Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Grimca Urbane
Evis Cerga
8 Mars 2013 11:31
8 marsi që nuk vjen…
Për 8 marsin të gjithë mendojnë c’dhuratë tu bëjnë nënave, ndërsa unë do të kisha dashur që ajo të vazhdonte të ISHTE në jetën time.

Nuk do të jetë ky një rrëfim i dhembshëm, por edhe pa dhembje nëna nuk na sjell në jetë. Do marr shkas nga një ditë që e kremtojmë prej vitesh, për të hedhur ca rradhë në letër. Do të kisha dashur shumë të shkruaja gjërë e gjatë për nënat, por sot, sot do të shkruaj për mamanë time.

Nëse do të më kërkonin sot të shkruaja një temë hartimi apo ese për nënën time, do ta kisha nisur me fjalët: Për ato që nuk ia thashë dot kurrë nënës sime…

Jeta ime dhe e familjes sime për shumëkënd ka qënë e lakmuar. Prej rrethanave të kohës. Por për mendimin tim, atë të një fëmije, e cila ndahet nga prindërit në klasën e gjashtë të shkollës tetëvjecare, nuk ishte aspak e tillë. Kjo ishte ndarja ime e parë me nënën time. Këtë gjë e mësova atëherë. Vetëm se ajo që nuk dija ishte se kjo do të ishte një ndër shumë ndarje të tjera që do ta pasonin atë. Për shumë vite, tetë për të qënë të saktë, jetuam të ndara, unë në Evropë, ajo në Lindjen e Mesme të përfaqësuar nga vendi i Piramidave dhe Faraonëve për shumë, por nga pisllëku, vapa dhe lagështia për të tjerë. Në ato vite nuk kishte skype, iphone, celularë apo videokonferenca. Në ato kohë, madje, shumëkush nuk kishte as telefon. Lidhja ime me mamanë time realizohej përmes “kartave që vinin e shkonin në Misirin fort të largët”, të cilat shpesh i laja me lot (jam e sigurt që njësoj ishte edhe për të). Ishte e panatyrshme kjo ndarje, por ashtu ishte Fati ynë. I panatyrshëm. Dhe në këto rradhë nuk do të shkruaj fare për këtë. Gjatë tetë vjetëve takoheshim një herë në dy vjet për katërmbëdhjetë ditë, gjatë së cilave unë i ngjitesha nga pas dhe nuk e lija të bënte “xhap”. Gjatë asaj kohe ajo duhet të vinte në shkollën time të takonte mësueset e mia për tu interesuar për mbarëvajtjen time në shkollë, duhej të merrte “feedback” nga fisi e komshijtë për sjelljen time, e cila sigurisht ishte e pashembullt. Nxënëse e mirë, e sjellshme, e dashur me shokët e shoqet (dhe ata që janë në facebook këtë mund ta dëshmojnë).

Mamaja ime do të kishte dashur shumë që unë të isha nxënësja më e mirë e klasës. Por unë nuk isha dot. Unë do të kisha dashur shumë që nëna ime të kishte qënë pranë meje atëherë, sepse tani nuk do t’i shkruaja këto rrjeshta.

Mamaja ime nuk ishte dot pranë meje as në shkollën e mesme, dhe as në universitet, viti i parë i të cilit koincidoi me 91-shin dhe vitin kur unë u largova nga Shqipëria për në Misir. Fati ynë e donte që pikërisht atëherë prindërit e mi të ktheheshin në atdhe dhe unë …dhe unë të qëndroja

në vendin e lindjes së Dalidasë, Omar Sherifit e të tjerë personazhe të panjohur për publikun shqiptar.

Do të kalonin edhe katër vjet të tjera që ne të takoheshim sërish. Por edhe atëherë shpesh na ndanin e bashkonin mendime e ide të ndryshme për jetën.

Mamaja ime kërkonte gjëra të ndryshme, më të mira, më të bukura, e ndoshta me të drejtë, më të menduara se unë. Por unë, unë cfarë bëra. Bëra atë që mendova se duhej të bëja për të mirën time, në mënyrë,ndoshta egoiste, pa menduar për të. Sot nuk ka gjë në botë që nuk do të kisha dhënë për një mundësi për të folur sërish me të. Për t’i shpjeguar se cdo budallëllëk që bëra nuk ishte për të mërzitur atë, por për të provuar veten, pa kuptuar rezultatin që mund të sillte. Sot do të kisha dhënë shumë për të pirë një kafe me të, për t’i folur për dhimbjen e dhembit të djalit, për shkrimet e mia, për jetën pa të, për gjërat që do të kisha dashur të bëja me të. Kisha menduar shumë gjëra, por jo që ajo do të largohej aq e re dhe që dhembja e saj nuk do të më ndahej për asnjë cast.

Nuk dua të jem e trishtë, por 8 marsi, kështu është sepse sa herë shkruajmë për nënat dhe mendojmë për to nuk mundemi të mos ndjejmë zemrën të na cëmbojë.

Ndaj këtë 8 mars, më lejoni t’i shpreh këto ndjenja, rrëmujë, për nënën time. Nënën time që do të kisha dashur ta kisha…
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Kate Jam 80 vjec, nena ime do te ish sot 105 vjet.Duke lexuar shkrimin tend Evis, pashe veten time ne rini. Kam jetuar edhe une shume vite larg nenes time te dashur dhe sot me qan žemra te jem nje dite me te. Nuk mund te zere asnje vendin e nenes. Shkrimet e tua jane shume njerezore. Te pershendes
avatar
Anonim
Mimoza Rastesisht e lexova kete shkrim dhe me trishtove sepse une e kam njohur mamane tende kur ishte e fejuar me babain tend, me pas kur u martua dhe deri kur linde ti e u bere disa vjec, sepse ju kisha komshij dhe me pas ju u larguat tek petro nini diku dhe une ne 91 shkova ne Gjermani ku jetoj edhe sot. Degjova nga motra per fatkeqesine Katit dhe u merzita shume, ajo ishte modeli i nje gruaje moderne por shume modeste, njerezore e dashur dhe me temperament, une e doja dhe kisha idhull
avatar
Anonim
meri na mallengjeve... une sapo i kam kaluar te 30 dhe nuk jetoj ne nje shtepi me mamane time por une cdo sekond te jetes time mundohem ta ndaj me te nje nje menyre ose nje tjeter, ne tel, ne mendime, rri me te cdo fundjave shume gjate, sepse e ndjej qe jeta eshte shume e shkurter per tu cmallur me nenen. nuk dua te kem pengje per kohen qe nuk ja kushtova dot, megjithese ajo mbetet gjithmone kohe e pamjaftueshme. ju pershendes
avatar
Anonim
Flutra Evis, mos mendo se je vetem, kujtdo i mbushen syte me lot ndersa te lexon ty, por mua, Mires , Evelines e shume te tjerave si ne, na kujtojne vitet e vegjelise e te rinise qe i kaluam pa prinderit.Rremujshem do t'i hedh edhe une kujtimet, se jane aq shume , por e di si ngushellohem, vetem kur permend njerez te afert qe na u gjenden prane ne ato vite. Mira e organizoi vete dasmen e vet dhe prinderit erdhen nga larg, si te ftuar ne dasmen e vajzes. Kujtime te trishta, jane tonat.
avatar
Anonim
Kela Sa bukur, ndjenjat e forta mund te shprehen vetem rremujshem: Nje nene vetem nje nene ka ne bote...
avatar
Anonim
miri Ah sa me ke prekur me kete shkrim!
avatar
Anonim
grimca kaq e sinqerte dhe kaq e dhimbshme! ... te pergezoj ! me sinqeriteti e dhimbjen tende ti jep shprese ! sa e sa te tjerave qe se bejne dot ! ..te lumte !:)
avatar
Anonim
Ditt Rasisht e lexova ket tekst dhe me merziti shumm sepse une nukk kamm nene me ka vdekurr prejj kur isha 8 muaj
avatar
Anonim
Sociologia E kam veshtire te komentoj ketu, por desha te pershendes ne nje fare menyre...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173