Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 05:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
3 Maj 2016 10:52
Askush nuk e do dhe ndihmon median e lirë
 
Sot është 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kombet e Bashkuara e kanë shënuar këtë ditë si kujtesë ndaj qeverive të botës mbarë, të zbatojnë principet e shtypit të lirë.Të gjithë flasin për shtypin e lirë, por pak e gëlltisin mendimin e lirë dhe natyrshmërinë e daljes në dritë të të vërtetave.
Të themi gjërat siç janë: edhe në jetën e përditshme mes miqsh, kolegësh, familjarësh, kush i thotë gjërat drejtpërdrejtë dhe siç janë, nuk shihet mirë nga të tjerët. Raca njerëzore qënka kështu: I do të vërtetat të zbukuruara dhe lajkatare. Ndaj gazetarët, që kanë misionin e të vërtetës, janë një kategori që në rrugë e sipër e ka parë veten të modifikuar, të përshtatur me masën. Por diferencën e bëjnë vetëm ata që shkojnë kundër rrymës. Dhe ata që shkojnë kundër rrymës janë pasuria Universale e një vendi, e Botës mbarë. OKB dhe UNESCO dëshirojnë përmes kësaj dite, përmes çmimeve të krijuara që kujtojnë gazetarë të vrarë, të ruajnë e të promovojnë një kategori në zhdukje: gazetarët me dashurinë dhe pasionin për të vërtetën.
Në 25 vite shtyp të lirë në Shqipëri, rrjedha e kristaltë e të vërtetës, në rrugën e saj të vështirë për të dalë në sipërfaqe, gjithnjë është goditur me lopata e është mbuluar me dhe, baltë e hedhje betoni, por të vërtetat edhe në këtë mikrokozmosin tonë, këtu në Perëndim të Ballkanit, kanë dalë.
Ashtu si dhe shoqëria, edhe gazetaria shqiptare shpesh shihet e rreshtuar: O të majtë, o të djathtë, o me pozitën, o me opozitën. Shumica. Pastaj ka një pakicë që bën diferencën dhe që mendoj se janë kategoria e gazetarëve që dashurojnë të vërtetën dhe e shohin në sy vetëm atë. Kush dashuron të vërtetën dhe vlerat, fluturon disa pëllëmbë mbi të tjerët, sheh më qartë. Dhe gazetari që dashuron të vërtetën mund të bëjë aleancë vetëm me të mirën, me të drejtën, me të bukurën, me pozitiven. Gazetari që fluturon një pëllëmbë mbi organizata, mbi parti, mbi biznese, mbi institucione, bëhet urë lidhje, urë drite mes të brishtëve të shoqërisë dhe të fortëve që kanë frenat e veprimeve politike dhe ekonomike.
Eshtë e kotë të rendis sot, këtu, hallet dhe problemet e medias së lirë. Sesi në Shqipëri është e detyruar të luftojë për të fituar kacidhet e për të siguruar rrogën në çdo fundmuaji. Këto dihen dhe njihen nga të gjithë: Asnjë nuk është zemërgjerë me median e lirë. Kur vjen puna të paguhen rrogat, sigurimet shoqërore në fund të çdo muaji, edhe BE, OKB apo çdo organizatë e deklaruar në ndihmë të medias së lirë, nuk i sheh këto vështirësi. Sot për Median e lirë  është prerë çdo lloj burim ndihme, që media në Botë i kanë të siguruara: Pak reklama, projektet që i marrin individë të dyshimtë që s’bëjnë asgjë për gazetarët… dhe një organizatë e rëndësishme Europiane, që pikërisht në këtë ditë, kërkon që Media e Lirë t’i propogandojë punën e saj dhe “ndihmën” për Lirinë e shtypit…. falas.(Ndoshta kane frike se media e lire majmet nga pak kacidhe reklame).
Askush nuk e do dhe nuk e ndihmon median e lirë. Dhe kjo është e vërteta.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Droni Jane te pakte profesionistet si ju. Kur nuk gjeni mbeshtetje ju, mendoni c'behet ketu
avatar
Anonim
ina As ti!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226