Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
9 Shtator 2017 15:42
"Disidentet" e sotme
Sa herë lexoj e rilexoj historinë e Musine Kokalarit, historinë e Sabiha Kasimatit. Sa herë shoh fotot e tyre, elegancën e mendimit, forcën e karakterit, dritën e dijes që mbartnin, mendoj se mes nënave, vajzave shqiptareve mund të çelin zambakë të bardhë mendimi, margaritarë opozitarë, që do të zbukurojnë jetën e të gjithëve. Asnjëherë nuk pashë tek ato kundërshtare të pushtetit totalitar fjali apo veprime vulgare. Dhe jetonin realisht në një kohë që, të ishe kundërshtuese veprimi dhe mendimi, të kushtonte jetën. Siç, dy shqiptareve të rralla të kohëve tona moderne, u ndodhi.

Po në Shqipërinë e lirë postdiktature? Si opozitaret në politikë, ashtu dhe "disidentet" në shoqërinë civile, në ditët më të bukura të agimit të një qytetërimi që gjithnjë e kemi dëshiruar, shprehen zhgënjyese, aspak frymëzuese: Cilin, cilën mund të frymëzojnë shprehje tashmë të njohura për të gjithë: "Ju kap për leckash e ju nxjerr nga salla..." ose "Ju varim te palmat..."? Cila "opozitare" e mbushur me silikonin e fillimviteve 2000 apo me çantat e këpucët që mund të kushtojnë sa rroga vjetore e njerëzve që pretendon të përfaqësojë e mbrojë, mund të jetë shpresë përmirësimi i një shoqërie, edhe pas "torturave" estetike që i ka bërë vetes?

Për të kaluar e për të parë se çfarë ndodh në shesh dhe në rrjetet sociale. Mos vallë pankarta vulgare, shprehje të rëndomta, veprime vezësh apo domatesh, mund të frymëzojnë e të inkurajojnë solidaritetin ndaj mendimit "ndryshe"?

Asnjëherë nuk kam pretenduar të frymëzoj askënd me këtë "Periferinë" time, thjeshtë kam vëzhguar me vëmendje, respekt e kuriozitet shoqërinë, edhe vajzat, nënat që kanë vendosur të jenë në "qendër". Këto fjali nuk do të doja të merreshin në asnjë mënyrë si kritika dekurajuese, por thjeshtë si një pasqyrë, apo si një xham ku kalimthi "disidentet" e sotme të shohin veten. Nëse duan. A kanë peshë veprimet e tyre të mbushin zemra të zbrazura nga dëshpërimi i realitetit? A arrijnë mesazhet e tyre të ndryshojnë, të bëjnë histori? Prej vitesh e vitesh janë bosh nismat, me pak njerëz protestat dhe organizatorët, apo kush në protestë shkon, zemërohen me shqiptarët: "Si nuk na ndjek njeri! Pse nuk vini të protestoni o..."

Jemi vend i vogël, por këtij vendi nuk i kanë munguar mendjet e bukura. Koha e Rilindjes qe më e mrekullueshmja, por edhe ajo e pasluftës. Nuk dimë se çfarë ka mbetur nga masakra intelektuale e Diktaturës, por ajo që shohim në çështje kudërshtie e opozite, për mendimin tim modest, lë shumë për të dëshiruar.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Petulla Degjenerim moral intelektual. Varferi idesh dhe kreativiteti. SHQIPĖRIA po perjeton nje Shkretetire vlerash e njerezish. Hiq Edi Ramen e lali Erin
avatar
Anonim
shashka e mori me ne fund njeri guximin tua thote cafkave se nuk jane model asgjeje te mire?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226