Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 05:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
31 Korrik 2017 17:34
Uroj të mos i trembim
Porti i Durrësit, aeroporti i Rinasit e të gjitha pikat tona kufitare po mbushen plot. Po vijnë turistë dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë jashtë. Kaloi shpejt edhe ky dimër dhe plot entuziazëm, dëshirë e kuriozitet shumë po vrapojnë të pushojnë në Shqipërinë e bukur.
 
U shkrua shumë këtë vit. Mediat prestigjoze që nga CNN, Al Jazeera, Corriere della Sera, Lonely Planet etj. etj. Shkruajtën pafund për Shqipërinë: E vendosën mes vendeve që vlen të vizitohen këtë vit, treguan plazhet, muzetë, malet, qytetet. Sa bukur, sa mirë.
 
Ja erdhi dhe koha që kush lexoi e pa, vendosi të kalojë pushimet në Shqipëri: Këtu kam frikë, por në të njëjtën kohë shumë besim. Për Portin e Durrësit dhe Rinasin jam e qetë: Aty tashmë dinë të presin me dashuri e të përshpejtojnë praktikat e hyrjes shpejt e shpejt. Edhe Tirana ndriçon. Të gjitha vendet e rirregulluara janë siç janë parë në video e foto, të bukura sa më s’ka.
 
Shqetësimin e kam te mikpritja e strukturave në rrethe: Nga Velipoja në Ksamil. E qetë jam dhe për Korçën e Pogradecin: sa ëmbël, pastër e shijshëm presin këdo nga ato anë.
 
Problematikë për mua mbeten Durrësi (tepër kaotik dhe pa siguri mbrojtëse në bregdet), Velipoja, Vlora plazh, Dhermiu e Borshi, Saranda e Ksamili. Papastërti, ushqime vetëm të ngrira e të shkrira në pasiguri, infrastruktura të papërfunduara. Miq të mi italianë që ishin në Ksamil më folën me superlativa për natyrën, për ujin, por tepër të rezervuar se çfarë ofronte qyteti përtej kësaj. Vlora më në fund ka shëtitoren dinjitoze, por a e kanë ngrohur zemrën dhe mikëpritjen restorantet e zonës? Dhermiu i bukur, por tepër i shtrenjtë për atë që ofron. Edhe këtu prodhimet e zonës mungojnë. Dikush më tregon me të qeshur se në restorante në këtë stinë më kollaj të ofrojnë mollë se shalqi. Kamarierët mund të përgjigjen pa iu dridhur qerpiku se “korriku nuk është muaji i shalqinjve, por i mollës”.
 
Dikush e krahason turizmin në Shqipërinë e sotme, me atë të Puljas apo Salentos 30 vite më parë. Por Krahina e Puljas në gjithë këto vite ka punuar shumë me banorët për t’i mësuar, duke i financuar e trajnuar për një turizëm të thjeshtë e të bukur. Fqinjët përballë ia kanë dalë. Uroj që shpejt të jemi edhe ne në lartësinë e duhur. Uroj që këtë verë të mos largohet askush i pakënaqur nga Shqipëria. Të paktën, të gjithë të tregojmë se dimë të presim mirë, pavarësisht kushteve ende jo perfekte.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ilmi Po konstaktoj qe Shqiperia eshte permiresuar shume. Jane bere hapa gjigande
avatar
Anonim
emigrant Jam ne Vlore Himare dhe me vjen tja mbath nga syte kembet. Shtepia pa ajer te kondicionuar, pallati ka ashensor po nuk e perdor, cadrat me muzike ne kupe te qiellit. o zot o zot
avatar
Anonim
Ilirjan Nga ana tjeter kemi fshatin, qe nuk eshte bere absolutisht asgje, fatkeqesisht, gjendja ne fshat eshte si kurre me keq, sepse vitet kalojne dhe koha i rrenon pa ndalim, bujqesia nuk po vihet ne binare duke u kontrolluar me pesticidet e farerat qe perdorin etj etj, me vjen keq se kishim shume pritshmeri per z Rama, por duhet edha ta kuptojme qe vertet ska shkop magjik por duhet me shume angazhim.
avatar
Anonim
ilirjan shqiperia po ben shume per fasadat, por fatkeqesisht mendesia po e njejte eshte, verehet psh tek sherbimi, pronari i hotelit nuk interesohet si te beje sherbimin me te mire, te ofroje siguri e pasterti, me pak fjale cilesi, e tiu perafrohet standarteve te larta, por e kane mendjen si te ulin koston per cdo gje, duke ngushtuar vendet e shezllonave psh, ose pa banjo e dushe publike, pa roje plazhi, pa pastrim rigoroz e sistematik, habitem si i shkojne ato kliente kur te gjitha keto mungojne.
avatar
Anonim
turisti shqiperia ka ndryshuar, por shqiptaret jo zonje!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226