Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
5 Qershor 2017 10:58
Vota për njerëzit e punës 
Vota për njerëzit e punës
 
Kaluan shpejt këto katër vite dhe erdhi koha të shohim mirë rreth e rrotull për të vendosur se kush do të na administrojë të ardhmen tonë. Jeta qenka kjo: Na inatos me njerëzit që nuk na “llogarisin’’ shumë, e na bashkon me ata që fjalën e mirë na e thonë e na përkëdhelin sedrën, por kjo vlen për shoqërinë e miqësinë. Të mos ngatërrojmë ndjenjat tona me punën që administratorët politikë duhet të bëjnë.

Këtu duhet të jemi të ftohtë e racionalë. Të hapim sytë mirë për të parë, e të mprehim veshët që të dëgjojmë. Nuk është një thes miell, 5 mijë apo 100 mijë lekë që na e përmirësojnë jetën tonë. Asgjë materiale, e menjëhershme nuk na ndryshon. Mund të na e bëjë një ditë më të lehtë, ndoshta edhe një javë, por ndryshimi që ne kërkojmë, ai që të ngre në një shkallë më të lartë zhvillimi e civilizimi është tjetër gjë. Atëherë nisim e numërojmë:

 1-) Për shtëpinë ku ne jetojmë, brenda mureve të saj jemi përgjegjës vetë. Kemi parë vila të shtrenjta me shëmti e pa shpirt të bukur brenda, siç kemi parë shtëpiza të vogla fare, të thjeshta e të varfra të mbushura plot hare e gëzim. Pra, këtu e kemi vetë në dorë nëse zgjedhim të jetojmë mes bukurisë e harmonisë, apo në mes të kaosit e shëmtisë. Brenda shtëpisë duhet të përveshim mëngët e të punojmë.

2-) 27 vitet me ardhjen e demokracisë kanë qenë nga më të çuditëshmet për ne: Kemi parë nga të gjithë llojet e administratorëve. Kemi parë indiferentë ndaj rregullave, bukurisë e pastërtisë që Shtetin e përdorën vetëm për t’u pasuruar vetë; por kemi parë edhe nga ata të cilët që në ditën e parë të punës rregulluan e zbukuruan fillimisht aty ku do të nisnin administrimin, për ta shpërndarë të njëjtën bukuri në mbarë vendin.

3-) Kemi parë administratorë xhelozë, nga ata që për inat të kundërshtarit politik, bllokuan fonde për qytete e njerëz në nevojë duke mbajtur peng zhvillimin njësoj të të gjithë shqiptarëve; siç edhe kemi parë të tjerë administrator që zhvillimin, përmirësimin e shpërndanë pa dallim, nga Jugu në Veri për ta bërë Shqipërinë më të këndshme, të arritshme njësoj për të gjithë.

4-) Pamë administratorë që me të marrë postet u bënë arrogantë, favorizues vetëm të familjarëve të tyre, bashkëshortëve e bashkëshorteve, dërguan pa asnjë lloj ndroje e problem fëmijët në shkollat më të shtrenjta të Shqipërisë e të botës, sikur shqiptarët të mos dinin të bëjnë llogari që këto mirëqënie të papritura nuk vijnë me një rrogë shteti, por nga arka e Shtetit e zhvatur prej tyre. Por pamë dhe administrato rë që në 4 vite pune ndenjën në të njëjtën shtëpi, me të njëjtën makinë e me të njëjtin nivel jetese, duke përdorur me kursim, barazi e sidomos me rezultat çdo qindarkë të parave publike.

5-) Nëse në botën e civilizuar njerëzit me votën e tyre e kanë për dytyrë qytetare të zgjedhin mes administratorëve atë më të mirin e atë të pakorruptuarin, ne në Shqipëri kemi ende një detyrë tepër të rëndësishme: Të ndëshkojmë ata që nuk janë gjykuar për krime ndaj jetë njerëzish. Nuk ka mëkat më të madh në këtë jetë se të cënosh ekzistencën njerëëzore. Qoftë edhe të një njeriu të vetëm. Derisa ne të kemi mundësinë të bëjmë një drejtësi më dinjitoze, të paktën të ndëshkojmë me votën tonë të dhunshmit e jetës. Në këto zgjedhje e kemi shansin ose të paktën bëjmë përpjekjet tona.

6-) Çfarë nuk ka kanë dëgjuar veshët në këto vite: shpifje nga më të ndryshmet, përpjekje për të bërë të ndershmin hajdut e hajdutin të ndershëm. Përpjekje për të bërë mëkatarin shënjtor e shënjtorin palaço. Ishin vite të egra portalesh e gazetarie komplet false. A kanë lënë gjurmë tek ne këto? Pas 50 vitesh diktaturë, kur nuk mund të mendonim me kokën e zemrën tonë se për ne mendonte Partia e Enveri, uroj që më në fund ta kemi fituar lirinë dhe ndriçimin për të dalluar e gjykuar këdo vetëm përmes punës që seicili bën e vetëm përmes kokës sonë e jo shpifjeve të të tjerëve.

7-) Dihet që mungesa e Shtetit krijon mjegullën e duhur që të babëziturit e të padrejtët të jetojnë në Parajsën që dëshirojnë, ndërsa e kundërta, një Shtet, e sidomos një Shtet i qytetëruar Perëndimor jep mundësinë më të mirë të verifikuar deri më tani në rruzullin tokësor, për një barazi mes qytetarëve. Vetëm një Shtet në formatin e vendeve të BE, SHBA, Britanisë së Madhe, Japonisë etj. është vërtetuar që krijon drejtësi,liri e mirëqënien dinjitoze për qytetarët e vet. Dhe njerëzit që jetojnë mes bukurisë, pastërtisë, plotësimit të nevojave themelore për jetën, nisin e zhvillojnë dhe koshiencën e plotë për një jetë të lirë e më të mirë.Besoj se në 4 vite kemi mundur të dallojmë se cilët administratorë mes nesh janë njerëzit e punës, të rregullave, të bukurisë e të barazisë. Kemi mundur të dallojmë mes nesh se cilët janë njerëzit që punën e tyre e bazuan te veprimet e t’i dallojmë nga të tjerë që punën e tyre e bazuan vetëm te shpifjet, apo të tjera hile që krijuan vetëm mjegull për të mos parë.
Ja, është koha që të shohim mirë, tani. Të dallojmë e të zgjedhim kush do të punojë për ne në katër vitet që vijnë, duke bërë më të mirën.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Drop Pak jane njerez pune, shumica jane njerez gllberues
avatar
Anonim
Lali Ti nuk e ke thene por keto karakteristika i kane Vetem dy njerez politike. Edi Rama Dhe Lali Eri. Gjithe masa e politikaneve te tjere te cdo parti jane nje rrezik per popullin. Jane vampire dhe vampirushe qe sa i bie nje lek ne dore e thithin si kokaine.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244