Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:38 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
30 Maj 2016 13:42
Berisha, ose si të gënjesh njerëzit që të duan e besojnë
Nuk kam asgjë personale me ish-kryeministrin Berisha, madje do të kisha shumë gjëra personale që të shihja tek ai vërtetë një gjysh të shkëlqyer, një baba të mirë, një njeri punëtor e plot pasion. Por vetëm kaq. Nuk mund të them të njëjtën gjë sa i takon raportit të tij me të vërtetën, jo vetëm sot. Por gjithmonë.

Gjithmonë ka një moment që Berisha manipulon të vërtetën dhe bërtet fort. Bezdiset deri në errësim të logjikës dhe përjashton, sulmon këdo që "guxon" t'i thotë që e vërteta nuk është ajo që ai po thotë, por është një tjetër. Prandaj i pëlqen të mbajë afër vetëm ata që nuk e kundërshtojnë, si shumë pushtetarë shqiptarë që preferojnë të rrethohen vetëm nga njerëz që u thonë vetëm "po". Berisha nuk ndryshon mendje edhe para fakteve: Insiston, bërtet, shkruan se e vërteta është ajo që ai thotë.

Na ka ndodhur përherë me lajme që kemi dhënë e që nuk i kanë pëlqyer atij, jo se nuk kanë qenë të vërteta, por tamam për të kundërtën: Ishin mëse të vërteta.
Kështu ndodhte kur vendoste që gazetarët tanë të mos vinin këmbë në PD, kështu ndodhte kur na quante mafiozë kur ne shkruanim kundër mafiozëve, trafikantë kur shkruanim kundër trafikantëve, të korruptuar, kur na sulmon edhe sot e kësaj dite kur denoncojmë përfitues tenderash që nuk ekzistojnë... E vërteta vë në siklet Berishën dhe sjell një reagim të çuditshëm tek ai. Kjo është ajo që vazhdon të ndodhë.

Edhe sot, në lartësinë e 71 vjetëve, nuk e ka problem të nxjerrë në faqen e tij në facebook fusha me kanabis të marra në Colorado, (në website që kushdo mund t'i klikojë e verifikojë), e të thotë që janë në Fier, në Shkodër, apo në Vlorë. Eshtë e drejtë të kesh foto të krimit në flagrancë dhe është detyrë qytetare ta denoncosh. Më kujtohet gazetari Artan Hoxha mes plantacioneve me kanabis në Lazarat; vërtetë ai ishte një scoop, guxim, trimëri për të treguar të vërtetën siç ishte të një Shqipërie të padrejtë, që favorizonte trafikantë. Faktet duhet të tregojnë gjërat siç janë, pa pasur nevojën e retushimeve dhe të servirjeve të fotove të Colorados si fushat me kanabisin tonë.

Berisha edhe sot vazhdon e gabon: Duke përzier të vërtetën me gënjeshtrën krijon një inflacion të vlerave në vend. Duke treguar foto të gënjeshtra mund të bëjë që askush të mos e besojë kur të tregojë foto të vërteta. Por duke thënë gënjeshtra, bën atë që ndoshta ka për qillim të arrijë: Të çojë informacionin e gabuar te njerëzit që me sy mbyllur e duan dhe i besojnë. E kjo është më e trishtuara e fakteve: Të gënjesh njerëzit që të ndjekin e të duan. Por sa mund të vazhdojë kjo lojë? 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Luigji Ajoi- per te cilen akuzon Berishen eshte per ty zonje sepse ti genjen dite nate ne gazete sipas midese politike te komunisteve;Ne 90% te rasteve Berisha flet sakte por ju nuk doni te bindeni..Ju shkoni sipas idese te gomarit kur ujku po e shqyente ai mendonte se ishte enderr Jo zonje mos shif endrra sy hapur
avatar
Anonim
brumi Berisha here ja fut kot e here plot. e ka mire vajza, duke hutuar njerezine shpeton nga paudhesite e veta sic ka shpetuar gjer me sot. eshte dinaku me dinak qe ka pare Shqiperia
avatar
Anonim
vlonjati vetem berisha nuk ja fut kot.kur tha per here te pare per avionet me droge,edhe une e mora per te cmendur,po kur ra riformatua ne divjake.......no koment
avatar
Anonim
i drejti e ka hallin e madh ky. Njerezit e kuptojne dallimin mes geneshtareve dhe atyre qe duan te thone te verteten mos e kini merak. Berisha ka fatin e madh se nuk e prek njeri pa s'ka servil qe e gelltit punen me te.
avatar
Anonim
mandi ju gazetaret mos rini neper studio po mereni nje dit ate kameren dhe dilni neper fshatrat e shqiperis nga jugu ne veri dhe mos beni moral se njerzit e shohin vet realitetin qe kan ardh banditet nga qytetet dhe u kan zaptuar tokat
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223