Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:49 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Luga e Argjendtė
Dhurata Thanasi
21 Prill 2012 21:56
Linguine me kunguj, nenexhik dhe bajame
Të dashur lexues të Lugës së Argjendtë, këte radhe dua t’ju prezantoj një pjatë të thjeshtë por shumë të shijshme. Perbëresit e saj janë jo pak veçse kurues dhe ndihmues të shëndetit tonë. Duke qenë një pjatë ndjellëse, edhe femijët, apo ata vogëlushë që nuk pëlqejnë zarzavatet do ta hanë e shijojë gjithë qejf. Makaronat linguine me kunguj, nenexhik të freskët dhe bajame ofrojnë një pjatë gjithë vitamina, antioksidantë dhe fibra. Gatim të këndshëm!


Shkalla e vështirësisë
: e lehtë
Koha e përgatitjes: 40 min
Kalori: 490
Vera shoqëruese: e bardhë tip Fallerio dei Colli Ascolani, apo Pinot Grigio
Përbërësit për 6 persona
450 gr makarona te tipit linguine
500 gr kungull i freskët
50 gr bajame të qeruara
40 gr bajame të prera në feta të holla
100 djath i tipit parmigian
18 fletë nenexhik i freskët
gjysme thelbi hudhër
2 lugë gjelle majdanoz i coptuar
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë, piper
Përgatitja
Në një tigan ku keni hedhur 3 lugë gjelle vaj ulliri, filloni të skuqni pakëngapak bajamet në feta të holla. Mundohuni vetëm ti zverdhni paksa. Prisni kungujt e freskët në gjysma, mundohuni t’u shmangni farëzat dhe zemrën, nëse kanë dhe hidhini në ujë të përvëluar me kripë duke i lënë në të për gati 5-6 minuta dhe më vonë kullojini me anë të një kullese. Ruajeni ujin në të cilin janë zjerë kungujt.
Bluajini ne mikser kungujt, fletët e nenexhikut, bajamet e qëruara, djathin parmigian dhe 1.5 ml vaj ulliri, derisa te perftoni një krem, të cilit në fund i shtoni kripë e piper sipas dëshirës.
Hidhni makaronat linguine të ziejnë në ujin ku ishin zjerë mëparë kungujt (nëse nuk ka mjaftueshëm ujë mund të shtoni ca). Lërini të zjejnë por jo shumë, pothuajse 7-8 minuta ose sa është përcaktuar mbi letrën mbështjellëse. Hidhini në një pjatancë dhe mëpas shtoni kremin e përgatitur më parë, duke u siguruar që makaronat janë përzjerë mirë me të. Sipas dëshirës mund të shtoni pak vaj ulliri të freskët. Ndajini nëpër pjata dhe së fundi zbulurojini makaronat me bajamet e prera në feta.
Këshillë: Personalisht, bajamet e prera në feta për zbukurim nuk i zverdh në vaj ulliri dhe tigan, por i vendos në një letër furre të hapura mirë dhe i pjek për 5 minuta në temperaturë 180 C.
avatar
Po i përgjigjeni komentit të anonim të datës 24 Prill 2012 16:19

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Analist
Marsida Tufina Najdeni wawwww, dikur kam njohur nje mik prej Italie, qe e gatoi ne nje mbremje kete past me kunguj, edhe kurre s'kam ditur ta gatuaj, por me ka mbet ne mendje gjate... do ta provoj patjeter tani. Rrofsh e qofsh qe nuk perton t'na i shkruash. :)
avatar
Anonim
Dario Te mrekullueshme dolen, i beri gruaja, as ka nevoje per pesto genoveze kjo eshte shum ma e lir! rrofsh
avatar
Anonim
arditi na kenaqe me keto recetat e tua te lumshin duart :)
avatar
Anonim
Helios. mmmmm shume e shishme tlumshin duart :)
avatar
Anonim
Flora Mua me pelqeu, por pak te ujshme ato kungujt, me mire ti lijer ne kullese sepse kishin shume uje ne zjerjje.
avatar
Anonim
lila O Dhurata, na ver ndonje gstim me mish, se keto na shendoshin!
avatar
Anonim
Fabio Io le ho provate...erano buonissime!
avatar
Anonim
mira Dhurata une e provova doli shume e shijshme, kishte pak shijen e pestos genoveze. Bera figur te mire me prinderit. Falemnderit!
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Falemnderit per pergjigjet dhe pyetjet tuaja!
avatar
Anonim
anonim mmmmm e shpejt dhe e shijshme duket por kam pershtypjen qe e do dhe nje gote vere qe gjithcka te jete mese e perkryer
avatar
Anonim
Eni Dangellija Sa recete e kendshme, do ta provoj patjeter, nje ide shume e mire .. Si e quajne ndryshe nenexhikun, gjehet kollaj?
avatar
Anonim
teuta nenexhikut ndryshe i thone dhjozem, ose mendres
avatar
Anonim
nicky jaimson shume te bukura ne pamje, jam i sigurte qe do jene edhe te shijshme. do i provoj dhe per shijen do jap koment heres tjeter.
avatar
Anonim
Erindi Tek perberesit nuk figurojne fare linguinet. Sa eshte sasia??
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Sh e drejte Erind, Makaronat e tipit linguine jane 450gr, mase kjo per 6 persona. Ju falenderoj shume per verejtjen!
avatar
Anonim
Erind Dhurata, paksa vone pergjigja ime por doja t'iu thoja se receta eshte bere gatim i perhershem tani. Linguinet shume te shijshme keshtu. Faleminderit!
avatar
Anonim
Sot E dashur Dhurata do te perpiqem ti bej sot :))
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Do te me pelqente te kisha njefare ose " si me doli gatimi " nga ana juaj:)). Me pelqen kur shumekush reagon dhe jep informacion persa ka gatuar dhe nese i ka pelqyer receta. Respekte!
avatar
Anonim
eri Faleminderit per kete recete qe duket mjaft interesante! Do ta provojme me patjeter :-))
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175