Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:43 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Grimca Urbane
Evis Cerga
22 Shkurt 2013 18:28
7 marsi in anteprima

Meqë jam tip që nuk duroj dot, edhe këto rradhë po i shkruaj pa rradhë. Sepse besoj që 7 marsi, si 14 shkurti, ose duhen festuar gjatë gjithë vitit, ose më mirë le të humbin në obskurantizëm.

Për mësuesit është shkruar e folur shumë, ndër vite, e kryesisht në dritë pozitive. E kështu duhet edhe të jetë. E kështu edhe ka qënë.

Në fakt, këto rradhë nuk do t’i përdor për të lëvduar punën e mësuesëve dhe mësueseve që na mësuan duke na dhënë mësim, por edhe duke mos na e dhënë këtë të fundit.

Mësuesi është prind i dytë, ishte slogani i kohës dikur, por në fakt bota nuk ka hequr dorë nga ky slogan asnjëherë. Ajo botë e cila arsimimin e fëmijëve e ka parë lidhur ngushtë me edukatën, por edhe me drejtimin e udhëzimin e duhur të fëmijëve në jetën, që deri në moshën e ëndërrave është sipas librave. Pikërisht këtë detyrë të vështirë, por edhe misionare kanë pasur e do të kenë mësuesit.

Por më lejoni t’i referohem përvojës sime konkrete, në vend që të bëj variacione mbi një temë që të gjithë ata që do ta lexojnë këtë shkrim e kanë “hequr vetë mbi kurriz”.

Shkollat në të cilat unë kam mësuar kanë qënë ndër ato “të privilegjuarat”. 11 janari (sot Edit Durham, që megjithë respektin për Editin, nuk e kam kuptuar kurrë se përse kjo shkollë e ndërroi emrin e ne prapë kur marrim taksi themi tek 11 janari, edhe në ato raste kur taksisti është i epokës së “Edit Durhamit”, përsa i takon mbërritjes në Tiranë) dhe “Asim Vokshi” ose për ata që nuk e dinë Gjuhët e Huaja. Do të kisha pasur dëshirë që t’i përmendja me emër një për një të gjithë mësuesit “e mirë“ të këtyre shkollave, por jam e sigurt që ata e dinë. Ama ata “të këqinjt” do kisha dashur t’i bëja “telef” sepse jo vetëm që nuk na mësuan gjë prej gjëje, por përkundrazi here pas here me qëndrimet e tyre ishin përgjegjës që na e kthyen shkollën në “ferr”.

Le të ndalem një hop…Për shkollën fillore e tetëvjecare përgjithësisht njerëzit flasin mirë, ca nga që nuk iu kujtohen gjërat tamam, por ca edhe ngaqë ndoshta pa e kuptuar që është pikërisht ajo baza e njeriut që sot drejton bankën, zyrën, ndërmarrjen dhe rrjedhimisht reflekton ato mësime që mori apo nuk mori në ato banka. Për shkollën time tetëvjecare ka shumë dëshmitarë që ishte një shkollë e mirë. Dhe këtu po e mbyll me kaq. Por për shkollën e mesme i kam nja dy tre fjali. Në këtë shkollë edhe nxënësit ishin “të privilegjuar”, duke më përfshirë edhe mua, sepse “privilegjin” gjithmonë e kam parë si gjë të mirë. Në këtë shkollë mësonin fëmijë prindërish “me pozitë“ ose “me partishmëri të lartë“ ndaj edhe mësuesit pritej të ishin “të aftë“ për të tilla pritshmëri.

Mësuesit e lëndës kryesore, pra gjuhës së huaj ishin “si shpirt”, sic do të kishin dashur 2010-shat që t’i quaja. Na mbështesnin, na ndihmonin që gjuhën e huaj ta mësonim në kontekstin e vendit të origjinës së saj. Herë me kaseta, e herë me libra e revista, nën dorë e mbi dorë, sipas rastit. Këta mësues që në pjesën dërmuese të rasteve e zotëronin vetë mirë gjuhën që shpjegonin, na u bënë edhe shokë e na e bënë jetën shkollore “t’ia vlente barra qeranë“. Por ata “të tjerët” nuk mundën kurrë ta bënin një gjë të tillë. Disa prej tyre hynin në kategorinë “me partishmëri të lartë“ që me fjalë të tjera donte të thoshte që lënda qoftë matematikë, fiskulturë, apo fizikë e histori duhej doemos të lidhej me Partinë dhe mësimet e saj. Këta më së shumti ishin të paaftë për lëndën që jepnin, por për shkak të kushedi c’rrethane ndodheshin në ato vende pune. Këta jo vetëm që nuk arritën të na fusnin gjë në kokë, por përkundrazi nuk na krijuan asnjë mundësi që ne ta donim Partinë. Sot është e mundur të duash ose jo shumë parti, ose asnjë prej tyre, por atëherë kjo nuk mundej të ndodhte kurësesi. Sigurisht që shumë nga këta mësues të partishmërisë së asaj kohe “pollën” ata të “partishmërive” të kësaj kohe. Grupi tjetër ishin mësuesit “e rreptë“. Këtu futeshin mësues që jepnin letërsi, histori, por edhe fiskulturë, matematikë e fizikë. Ndërsa këto dy llojet e fundit mund të kishin një shpjegim, të filozofisë ruse të shkencave ekzakte, historia, letërsia dhe sidomos fiskultura nuk kishin asnjë justifikim. Cfarë mund t’i bënte njeriu historisë, në fund të fundit, përvec se të tregonte që në x vit kishte filluar lufta, e në aksh kishte përfunduar. Cfarë interpretimi priste prej teje një mësues që që kur hynte në klasë e kishte deklaruar të fituar “betejën e trëndafilave”. Humbësi nuk ishte Eskili, por ti. Letërsia duhej të ishte një lëndë posacërisht e bukur, me vend për të zhvilluar imagjinatën (brenda kufijve të vendosur nga koha dhe sistemi), por e bukur gjithësesi. A ka mundësi që letërsia dhe gjuha shqipe të ktheheshin në dy lëndë makth për nxënësit. E në rastin e shkollës time, kjo ishte e mundur. Më kujtohet sesi ngriheshim me gjunjët që na dridheshin përpara dërrasës së zezë, për ditën tonë të zezë dhe sesi mësuesja (edhe kjo e dinte që do të dilte fitimtare) na fliste me shpoti dhe hera-herës edhe na hutonte duke e ditur që do ta humbisnim fillin, dhe ashtu ndodhte. Më kujtohet triumfi sidomos në rastet kur mesatarja jote varej nga nota në lëndën e saj. Por ajo që nuk shtyhej as me vaj dhe as me uthull dhe që nuk kishte vend ku të rrinte, ishte…fiskultura. Më kujtohet fare qartë sidomos dimrave, kur në të ftohtë mësuesja e fiskulturës, me zë të cjerrë ( nuk e di nëse kjo ishte profesionale, apo “virtyt” që e fitonin gjatë viteve të punës) na kërkonte të bënim fiskulturë me kilota. Disave prej nesh u vinte zor, se edhe po rriteshim dhe përpara shokëve (ndonjëri që edhe na pëlqente) nuk donim të dukeshim si pula të rrjepura me mishin kokërr nga të ftohtët. Por kush të linte? Duhej të kapërceje kalucin dhe kur t’i me lotët gati në sy i kërkoje të mos të detyronte ta bëje se do mbesje si thes mbi të, ajo jo vetëm që nuk ua vinte veshin përgjërimeve të tua, por të zgjidhte ty të parën, si model.

Për mësuesit mirë do të ishte që të flitej gjithnjë mirë, por realiteti ka treguar që shumë prej nesh e kanë nganjë mësues, apo dy që e kanë “fiksim” për dackat, shpullat, fjalët si “debile”, apo shkuljet e flokëve. Mirë do të kishte qenë që këto rradhë të kishin një fund të lumtur apo

një zgjidhje deux ex machina, por kjo është e pamundur. Le të kënaqemi me faktin që mendimi ynë për ta sot është i kthjelluar dhe ne e dimë vendin e vërtetë të tyre. Ndërkaq, in anteprima, shumë respekt dhe dashuri për mësonjësit tanë…
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
anonim bravo gregori! ky eshte arsyetim qe vlen dhe ne fakt keto gazetaret qe marrin persiper misionin e te "informuarit dhe te edukuarit" te opinionit publik nuk bejne gje tjeter vecse bejne shkrime si muhabete kafenesh. cila zyshe ishte e mire apo cila zyshe ishte e keqe. nuk meren me sistemin arsimor, me injorancen qe ka pllakosur kete brez diplomash te blera ne cdo cep e qe tu flasesh per libra u dukesh demode. P.S mer ty evi e kam: po tani si behet me keto gocat qe i shef me kilota rrugeve???
avatar
Anonim
jonel cfare dmth obskurantizem??perdorni fjalet e ghuhes shqipe..se eshte bastarduar guja fare....
avatar
Anonim
Gregori Po shoh qe nje pjese e komentuesve kane "hequr" shume nga zushat e fiskultures, por interesante, nuk thon qe sot pse shkojne bejne fiskulture me pare, dhe sa njerez e kane kete mundesi, te paguajne per te patur nje trup ne forme. Shume ankohen nga letersia apo matematika. ndersa sot nuk dijne asgje nga letersia moshat paralele te asaj kohe me nxenesit e sotem. Sa te lumtur jane njerezit per injorancen qe zoterojne sot, nuk njohin as gjuhen shqipe pa lere pastaj letersine e me tutje shkencat.
avatar
Anonim
a.a e madhe Evis. skoku im i ngushte dhe une vinim here here tek ora e fiskultures ......pa kuptuar se po i kontibonim ne dramacitetin e situates. Mbas kaq vjetesh vazhdojne te mbeten koherat me te bukura. derdha lot kur te lexova. Qofsh mire.
avatar
Anonim
A. Me ktheve pas nder vite Evis. Jane mese te verteta keto qe thua. Mesuesja e letersise per klasat e anglishtes ishte nje tmerr i vertete. Po bio-kimin e harrove? Sa lende e rendesishme ishte tek gjuhet e huaja? Sa nxenes jane djegur se nuk kane patur noten e marksizmit 8? Dhe lista vazhdon por gjithmone do te kujtoja me nostalgji mesuesen e gjuhes shqipe Nadia. Ishte me mira. Do te doja qe edhe mesuesja ime e anglishtes te kishte qene kaq e mire sa mesuese Nadia.
avatar
Anonim
Ani Hahhahaha Evis, e kam lexuar shkrimin me buze ne gaz, sa nostalgji. Une kam mbaruar para teje dhe ēuditerisht dhe une do veēoja "mesuesen" e kultures fizike qe me hoqi deshiren e te berit fizkulture. Ne daē ma beso po edhe sot e kujtoj kur jam ne palester. Megjithate kujtimet e mira jane me te shumta, respekt per ato zonja e ata zoterinj te cilet i patem si prinder te dyte.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173