Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Luga e Argjendtė
Dhurata Thanasi
22 Tetor 2012 12:17
Tradita në gatim dhe Oda Dibrane
Kush nuk ka njohur të paktën një dibran ''denbabaden'' nga Dibra apo dhe nga Rruga e Dibrës në Tiranë? Kush nuk ka degjuar për Odën Dibrane? Kush nuk i ka dëgjuar këngët e dasmës dhe të trimërisë dibrane kënduar nga Liri Rasha, Arif Vladi e Azis Ndreu? E kush nuk ka dëgjuar për Kanunin e Skënderbeut, Luginën e Drinit, Liqenet e Lurës, për madhështine e Korrabit, Fushën e Kastriotit, Kalanë e Grezhdanit, mënçurinë e Haki Stërmillit, diplomacine e Iljas Pashë Dibrës, artin e Drita Agollit dhe Fehmi Oshafit? Është e pamundur! E shtrirë në luginën e Drinit, historikisht Dibra, siç është cituar dhe nga Prof. Doc Kristo Frasheri, ndodhet ne “verilindje te Shqipërisë së brendëshme”, atyku kryqezoheshin shume rrugë të qyteterimeve të lashta. Siç dhe tradita popullore e transmeton lokalizimin e Dibres në dy fjalë “ n’Gjur e Bizhur” (në Lurë e Manastir), nuk është e rastësishme që ky “Ven i lum” të prodhojë kaq histori , njerëz të shquar, traditë, mikpritje. Nuk është e rastestësishme gjithashtu që tradita e gatimit të jetë një nga më të pasurat me pjata, prodhime dhe gatesat më të mira të Shqipërisë. Duke qënë antikisht një vend ku kanë “hyrë e dalë” tregti, zejtari, ushtri, të huaj, karvane, kjo trevë ka qenë e pasur në “ mall e gjë’”. Si rrjedhim, gatimi ka qenë një ndër majat e diamantit të kultures dhe traditës Dibrane. Unë nuk mund të lë pa përmendur disa nga gatesat më simbol të saj, gatuar siç dibranëve u pëlqen ta theksojnë « ka zojat e shpis », duke filluar nga « Sheçerpare, Shandetlije, Jufka me Pul Fshati, Kulloshtër n’Tav, Petllat e Malsis, Pule me Arra,e Pul m’Qull, Hallve Dibre, Fli’ me Renda, Bungur i Omël, « kompostot e reçelnat e me kumlla, molla, thana ne qershi », etj. Vetem e famshmja hallve Dibrane gatuhet gati në katër mënyra, me miell gruri, miell misri, me trahana dhe gështenja. Të gjitha këto gatime dibranët e dibranet i ruajnë me fanatizëm , sic ruajnë dialektin e tyre të rrallë dhe natyrën e pashoqe. Kësaj radhe dua ti ngre hymn dy gatimeve, të cilat i provova pak ditë më parë në Peshkopi gjatë festivalit të Odës Dibrane dhe Panairit e Agrobiznesit, dhe bëhet fjalë për Pulë n’ Qull dhe Sheqerpare me Arra. Festa e Bajramit po afron dhe ku ka më bukur sesa të festohet me dy pjata të tilla, të krahines së Dibrës dhe traditës shqiptare!

Pul n’ Qull ( 4 veta)
Përbërësit
1 pulë rreth 1kg ( mirë do të ishte Pule fshati)
5-6 lugë gjellë Miell Misri (mundësisht miell i bardhë)
200 gr Gjalpë
Lisna (njëlloj rigoni që rritet kryesisht në krahinën e Dibrës dhe veri të Shqipërisë)
Kripë,
1 – ½ kg Lëng pule
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim pulën e pastruar, e mbulojmë me ujë, shtojmë kripën dhe e lemë të zjejë rreth 30 minuta. Mëpas e kullojmë dhe lëngun e lemë mënjëanë. Në një tenxhere tjetër vendosim gjalpin, e lemë të shkrijë dhe hedhim miellin e misrit, të cilin e skuqim dalëngadalë që të marrë një ngjyrë kapuçinoje, jo kafe. Antikisht, mielli skuqej në tavë, e vendosur mbi thëngjij druri, dhe pasi ishte gatuar, shtohej pula, lisnat, dhe lëngu i pulës. Mbulohet me kapak, dhe futet në furrë. Mbulimi me kapak bëhet për shkak se mielli i misrit shkakton shumë fllucka që derdhen, si dhe bën që pula të piqet dhe nga avulli që krojohet. Pasi lihet rreth 30 minuta ne furrë, kontrollohet nëse është trashur. Serviret e ngrohtë.

Detaj: Për përgatitjen e kesaj pjate të thjeshte por shumë të lashtë duhet vetëm kujdes në skuqjen e miellit te misrit. Duhet të gatuhet në nje tenxhere ku nxehtesia që merr gatimi, të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtëshme gjithandej. Dibranët i vënë shumë rëndësi mënyrës se si gatuhet, e cila për ta është “avaz m’vehte”
Pija shoqëruese: Raki kumblle e Doshishtit
Kënga Shoqëruese: “O bilbil i Malit” kënduar nga Liri Rasha

Sheçerpare me arra
Përbërësit
400 gr miell
100 gr sheqer
150 gr gjalpë
3-4 të verdha vezësh
Arra të qeruara ( rreth 20-25 kokrra)
Për sherbetin
450 gr sheqer
600 ml ujë
Gjethe sherebelë ose mullagë

Përgatitja
Përgatitet sherbet duke hedhur në një tenxhere fillimisht sheqerin, ujin dhe fletët e sherebelës (këtë të fundit kush e dëshiron) dhe e lemë për një periudhe gati 30 minuta në zjarr mesatar që të shkrihet mirë sheqeri dhe të trashet. Mëpas fillojmë përgatitjen e e sheqepareve duke perzier te verdhat e vezëve me sheqerin dhe gjalpin. Përzjerja bëhet me dorë dhe dalengadalë në mënyrë që të arrihet shkrirja e plotë e sheqerit. Me vonë shtohet mielli dhe , sipas dëshirës dhe pak sodë buke (në të shkuarën kjo e fundit nuk përdorej). Masa punohet derisa të formohet një brum homogjen, te cilin e mbeshtjellim me një cope kuzhine prej bezeje dhe e lemë te vijë për gati 30 minuta në një vend të freskët. Më vonë brumin e ndajme ne copa të vogla rrumbullake dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. I Shtypim pak në sipërfaqe dhe vendosim nga nje arrë. I pjekim në një furrë me ventilim të nxehur më parë në temperaturë 200 gradëC dhe i lemë të piqen për 30 min. Sapo ti nxjerrim nga furra u hedhim sherbetin me anën e një luge apo qemsheje. E servirim të ftohtë!
Pija shoqëruese: Verë e kuqe e Dibrës së Madhe
Kënga shoqëruese: “Diell e Hanë kur ndriçojnë“ - kënduar nga Lumnije Ibrahimi
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ami A din njeri te beje Qeshqek Dibre .... Nese mundeni te me jepni nje recete si behet
avatar
Anonim
amanda shum recet e mir sheqerparja
avatar
Anonim
erjona un du gatime tradicionale dibrane a mun mi ipni pak se i du per shkoll set
avatar
Anonim
ana love dibra
avatar
Anonim
david bravo kjo esht tradita e dibres un i di sepse jam vet nga dibra dhe si gatimet e dibres nuk ka :)
avatar
Anonim
Bebw123 Dhurata ktu me ke pelqyer. kemi posterat e tua te varura te dhoma Eres, hoqem ato te 1D. Ne te duam shum ktu babrru. Puc, t'fala burrit. <3
avatar
Anonim
mario Po pse nuk e ke me ketew blogun mi
avatar
Anonim
keidi po ku i gjeni keto fjale moj
avatar
Anonim
lolo :d Dhurata Thanasi je 1-she
avatar
Anonim
arm5and receta me e sakte e jufkave qe qarkullojne ne rrjet...
avatar
Anonim
anais nje thesar i pazbuluar...ju pergezoj per shkrimin duke qene se jam vete dibrane dhe do thoja qe me te vertete qe gatimet dibrane veshtire se harrohen
avatar
Anonim
Martin Ti e paske marr Shqiprin me radhe
avatar
Anonim
Vladimir O Dhurata te lumte,
avatar
Anonim
anonim EH DIBRA KA SHUME GJERA QE DUHEN VIZITUAR NGA TE TJERET SERIOZISHT E KAM :p
avatar
Anonim
Bebw123 Edhe un mrpsh pz, do krijojm fanclub perDhurata Thanasin? TE DUAM
avatar
Anonim
mark M'pelqen qe i shoqeron recetat me muzike dhe pije! Ide origjinale!
avatar
Anonim
nga dibra Verė e kuqe e Dibrės sė Madhe !!! Dibra nuk prodhone vere !!!
avatar
Anonim
Geri Ka prodhu shash te zi kualitet i dyte A e din pse? Sepse ishte kualitet i pare por duke i vu emrin kualitet i dyte cmimi ishte i favorshem per ne dibranet Pershendetje
avatar
Anonim
Ftmiri Ti per mua je gazetarja me e mire e kesaj gazete, ke zgjedhur nje menyre shume te mire per te paraqitur vlerat e vendit tent.
avatar
Anonim
ejsi me pelqen gatimet dibrane
Rezultate tė tjera: 1   2   3   4   Para
Intervista
'Bashkėqeverisja', Cano:Qytetarėt marrin pėrgjigje brenda 10 ditėve
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16