Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Luga e Argjendtė
Dhurata Thanasi
28 Qershor 2012 17:56
Fërges Tirone
Rikthim në traditë
Fërgesë Tirane, ose siç thone “tironcit”: “Fërges Tirone”, është një pjatë që e kam shumë përzemër! Edhe pse origjina e familjes sime nuk ështe nga kjo treve, dhe sic thuhet ne raste te tilla nga Tironcit “nuk e kena n’gjak”, në familjen time kjo pjatë është gatuar përherë dhe si shumë pjata të tjera tradicionale është emblemë e kuzhinës autoktone shqiptare. Duke biseduar me shume miq të mij, qe punojnë ka vite ne sektorin e shërbimit te restoranteve apo dhe duke u konsultuar me amvisa të familjeve autoktone tiranase kam mësuar që, si çdo gatesë antike dhe e vjetër në kohë, fërgesësës i është i vështirë përcaktimi me saktësi i zanafillës së saj si në kohë ashtu dhe në gjeografinë e territorit. Por është fakt që familje si Bakkallët, Demnerët, Alla-jt, Petrelasit, Karaj-t, Tafaj-t etj, e kanë gatuar këtë pjatë në “fterret dhe tavat e dheut të tyne” sipas të njëjtës mënyrë. Një miku im, studiues i historisë së artit kulinar autokton shqiptar, Zoti Mondi Kikino, më shpjegoi që fërgesa tiranase mundi që ti shpëtojë dhe “ngrirjes” së traditës që ushqimi social i periudhës së socializmit i imponoi kuzhinës shqiptare. Kjo pjatë ndjellëse dhe gjithë shijë ka brenda saj përbërësit kryesorë të gatesave të kohës që e lindi si, t’lynin, ose vajin apo sallon (dhjamin e kafshëve), gjizën, mishin ose melçitë e zeza, miellin dhe specin e kuq djegës. Qepët dhe hudhrat, të cilat dhe ato janë pjesë përbërëse e recetës, sipas tiranasve, janë shtuar shumë më vonë, por që tashmë përbëjnë elementët kryesorë të saj. Shumëkush fërgesën e quan dhe tavë dheu, pasi përbërësit e saj pasi fërgohen, vendosen në një tavë dheu dhe futen në furrë “derisa me i dal t’lynit cipër”. Kjo gatesë nuk duhet ngatërruar me “fergesën e verës” siç quhet dhe ndryshe fërgesa e gatuar me speca, domate, djathë të bardhë dhe vezë. Fërgesa autoktone, është e gatuar, sipas tiranasve në receten që do të jap më poshtë, për të cilën falënderoj zonjën Zeqine Hoxha, një amvisë tiranase, që me ëndë e dëshirë gatuan dhe “mban gjallë” traditën e kësaj treve, mbitëgjitha mikpritëse, zemërbardhë dhe historike. Shpresoj ta shijoni dhe si çdo tiranas do t’ju uronte, ju them: “Ju boft mir inshallah!”

Fërges Tirone

Përbërësit
500 gr mëlçi të zeza (ose dhe mish, kjo sipas dëshirës)
500 gr gjizë e bardhë
2 qepë mesatare
1 kokërr hudhër (sipas dëshirës)
1 lugë gjelle miell
Pak spec djegës (jeshil, i kuq)
250 gr lëng mishi, ose ujë i ngrohtë
4-5 lugë gjellë vaj
2-3 gjethe dafine (sipas dëshirës, shumëkush nuk e duron dot aromën e fortë të mëlçive dhe dafina në këtë rast aromatizon dhe ul këtë efekt)
Enët që nevojiten
Tigan me bazë 20-22 cm
Tave dheu ose argjile

Përgatitja
Në një tigan ku është nxehur vaji, hidhen mëlçitë e prera copacopa dhe fërgohen mire. Kur të jetë arritur avullimi i gjithë lëngut që përmbajnë hiqen nga zjarri dhe lihen veçantë. Përseri në tigan shtohet vaj dhe qepet e prera hollë, fërgohen derisa të zverdhen shtohet mielli dhe trazohen me lugë druri në mënyrë që të shmanget formimi i topthave. Mëpas shtohet lëngu i ngrohtë i mishit. Masës që është trashur i shtohet gjiza dhe trazohet që të njëtrajtësohet me qepën dhe miellin. Pasi fillon të zjejë i shtohen mëlçitë e zjera mëparë, speci djegës, thelpijtë e hudhrës (të paprerë) trazohen përsëri dhe transferohen në tavën e dheut. Tava futet në furrë të nxehur mëparë dhe piqet derisa ti dalë vaji sipër (“me i dal t’lynit cipër”). Shërbehet e nxehtë.

Këshilla “pa para”
Për të larë xhamat e shtëpive tona mund të përdorim ujë çezmë dhe fërkuar me letër gazetash. Efekti qe do të kemi është “i befasueshëm”. Xhamat do të shkëlqejnë.
Kini parasysh se nëse keni furre sobë me ventilim është e mira që ta përdorni. Pjekja me ventilim do t’ju kursejë 30% të energjisë elektrike në krahasim me pjekjen e zakonshme. Përdorimi i “grill” ju harxhon së tepërmi energji ndaj e mira është ta përdorni vetëm në 5 minutat e fundit të pjekjes së tavës që keni në furrë.

Një mënyrë tjetër për të mosharxhuar ujin është momenti kur lahemi. Para se të lahemi, ujin e ftohtë që del nga dushi derisa të vije i ngrohti, mund ta mbledhim në një legen dhe ta përdorim për ujitjen e luleve apo shpëlarjen e çorapeve apo shamive të duarve etj. Po të mendojmë sesa ujë derdhet kot në shtepitë tona, nuk do çuditemi më për faturën e fundmuajit.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Mirella Nuk eshte fare gje e mire kjo qe thoni ore anonim
avatar
Analist
Marsida Tufina Najdeni Nuk ja vlen te ofendoj trevat e tjera per te ngritur timen lart, sepse jom tironse nuk e kam ne edukate te shaj te tjeret, sic bejn syresh gjithe delenxhit e tjere, edhe pse njerez kane ardhur e jane bere ne Tirone. Duhet te falenderojme Dhuraten per receten, edhe t'i lutemi per te tjera plot, se guzhina jone eshte kaq e pasur. Une pershembull dua te di si behet boza, meqe eshte vere e plasem vape, me nje kup akullorje... edhe jeta je mo!
avatar
Anonim
KASANDRA PO IK ANEJ MI MERR VESH TI
avatar
Anonim
L6 Marsida je Flori (tė lutem mos mė keq kuptosh) po ku tė vajti mėndja pėr Bozen, do tė ishte nje kėnaqėsi e veēante nė se do tė kishte nje artikull tė tillė se si bėhet Boza
avatar
Anonim
hyrije sinanaj faleminderit per receten e fergeses te falederoj edhe per keshillat e kursimeve per ujin se ne afrik e nuk kane per te pire e ne eshperdorojm per te lare oboret
avatar
Analist
Marsida Tufina Najdeni Po prandaj s'bejm perpara ne si popull, e kemi keto shtetare te korruptuar, sepse populli jone di te nxjerre vetem cmirxhinj. Treva e Tiranes (edhe ju lutem hapni ndonje liber lexoni, se s'keni per te vdekur) eshte nder me te vjetrat ne rrajon. Kalate qe ka Tirana si ka kush tjeter. Pasuria e nje populli shihet ke folklori, qe Tirana e ka shume te pasur. Tek gastronomia, qe kerkush tjeter si kjo treve di te gatuaje. Tek Arti, qe ka nxjerre nder piktoret me te hershem ne vend.
avatar
Anonim
Celtina Nje nga pjatat e mia te preferuara. Vetem se deri tani vetem e haja, nuk e gatuaja. Rrofsh Dhurata qe na vure receten qe te filloj ta gatuaj dhe une. Do te te them me pas rezultatet :)
avatar
Anonim
Anjeza Une do ta pergatis kete fergese, e dashur Dhurata dhe do t'ia ve perpara nje tiransi; te shohim se ē'do te haje me pare...:)
avatar
Anonim
Mirela O Dhurata, se ketu gjithe mendjen te kritikojne e kane. \Ty goc te falemnderit qe na jep dhe evokon receta nga tradita jone. Ne po nuk deshem vendin tone dhe traditat tona, nuk mund te duam dhe respektojme tjetrin. Si mund te thuash qe Fergesa nuk eshte tiranase. menjehere mendja tek turku nga shkon. Po kjo ka dhe emrin te tille. Ti shume mire qe hulumton dhe kerkon. Plus, Tirana eshte vend me shume tradita, esdhepse tironsit nuk mburren sepse i binte tu mburreshin vehtes se tyne.
avatar
Anonim
BeT Melēia eshte problematike,se nuk duron ne zjarr me shume se 5 minuta,ndryshe ha gome.Nuk e dija qe tirana paska tradita kaq te vjetra,por psh,melēia e gatuar me qepe(fegato alla veneta)eshte nje pergatitje e shpejte dhe e shijshme.Melēia eshte e gatuar edhe ne zgare,por e pjekur shume,qete jete e bute brenda.Perdorim me te madh gjen e ftohte(patč),ka hekur dhe rekomandohet per ata qe vuajne nga anemia.
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Me fal qe nuk e perfundova, Mishi ka qene fillimisht me i perdoruri, dhe gjyshja ime thoshte" per te shkuar tek kocka kalohet nga mishi" do te thoite qe kur nuk kishte mish, shkohej tej melcia apo shpretka. Shumekush e ben dhe me te "perbrendeshme" fergesen. Shuuume falemnderit per komentin:)))
avatar
Analist
Marsida Tufina Najdeni Ne fakt une me melci e kam ngrene sepse keshtu me shijon tej mase, duke qene se s'para preferoj mishin. Por di te them, qe te gatuash gjellet e treves te Tiranes (per kohen e stergjysherve flas) duhet te kishe bollik (e bolliku ne Tirone s'ka munguar asnjehere), sepse nga vete ingredientet qe ka perdorur kjo treve.
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Miredita BeT, Nuk e di ku jeton gjeografikisht, por edhe sikur te mos jetonit ne Tirane, ju ftoj te vini dhe te njihni historine e saj si nje vend me shume tradita dhe vetem 92 vjecare si kryeqytet i Shqiperise. Tirana nuk eshte vetem Pallati i Kultures, Bulevardi "Deshmoret e Kombit" apo Blloku. Tirana, jane shtepite prej qerpici te rruges se Kavajes, Kalase se Tiranes dhe ures se Vjeter te saj, rrethinat, Kalaja e Preses, Kalaja e Petreles, Banjat publike te Mnereve etj etj
avatar
Anonim
BeT Dhurata,i kam pare shtepite prej balte(ju i thoni qerpiē allaturka).E kam pare Tiranen edhe ne fshatrat e thalla ne Dajt,Petrele,Bastar etj.Fshatra mo,si gjithe Shqiperia.Fergesa tiranase i ngjan nje gatimi turk,me gjize;kam nje turk afer,qe ka piceri dhe ben gatime te tilla e shoqja.Psh,Qyprilliu i pare(vezir ne Stamboll)ka qene guzhinier.Megjithate rubrika jote eshte e bukur.Une jetoj ne Itali,punoj guzhinier,nenen e kam korēare.Di gje nga guzhina korēare ti?Suksese per rubriken!
avatar
Anonim
BeT Dhuarat,kam qene 8 vjet ne shkolla ne Tirane,por ne mosha studentore hanim qofte.Po qe per kuzhinen tradicionale,veshtire se nje komb t'i shpike gjerat vete,psh,pizza thuhet se eshte shpikur ne Napoli,por origjinen e ka nga Orienti.Meqe kam qene i apasionuar ne histori,di qe Tirana ka difekt trashegimie(200vjet)kur Korēa,Berati(Qyprillinjte )e krahina te tjera si Janina,Prizreni ishin ku e ku per tradita.Mos ti prish entuziazmin"tironsave";si te krahasosh Nju Jorkun me Bagdadin.Flm per rubriken
avatar
Anonim
Tironcja Po qe ke te drejt ti mor Bet, po ju tregoj se cndodhi ne rradhe te gjizes... Nje tironc i kerkoi te gjithe atyre qe ishin ne rradhe te tregonin pasaportat..... rezultati vetem ky personi rezultoi tironc, se i kishtu shku mendaja te hante fergese, te tjeret ishin ata qe shajne tironen
avatar
Anonim
Tr Diana Te lumte goja e dashur, shqiptaret e bejne si dhelpra dhe rrushte, kur si arrinte dot dhelpra rrushte tha; sjane te emble sjane per mua.......Torina e tironcave, me tradita dhe kulture te vjeter. ju pershendes
avatar
Anonim
sala @bet, ne tirane e ke bo shkollen lale, po hapesire pas presjes se paske mesu dot lale... se kuptoj pse mbyteni me nje gote uje... bravo dhurata, na ke kenaq me keto recetat...
avatar
Anonim
BeT @sala,mos je gje ai sala i madh fare,ai qe di nga te tera,edhe nga fergesa,edhe nga turshite?Kur mesonim shqipen e sakte,na thuhej se nuk lihet hapesire pas presjes;nuk di sesi shkruhet tani,se ti po me godet atje ku kisha pak rivale.He mo,se shaka po bejme.Ndihmojme grate te gatuajne dhe hame me shije,ē'na duhet te mbytemi me goten e ujit!
avatar
Anonim
BeT @sala,mos je gje ai sala i madh fare,ai qe di nga te tera,edhe nga fergesa,edhe nga turshite?Kur mesonim shqipen e sakte,na thuhej se nuk lihet hapesire pas presjes;nuk di sesi shkruhet tani,se ti po me godet atje ku kisha pak rivale.He mo,se shaka po bejme.Ndihmojme grate te gatuajne dhe hame me shije,ē'na duhet te mbytemi me goten e ujit!
Rezultate tė tjera: Mbpara   1   2   3   4   Para
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173