Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Dita e katėrt
Valbona Sulēe
12 Maj 2017 14:29
Heronjtë e fjalës së ndyrë
“Shpesh i vinte të rrëmbente një kovë me ujë të sapunosur dhe të kruante rrugët, sheshet publike, qeverinë, parlamentin, burokracinë dhe kur të kishte mbaruar me to, të lante edhe disa gojë. Kishte aq shumë zhul për t’u pastruar, kaq shumë copa të thyera për t’u ngjitur, kaq shumë gabime për t’u korrigjuar.”

  E ka fjalën për Stambollin personazhi Perri në romanin e fundit të shkrimtares turke Elif Shafak, po e njëjta ndjesi të kaplon ndonjëherë edhe në Tiranë.

  Si për shembull tani kur njerëzia është ndarë sërish më dysh pas publikimit të një publicisti në rrjetin social lidhur me përfaqësuesen e BE-së në Shqipëri, kur në fakt duhet të qëndrojë fort dhe prerë në një anë. Në anën e mbrojtjes së dinjitetit të njeriut dhe mospërdhosjes me fjalë.

  Ajo që më bëri përshtypje në mbrojtësit e publicistit ishte kuadri I fjalës së lirë. Nëpër rreshta lexohej edhe ndonjë vërejtje për gjuhën e përdorur që dukshëm ishte në fushën e fyerjes jo thjesht të një gruaje, por të të gjitha grave, në bazë të moralit, por nga frika se mos I merrnin për censor, shpejtonin të theksonin që këto ishin gjëra që duheshin toleruar në emër të një të mirë, më të madhe, siç është fjala e lirë.

  Jo dhe Jo. Ju lutem, jo. Është e rëndësishme të ndahemi nga kjo kulturë dhune verbale ndaj grave dhe vajzave, që në mungesë të argumentit ose për ta shtuar peshën e argumentit, etiketojnë me fjalë rrugësh. Të biem njëherë të vetme dakord që të shash dikë, funksionar ose jo, në publik, për vepra të supozuara të moralshme, nuk është ushtrim I fjalës së lirë. Është thjeshtë fjalë e ndyrë.

  Është kjo kulturë që mban në këmbë dhe “trimëron” atë numër të frikshëm burrash e djemsh që të ngrenë dorën ndaj grave dhe vajzave, duke u marrë dhe jetën. Ka një fjalë gjuha shqipe për të gjithë ata që kur maten me një grua përdorin nderin si mburojë. I quan burracakë. Se përdorimi I këtij fjalori është shenjë frike kur mbetesh cullak në betejën e argumentave. Kur personat publikë denigrojnë në mënyrë kaq të ulët një grua, ç’mund të pres nga të tjerët?

  Kush merret me politikë e ka provuar më shumë se njëherë në kurriz se kur mbarojnë argumentat, debatuesit i kthehen gjinisë. Gratë dhe vajzat që janë në Parlament a qeveri a gjyqësor janë përballur më shumë se njëherë me këtë gjuhë, po të gjithë e kanë konsideruar normale se politika është ashtu.

  Jo dhe jo. Nuk është normale. Ta themi me zë të lartë dhe të qëndrojmë fort: Nuk është normale.

  Mund të ngushëllohemi që ishte sërish një burrë , ai që I kërkoi falje zonjës së fyer. Duke na përfaqësuar dhe duke na nderuar të gjithëve ne që nuk pajtohemi me këtë gjuhë. Po sa jemi? Nëse nuk e bëjmë këtë publike, nuk do ta mësojmë kurrë. E keqja gjen terren kur e mira ka frikë të flasë.

  Dhe kështu në vend që të kemi heronj të fjalës së lirë, fabrikojmë heronj të fjalës së ndyrë.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
20 vjeēarja shtatzėnė:Ndihem grua e plotėsuar nga jeta 100%
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 18/08/2017, Viti VII - NR.194