Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:55 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
28 Maj 2017 13:13
A do të na shpëtojnë zgjedhjet nga tallagjaret e Tiranës?
Ju them se asnjëherë nuk e kam mësuar se çfarë do të thotë fjala “tallagjare” dhe nuk di nëse një kuptim e ka vërtetë, por një mikesha ime ma përdor sa herë bie fjala për disa gra të impenjuara në politikën shqiptare, pas zhgënimit për punën e tyre. E këtë që do t’jua tregoj, uroj e shpresoj ta kem hasur vetëm unë e askush tjetër. Uroj e shpresoj të jetë një perceptim i gabuar individual, sa një e përgjithshme e përhapur, sidomos për një argument kaq delikat të përfshirjes së gruas në politikëbërje.

Gruaja në politikë është ekzistenca e një flladi pozitiv për të cilin bota e qytetëruar ka luftuar e lufton të jetë gjithnjë i pranishëm në politikëbërjet. Kudo. Hapa të rëndësishëm janë bërë edhe në Shqipëri. Në Tiranë.

Por që edhe rrugëtimi ynë të jetë i pastër e i shëndetshëm, besoj se ja vlen të them dy fjalë për tallagjaret, të cilat, ndoshta e kuptoni dhe ju cilat janë.

Janë të ëmbla pa pushtet e të tmerrshme sapo e marrin atë. Servile e të përulura me shefat e drejtuesit, e të pamëshirshme me kë mendojnë se ua ka nevojën apo varet nga ndonjë shërbim, informacion që ato kanë. I takon seicilit lexues nëse në këto fjalë që unë shkruaj, të mund të identifikojnë nëse në të përditshmen të tilla kanë takuar. Pavarësisht ngjyrave politike, tallagjaret e Tiranës, kanë të përbashkëta që nuk të lejojnë të gabosh.

Meqë u bëra më shumë se 20 vite punë në redaksi lajmesh kam parë prej tyre të tilla që sa ishin pa pushtet, apo në opozitë, vinin e qanin duke u lutur të tregonin vuajtjet e sakrificat e tyre, ndërsa, sapo në pushtet, ngritën kështjella që askush të mos i afrohej. Sidomos kush i kishte ndihmuar për të thënë të vërteta të mëdha. Vunë zëdhënës, i cili vuri zëdhënës, i cili vuri një tjetër zëdhënës, për të mos dhënë asnjë informacion.

Pastaj agresive, nëse të vërteta shkruheshin për to. Për shembull, njëra, që u ngjan të tjera tallagjareve, pas një lajmi ku kritikohej bëhet e gjallë: “O Albaa… e di ti sa libra kam lexu unë? Unë jam familje gjithë kulturë o goc. Por po “më ratë” dhe ju që jeni afër nesh e kupto si më sulmojnë këto që t’ja q… robtë”. Karriera e zonjës në fjalë është gjithnjë në shkëlqim, pavarësisht se çfarë shtypi i vërtet, jo ai i përbaltjeve, ka shkruar për të.

I them mikeshës sime, pinjolle e dy prej familjeve më të mëdha shqiptare: “Si shpjegohet që kjo grua sot në pushtet të jetë kaq ziliqare, e pavërtetë dhe e keqe?”. Më përgjigjet natyrshëm si gjithmonë, ndërsa vizaton: tallagjare!

Unë nuk e di se sa tallagjare keni takuar edhe ju, uroj asnjë, por nëse edhe një e vetme të jetë dukur në horizont, urojmë që me këto zgjedhje, në një farë mënyrë, të reduktohen në maksimum. Uroj që të vijë koha e zonjave të vërteta, dinjitoze, punëtore, pa fjalë (sigurisht që si këto ka që punojnë në modesti e të heshtura) e sidomos pa intriga e servilizma, që duket se është buka kryesore e kësaj kategorie, aspak e këndëshme. Kjo do të ishte politika e bukur e grave. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
besmira Nje konstatim i drejte mbi sjelljen aspak te hijshme te disa titullareve te dikastereve me te rendesishme ne vend. Ju them se kam disa vite ne administrate dhe mund t'ju deshmoj sjelljet vulgare te nje zyrtareje te larte me emerim politik. Imponimet dhe klientelizmat aspak profesionale. Perkundrazi. Faleminderit per kete alarm qe ju hidhni me shume te drejte
avatar
Anonim
Koti Kot e ke se jane shume dhe Edhe politika ka nevoje per kete nivel. Tung
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223