Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:38 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Luga e Argjendtė
Dhurata Thanasi
22 Tetor 2012 12:17
Tradita në gatim dhe Oda Dibrane
Kush nuk ka njohur të paktën një dibran ''denbabaden'' nga Dibra apo dhe nga Rruga e Dibrës në Tiranë? Kush nuk ka degjuar për Odën Dibrane? Kush nuk i ka dëgjuar këngët e dasmës dhe të trimërisë dibrane kënduar nga Liri Rasha, Arif Vladi e Azis Ndreu? E kush nuk ka dëgjuar për Kanunin e Skënderbeut, Luginën e Drinit, Liqenet e Lurës, për madhështine e Korrabit, Fushën e Kastriotit, Kalanë e Grezhdanit, mënçurinë e Haki Stërmillit, diplomacine e Iljas Pashë Dibrës, artin e Drita Agollit dhe Fehmi Oshafit? Është e pamundur! E shtrirë në luginën e Drinit, historikisht Dibra, siç është cituar dhe nga Prof. Doc Kristo Frasheri, ndodhet ne “verilindje te Shqipërisë së brendëshme”, atyku kryqezoheshin shume rrugë të qyteterimeve të lashta. Siç dhe tradita popullore e transmeton lokalizimin e Dibres në dy fjalë “ n’Gjur e Bizhur” (në Lurë e Manastir), nuk është e rastësishme që ky “Ven i lum” të prodhojë kaq histori , njerëz të shquar, traditë, mikpritje. Nuk është e rastestësishme gjithashtu që tradita e gatimit të jetë një nga më të pasurat me pjata, prodhime dhe gatesat më të mira të Shqipërisë. Duke qënë antikisht një vend ku kanë “hyrë e dalë” tregti, zejtari, ushtri, të huaj, karvane, kjo trevë ka qenë e pasur në “ mall e gjë’”. Si rrjedhim, gatimi ka qenë një ndër majat e diamantit të kultures dhe traditës Dibrane. Unë nuk mund të lë pa përmendur disa nga gatesat më simbol të saj, gatuar siç dibranëve u pëlqen ta theksojnë « ka zojat e shpis », duke filluar nga « Sheçerpare, Shandetlije, Jufka me Pul Fshati, Kulloshtër n’Tav, Petllat e Malsis, Pule me Arra,e Pul m’Qull, Hallve Dibre, Fli’ me Renda, Bungur i Omël, « kompostot e reçelnat e me kumlla, molla, thana ne qershi », etj. Vetem e famshmja hallve Dibrane gatuhet gati në katër mënyra, me miell gruri, miell misri, me trahana dhe gështenja. Të gjitha këto gatime dibranët e dibranet i ruajnë me fanatizëm , sic ruajnë dialektin e tyre të rrallë dhe natyrën e pashoqe. Kësaj radhe dua ti ngre hymn dy gatimeve, të cilat i provova pak ditë më parë në Peshkopi gjatë festivalit të Odës Dibrane dhe Panairit e Agrobiznesit, dhe bëhet fjalë për Pulë n’ Qull dhe Sheqerpare me Arra. Festa e Bajramit po afron dhe ku ka më bukur sesa të festohet me dy pjata të tilla, të krahines së Dibrës dhe traditës shqiptare!

Pul n’ Qull ( 4 veta)
Përbërësit
1 pulë rreth 1kg ( mirë do të ishte Pule fshati)
5-6 lugë gjellë Miell Misri (mundësisht miell i bardhë)
200 gr Gjalpë
Lisna (njëlloj rigoni që rritet kryesisht në krahinën e Dibrës dhe veri të Shqipërisë)
Kripë,
1 – ½ kg Lëng pule
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim pulën e pastruar, e mbulojmë me ujë, shtojmë kripën dhe e lemë të zjejë rreth 30 minuta. Mëpas e kullojmë dhe lëngun e lemë mënjëanë. Në një tenxhere tjetër vendosim gjalpin, e lemë të shkrijë dhe hedhim miellin e misrit, të cilin e skuqim dalëngadalë që të marrë një ngjyrë kapuçinoje, jo kafe. Antikisht, mielli skuqej në tavë, e vendosur mbi thëngjij druri, dhe pasi ishte gatuar, shtohej pula, lisnat, dhe lëngu i pulës. Mbulohet me kapak, dhe futet në furrë. Mbulimi me kapak bëhet për shkak se mielli i misrit shkakton shumë fllucka që derdhen, si dhe bën që pula të piqet dhe nga avulli që krojohet. Pasi lihet rreth 30 minuta ne furrë, kontrollohet nëse është trashur. Serviret e ngrohtë.

Detaj: Për përgatitjen e kesaj pjate të thjeshte por shumë të lashtë duhet vetëm kujdes në skuqjen e miellit te misrit. Duhet të gatuhet në nje tenxhere ku nxehtesia që merr gatimi, të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtëshme gjithandej. Dibranët i vënë shumë rëndësi mënyrës se si gatuhet, e cila për ta është “avaz m’vehte”
Pija shoqëruese: Raki kumblle e Doshishtit
Kënga Shoqëruese: “O bilbil i Malit” kënduar nga Liri Rasha

Sheçerpare me arra
Përbërësit
400 gr miell
100 gr sheqer
150 gr gjalpë
3-4 të verdha vezësh
Arra të qeruara ( rreth 20-25 kokrra)
Për sherbetin
450 gr sheqer
600 ml ujë
Gjethe sherebelë ose mullagë

Përgatitja
Përgatitet sherbet duke hedhur në një tenxhere fillimisht sheqerin, ujin dhe fletët e sherebelës (këtë të fundit kush e dëshiron) dhe e lemë për një periudhe gati 30 minuta në zjarr mesatar që të shkrihet mirë sheqeri dhe të trashet. Mëpas fillojmë përgatitjen e e sheqepareve duke perzier te verdhat e vezëve me sheqerin dhe gjalpin. Përzjerja bëhet me dorë dhe dalengadalë në mënyrë që të arrihet shkrirja e plotë e sheqerit. Me vonë shtohet mielli dhe , sipas dëshirës dhe pak sodë buke (në të shkuarën kjo e fundit nuk përdorej). Masa punohet derisa të formohet një brum homogjen, te cilin e mbeshtjellim me një cope kuzhine prej bezeje dhe e lemë te vijë për gati 30 minuta në një vend të freskët. Më vonë brumin e ndajme ne copa të vogla rrumbullake dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. I Shtypim pak në sipërfaqe dhe vendosim nga nje arrë. I pjekim në një furrë me ventilim të nxehur më parë në temperaturë 200 gradëC dhe i lemë të piqen për 30 min. Sapo ti nxjerrim nga furra u hedhim sherbetin me anën e një luge apo qemsheje. E servirim të ftohtë!
Pija shoqëruese: Verë e kuqe e Dibrës së Madhe
Kënga shoqëruese: “Diell e Hanë kur ndriçojnë“ - kënduar nga Lumnije Ibrahimi
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Albanezi E paske amrre Shqiperine me radhe, po muajin tjeter per ke qytet do te shkruani? E mira do te ishte te jepeshin me shume receta, edhe Tirana ka te tjera dhe te flitej me shume per historine e gatimeve qe njerezit ti mesojne ca gjera. Urime!
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Falemnderit!
avatar
Anonim
Hamiti Dhurata te lumte qe shkruan keshtu, me nje gur ke vrare 4 zogj!
avatar
Anonim
Mira dhuarata e di si e ben blogun ti? Qe njeriu e lexon dhe i shkon goja leng, e degjon zhurmen e daulleve, dhe atmosferen e lindjes se pjates. Me kenaq moj vajze. realisht na kenaqe te gjithe sensat :)
avatar
Anonim
sanie Tamam si pri dibre ke shkrujt:))
avatar
Anonim
Esheshi Edhe kesaj radhe, si gjithmone, e ke tundur! Bravo!
avatar
Anonim
Arlinda Bravo bravo, e besova tani qe epashe me syte e mij! Te lumte!
avatar
Anonim
vera Dhurata a ke bere ndonje liber guzhine|? po ta besh na thuaj se e blejm:))
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Vera eshte ne plan per vitin qe vjen! Falemnderit qe ju mungon nje gje e tille!
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Ju falenderoj per vleresimin dhe fjalet e mira! Respekte te gjitheve!
avatar
Anonim
Drini Me kete shkrim na e ke hap Rugen e Arbrit.
avatar
Anonim
Malesorja Jufkat e dibres me pule nuk i ben njeri
avatar
Anonim
Eli Dhurata ngadibra jeni ju?
avatar
Top Komentator
Dhurata Thanasi Eli, jo nuk jam nga Dibra, por dua dhe respektoj shume kete krahine dhe banoret e saj. I shquaj si punetore e fjalepake dhe qe dine mire ku duhet te shkojne. Falemnderit per pyetjen!
avatar
Anonim
Erdi Pa harruar dhe nje embelsire tjeter Dibrane,pavarsisht se sot veshtire ta gjesh TRICEN e famshme
avatar
Anonim
Bora Korabit ca osht trica se o tu m'ra t'fikt.jom tu e nxjer fmin pa pjek..hahaa
avatar
Anonim
Marsi Edhe sarmat jane dibrane, dhe shendetlije eshte dibrane, dhe nuk e kisha degjuar shantaklile, shendetlije ka dhe etimologji te kuptueshme, qer te le shendet me gjithe ato qe ka brenda. Bravo Dhurata
avatar
Anonim
Alb-Germani ke harru qumshtorin o sa i shijshem.dhe ai osht dibran ene jufkat
avatar
Anonim
Fatmiri Dibra eshte vendi me i bukur qe kam pare! E gjithe krahina!
avatar
Anonim
Aida Skrim i mire shume! Recetat famntastike
Rezultate tė tjera: Mbpara   1   2   3   4   Para
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175