Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
5 Janar 2017 18:04
A do të mbetet Tirana një katund i madh?
Dikur Tirana ishte kryeqyteti ku katundarët vinin e bëheshin qytetarë, jo vetëm në kuptimin e origjinës dhe vendbanimit, por më shumë në atë të përmirësimit në fushën e dijes, kulturës dhe edukatës qytetare. Ishte.

Sot, edhe pse vitet bëjnë përpara, dëshirat, ëndrrat, pikat e referimit të metropolit tonë të dashur janë modifikuar shumë, pa arritur ende finesën dhe avangardën, të denja për një kryeqytet në portat e Europës nënë.
Eshtë e vërtetë që politika ka ndërtuar e shkatërruar formën tamam si vëllezërit në legjendën e Rozafës kalanë, dhe pa formën e duhur përmbajtja lodhet e stërmundohet të qëndrojë, por ama, u bënë shumë, 25 vite e në vend që gjërat të ishin gati për një qytetari e europianizim, duket se do të duhen 25 vite të tjera për ta arritur këtë.

Për një koinçidencë të papërsëritshmë historike: SHBA, BE në një zë e të vendosur  për integrimin tonë, dhe fryma moderne dhe properëndimore shtetformuese si në Qeverinë qendrore, ashtu dhe në atë vendore, - duam s’duam, - do të realizojnë më në fund një formë ashtu siç e meritojmë, por a jemi të gatshëm ta mbushim me përmbajtjen e duhur?
 
Edhe këtë 2017 shoh të strukur e me kokë të ulur njerëz që peshojnë, ndërkohë që vazhdojnë të krekosen si palloi me bishtin e tij, njerëzit bosh. Thjeshtë puthadorë të cilësdo parti e qeveri e grumbullues të mirash personale në dëm të të përgjithshmes si shoqëri, mbulues të vërtetash e manipulues faktesh. Provincialë, të cilët atë valixhen simbolike prej dërrase e kanë përherë bosh, vazhdojnë të kenë imunitete politike dhe ekonomike të pashpjegueshme në rrugëtimin që detyrimisht do të bëjmë.
 
Një shtet, nëse të tillë më në fund një do të ndërtojmë, i ka të gjitha mjetet të kalojë në sitë në të gjitha nivelet hileqarët që marrin parà publike dhe me ato para asgjë ose fare pak bëjnë, siç i kemi parë në gjithë këto vite. Mjaft më me zonjat e peliçeve, çantave, makinave, të parave që vijnë si nga punë të pakryera për komunitetin, ashtu dhe nga trafiqe që ende, në sy të të gjithëve vazhdojnë. Tirana nuk mund t’iu ndënshtrohet ceremonive, jetesës kitsch të këtyre individëve që duket se me dinakërinë e babëzinë materiale rehatshëm mbijetojnë.
 
Jemi një vend i vogël, kaq i bukur, me Tiranën metropol gjithnjë nën shënjestrën e zhvatjes së provincialëve valixhedërrasebosh që sot i gjejmë kudo e kurdo. Sot, tani, dhe vetëm tani e kemi një shans: Të vëmë në piedestal qytetarët e punëve të mira, cilësore e të ndershme, e të kthejmë aty ku e meritojnë katundarët në mendime e punë, që Tiranës i kanë hequr shkëlqimin si metropol. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
k MĖ FALNI SE NUK DI NGA VINI JU ZONJĖ POR NE NĖ TIRANĖ KISHIM NJĖ BEJTEXHI TĖ MREKULLUSHĖM DHE TĖ NJOHUR NGA TĖ GJITHĖ I CILI KA LĖNĖ NJĖ BEJTE ORIGJINALE QĖ ĖSHTĖ EDHE PĖRGJIGJA PYETJES QĖ I JEP TITULLIN ARTIKULLIT.AI QUHEJ SEFER DAJA DHE VARGJET E TIJ QĖ MUND TI AFROJ ME ATO TĖ XH.XHOJSIT ISHIN ; - KATUNAR O KRY PARURĖ, -IQIN VJET ME NEJT M'TIRON -TI QYTETAR NUK BOHESH KURRĖ.
avatar
Anonim
Une Le t'ia fillojme se shume e rendon klimen e kryeqyetit rehatia e njerezve qe hane ne kurrizin e atyre qe punojne e trasnsmetojne kulture pune. Shkrimi i bukur dhe i ndjere
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274