Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:29 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
4 Shtator 2017 13:43
Akademia e Shkencave, si pasqyra jonë
Edhe në një vend të vogël si i yni, del dikush që përpiqet të zgjojë. Sa shpresëdhënëse! Reagimet pikante të profesor Artan Fugës vlejnë gjithnjë për të zgjuar gjumashët e një shoqërie që si sonambul bërtet për çfarë nuk duhet, e për atë që duhet ,s'thotë asgjë. Na shërben fokus në çështje, përqëndrim për t'u përmirësuar, për të përfituar nga një epokë historike stabiliteti që ka sjellë në sipërfaqe disa shqiptarë  të mirë që duan të punojnë e të bëjnë Shqipërinë (duke nisur nga vetja) e duke zgjuar të tjerët, nëse dëshirojnë. Atëherë, le të përfitojmë.

Më vjen mirë që edhe një pjesë e medias e ndoqi profesor Fugën në alarmin e tij, dhe gjatë mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të Akademisë dhe zv/kryetarit gjetën aq shumë materiale vizive dhe përmbajtësore që na bëjnë të reflektojmë: Janë këto prurjet më të mira që ne kemi për Akademinë tonë të 2017? Eshtë ky shembulli më i mirë i elitës sonë akademike për zgjedhjen e kreut të saj? Të trishtueshme pamjet dhe fotografitë me Akademikët e moshuar që dreminsin ndërkohë që shpjegohej se si bëhet votimi dhe se sa herë duhet palosur fleta. Po edhe të brendshmet që dilnin nga pantallonat, të futura në çorape, tregojnë pa dashur brishtësinë e një institucioni elitar. Dita e sotme në Akademinë e Shkencave ishte plot shenja, sinjale. Çfarë ndodhi aty është, pasqyra e pjesës më të madhe të shoqërisë sonë. Nuk janë vetëm akademikët në gjumë, siç ne pamë, nuk kanë vetëm akademikët "ftohtë" me tutat nën pantallona.

A kemi prurjet më të mira në vendet elitare të shoqërisë sonë? A kemi më të mirët në media? Në Universitete, në Drejtësi, në Administrim?  Besoj se shumë kanë shumë për të thënë, për të treguar se si u mbushën institucionet me njerëz "të fortë" e të aftë vetëm në lëmin e mbajtjes së pushtetit e të pasurisë e se si në gjithë këto vite meritokracia është e vetmja gjë që nuk funksionoi.

Kam vlerësuar, i vlerësoj thirrjet e profesor Artan Fugës se i kam ndjerë të sinqerta për të na vënë në alarm, për të na mbajtur në këmbë. Tani, pa qenë vonë. Kaluam kohë shumë të vështira ne shqiptarët, kur shqiptarë të tjerë grabitën çdo pasuri të përbashkët materiale dhe jo, më keq se komitët maleve të epokave të largëta. Jo gjithnjë një vend, një popull ka shansin të zgjohet nga letargjia e gjatë. Mua më duket se kjo, e tashmja, është koha më e mirë për ne. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ana Hajde shikoni njollat ne tavanet e zyrave te akademise. Flisni per lukse, por nuk dini asgje. Mos shpifni sepse ka ligje per kete gje. Hajde shikoni botimet e Akdemise! Turp tju vij!
avatar
Anonim
Dori O Anaaa, po ca flet o goc, ca botimesh benjne ata qe ka dnryshaur shqiperia? Tek tuk edhe bejne ndonje pune te mire, por pergjithesia nuk eshte e tille! Aty te gjithe pleq qe kane jetuar 70 vite ne komunizem dhe tani japin mesime se si behet shkence ne kohet moderne. Pjesa me e amdhe e botimeve te tyre ka nisur tere jeten me falenderime per Partine edhe tani ata do bekan shkencen e 2017. Ata nuk njohin si eshte shoqeria moderne e imagjino te drejtojne shkencen e tyre.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 18/10/2017, Viti VII - NR.245