi që mund të realizohet vetëm me këta ambasadorë të huaj dhe ata pak shqiptarë që me ndrojë, vështirësi, mes kërcënimeve e shantazheve shohin dritën në fund të tunelit. Duhet një forcë magjike për të kaluar të gjitha pengesat e për të prekur atë rrezen e diellit e të shpresës për të gjithë: Drejtësinë. Pavarësisht mizave.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226