Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar E TĖ TJERA-E TĖ TJERA
Arben Duka
22 Dhjetor 2013 17:53
Fragmente poeme
Labovë, moj Labovë
Burra të dëgjuar
 
U lindën në Labovë,
plot burra të dëgjuar,
për ta kënga e fundit,
akoma nuk është shkruar.
 
I pari Spiro Stoja,
ky Spiro Kapedani,
sa vite që kalojnë,
atij i shtohet nami.
 
I pari Spiro Stoja,
që ja ka bërë fora,
që grekun në Tërbuq,
e zuri mu nga dora.
 
Dhe Nane Panajoti,
ç’shkëlqim mes errësirës,
fole në fshat i ngriti,
virtytit dhe së mirës.
 
Të ndritur si ky Meksi,
nuk kish vendi të dytë,
me Dhjatën e Vangjelit,
Perëndia foli shqip.
 
I vetmi në Janinë,
që s’ra kur ra kalaja,
krishteri i Aliut,
vigani Thanas Vaja.
 
Po thonë-që dhe Çaushi,
që emrin kish Dhimitër,
dhe dhjamë e dyll’i tretur,
sot prehet në Shën-Mitër.
 
Pak histori...
 
Këndoj për dy Arhondër,
Vangjelë e Kostandinë,
që përmendore ngritën,
mu brenda në Athinë.
 
Picari dhe Kolonja,
i mbanin sytë nga ne,
Labova-kryezonja,
si yll ndriste në re.
 
Kur fshatrave të tjerë,
me shenja ende flisnin,
bastunët e fildishtë,
në Luar i trokisnin.
 
Të tjerët rrotull mbanin,
qeleshe si relike,
në kokë Labova mbante,
kapele republike.
 
Këndoj për dy Arhondër,
Në botë të dëgjuar,
S’e zbeh lavdinë e tyre,
pallati i rrëzuar.
 
Vangjel e Kostandin,
dhe s’kish Ballkani tjetër,
se kishin shërbëtorë,
njëmijedyqind grekër….
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
eftiqia nga Labova sjam, jam nga tepelena ty o arben duka flori tu befte pena.Nuse ne nokove laboven kam degjuar,kryqi i saj me nam ne histori eshte shkruar. te uroj jete te gjate.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169