Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:55 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
24 Prill 2017 13:38
Ambulanca kalon dhe në kohë lufte 
Fjalët e z. Tritan Shehu në Report TV pas protestës së Partisë Demoktarike ishin vërtetë të bukura e shpresëdhënëse: "...Protesta me bllokimin e disa akseve rrugore në vend ishte civile, paqësore...".
Vërtetë pozitive: këtë duhet të mësojë të bëjë një vend që shkon drejt Perëndimit dhe qytetarisë: Të dijë të protestojë, të dijë të pretendojë, pa i rënë në kurriz të tjerëve. Por shumë shpejt, pamjet e para që erdhën nga kameramanët në terren nuk janë tamam ashtu sic z. Shehu do të dëshironte të ishin.

Të shohësh autoambulancat e bllokuara në trafik dhe eksponentë të PD-së të debatojnë me familjarët e të kërkojnë të verifikojnë cfarë ka dhe si është gjendja e të sëmurit në autoambulancë nuk është një shenjë e mirë demokracie. Autoambulancat me të sëmurë kalojnë edhe në kohë lufte, kalojnë barrikada me ushtarë e rebelë. Kjo është historia e mbi këtë ndërtohet parimi i pashkruar dhe i shkruar i dy palëve në konflikt, edhe kur konflikti është tepër i rëndë. Ambulacat palestineze të bllokuara me fëmijë të sapolindur në postblloqet izraelite, kur kanë ndodhur, kanë skandalizuar të gjithë botën mbarë duke marrë vëmëndje të gjërë mediatike e duke minimizuar këtë fenomen pas kritikave dhe distancimeve të të gjithëve.

Urojmë që ato pamje të shëmtuara të kësaj proteste të zhduken e të mos përsëriten më jo vetëm në protestën e opozitës shqiptare, por në asnjë rrethanë tjetër të shqiptarëve në qejf apo në revoltë.
E duke përgëzuar në përgjithësi tendencën konstruktive të protestës së opozitës, na lejoni të shprehim dicka: Sot, në Shqipërinë e 2017, duhet të ishin të tjera protesta për përmirësimin e ecjen përpara të të gjithëve. Partitë shqiptare i kanë fituar të drejtat e privilegjet e tyre që pas viteve '90. U rritën, u forcuan, u rrëzuan e u rilindën.. disa natyrshëm vdiqën. U bënë pronë e disave e disa u hapën dyert të gjithëve. Partitë sot në Shqipëri janë më të fituarat, në pozitë apo në opozitë. Sot në Shqipëri, ndërgjegja kombëtare duhet të sillte në rrugë të tjera kërkesa, atë të drejtësisë, të pronës, të meritokracisë, të mjedisit për krijimin e një shteti të të drejtave e të një Shqipërie gjithnjë e më të bukur dhe civile.

Protesta e një partie (në pozitë a opozitë qoftë) e cila e ka pushtetin dhe komoditetin ekonomik të siguruar me kuotat shtetërore dhe të anëtarësimit, me përfaqësinë në legjislativ dhe në administratë, media e kudo, është sot si një "luftë" me mullinjtë e erës që nuk kap ndjenjat gjithëpërfshirëse, por vetëm të atyre që patën privilegje e që vetëm duke kaluar në opozitë i humbën ato.

Një protestë gjithëpërfshirëse, që vjen si rezultat i krijimit të një gjendje jo të mirë të të gjithëve, e kemi parë si në Shqipëri, edhe kudo: Nuk ka nevojë as për turne, as për organizime. Protestat e vërteta e të ndjera i mbushin rrugët plot me njerëz, i ngrenë nga shtrati i ambulancës edhe të sëmurët, dhe familjarët e tyre s'kanë nevojë aspak të debatojnë. Me asnjë lider apo përfaqësues partie. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Hmm Alba ke te drejte, kur thua se ky eshte rregulli mes dy paleve ne konflikt, por keta te cadres e kane harruar me ke e kane konfliktin. Se nuk u ka bere asnje faj as ai qe eshte ne ambulance, as ata qe duan te shkojne neper punet e tyre dhe bllokohen ne trafik te shkaktuar artificialisht (a thua se ai i natyrshmi, i perditeshmi nuk eshte i mjaftueshem). Keta dreqer mbi toke mesa duket kane konflikt me cdo qenie qe nuk eshte dreq si ata...
avatar
Anonim
tana e logjikshme kjo qe thua
avatar
Anonim
kasem gahinji je e mencur moj vajze.te faa ritvanit .e kam njohur e kur ihte student.ashkpunuam edhe ne shijak. njeii i mire.arist mehpirt te madh.shkrimet e tua zene vend.
avatar
Anonim
oparku Kjo qe po shohi eshte te shkulesh floket ,mjere ne me cfare opozit e m ejerane kemi te bejme.ruajna zot se s'dine c'bejne.
avatar
Anonim
agim Metohu Keshilla te vlefshme per opoziten dhe deshiroj qe tju degjojne
avatar
Anonim
bamja keta jane budallenj moj vajze. Keta skane te krahasuar as me izraelite e as me palestineze, keta jane nje kategori e vecante te marresh
avatar
Anonim
Nje ēadrist ..ne jemi ēeēenet e Saliut !
avatar
Anonim
albi Mjere ky popull per cfare monstrash ka opozite.Po cohu o popull dhe tregoju vendin plehrave qe na kane bllokuar tiranen e po na vjen era e urines deri ne shtepi.O zot hidh nje bombe ne cader
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244