Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
1 Korrik 2017 13:18
Unë e prisha shtesën time
 
Apartamenti ynë në zonën e ish-Bllokut ka tre ballkone të mëdha. Një mrekulli në qendër të Tiranës. Një “okazion” që më mori zemrën në 2004. Një shtëpi më e madhe jashtë, se brenda. Dy ballkone shohin në rrugën kryesore dhe njëri, më i vogël, 12 metra katrorë, qëndron në pjesën e brendshme të pallatit, aty ku shohin disa dhoma gjumi, banjo e dhoma shërbimi. Jemi në katin e tretë e mbi ne ngrihen plot 7 të tjera kate.

Me vrap, siç pasioni dhe dashuria ime për pemët dhe lulet më thotë, e mbusha me gjelbërim “xhungle”: jaseminë, bredha, manjolë, hedera, dafinë, ullinj, trandafilë, azalea, lulebore, mandarina e limonë e ç’t’ju them, më shumë nga çdo bimë që rritet në Tiranë. Një mrekulli për syrin e hundët. Por nuk kisha bërë një llogari të thjeshtë; pasionin e komshinjve të kateve te sipërme për të hedhur plehra nga dritaret: kuti ilaçe rrobash, bukë, qese me plehra, asorbentë femërorë, deri te gjellë të mbetura, që, në vend nga pjatat të përfundonin në koshin vetjak, i gjenim kur ktheheshim nga puna apo zgjoheshim, mbi lule a në ballkonin tonë. Nëse në dy ballkonet nga fasada, fqinjët ruanin pak “fasadën” sa për sy e faqe (zakonisht plehrat hidheshin gjatë natës) në ballkonin e brendshëm, fluturimet bëheshin pa mëshirë në çdo orë.

Asnjë lutje, ankesë, ngritje zëri s’jepte rezultat. Ishte viti 2005, kur vendosëm shqiptarçe, të vinim një mbulesë betoni mbi atë ballkon 12 metra katrorë. Për vetëmbrojtje. Por idea s’qëlloi e mirë. E para, se plehrat vazhdonin të hidheshin e grumbulloheshin pirg, me shtresa si ato të Sharrës mbi kokën tonë. E dyta, komshiu mbi ne u sikletos; plehrat tashmë i shihte ai nga dritaret e tij me hekura, por edhe nga hekurat nuk dilte dot e s’pastronte atë që më parë e kishim ne në ballkon.Komshiu vjen me një propozim: ose të ndërtoj edhe unë një dhomë mbi ju, ose prisheni! Po të ndërtonte edhe komshiu mbi ne, e mbi të të tjerë komshinj, nuk do të ishte një ide e mirë, pasi bllokohej i gjithë pusi i ajrosjes, ndaj thamë të rezistojmë. Komshiu na paditi dhe fitoi në gjykatë: Mbulesa jonë 12 metra katrorë rrezikonte shembjen e gjithë pallatit 10 katësh, ndaj gjykata nuk na la as mundësi legalizimi (në gjithë Tiranën u legalizuan kate të tëra shtesa, veç mbulesa e ballkonit tonë).
 
Pa e bërë të gjatë, respektuam ligjin. E prishëm atë mbulesë nga e cila ishte krijuar një dhomë dhe sot është rikthyer në formën e parë që ishte, pra një ballkon. Dhe bëmë mirë. Me përmirësimin e administrimit të përbashkët plehra hidhen, por gjithnjë e më pak. Ndonjë zonjë e shtëpive apo zyrave sipër vazhdon ende  të hedhë kartopicetat me buzëkuqin e fshirë, ndonjë shishe plastike, pluhurat e qilimave apo ç’të mendojë, por të paktën gjellët, asorbentët e kutitë bosh të ilaçeve të rrobave e enëve, jo.
 
E tregoj këtë histori personale për të thënë që kokëfortësia për të sfiduar fqinjët apo këdo për një gardh apo pronë nuk vlen. Nuk vlen asnjë sherr, nuk vlen aspak asnjë metër katror më shumë, nuk vlen të mos respektojmë ligjin dhe miqtë me të cilët bashkëjetojmë. Nuk na bën më të lumtur një hapsirë e zënë, madje, mund të na lumturojë, një hapsirë e dhuruar për kë ka nevojë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
moza Vertet eshte e veshtire bashkejetesa,sepse te gjithe vijne nga familje te ndryshme,une mendoj qe edukata familjare eshte ajo qe i ben njerezit "qytetare"e jo te jetuarit ne qytet.E gjitha kjo zgjidhet vetem me ndergjegjsimin e gjithsecilit.Cdo kush duhet te kuptoje qe plehrat qe i hedh vend e pa vend (sidomos prane shtepise se tij) thjesht ndosin ajrin qe dhe ai vete e femijet e tij thithin.Keshtu nuk i ka bere dem vetem komshiut,por dhe vetes e familjes.Ndaj ndergjegjsimi do kthehet ne kulture
avatar
Anonim
Tirana Komshija Ime beri nje kat te tere ne tarracen e pallatit pa leje dhe ja legalizoi kollozi brenda dites me gjithe protesten tone. Ajo po e shijon dhe na hedh ajo plehrat ne koke
avatar
Anonim
Linda Prekese dhe shume e vecante
avatar
Anonim
Bomi Ty hallall po une edhe tank me vone ne koke nuk ma zgjidh problemin e plehnave
avatar
Anonim
qytetari Sikur te gjithe te heqim dicka nga vetja, gjerat me mire funksionojne. Por pak e kane kete mendim. Te gjithe ne vend qe te heqin shtojne shtojne shtojne
avatar
Anonim
Qytetari Kultura e secilit duhet rritur. Duke kerkuar zbatim ligji,duke vepruar bukur me shembullin tone [ta lidhim qesen e mbeturinave,pa ta hedhim ne kosh],duke ngritur zerin tek administratori i pallatit,duke fotografuar e treguar vet te pa disiplinuarit[ c'ka bere] etj etj....me qetesi e drejtesi...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226