Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
28 Qershor 2016 11:41
Bizhuteritë e vjedhura të elitës shqiptare
Nuk ka dietë, ngushtim stomaku, torturë kirurgjie plastike që të përmbajë babëzinë e dukshme të një pjese të madhe të Elitës shqiptare që gjen rrugë të tjera për të shpërthyer tafmanë e madhe që ka për çdo gjë dhe nuk ka ku e fut e si ta shprehë.
 
Lajmet e fundit flasin për zmadhime të freskëta të paligjshme vilash pushimesh nga ish-funksionarë të Shtetit që fëmijët i kanë me Ferrari si të ishin pasanikët brez pas brezi të familjeve në perëndim, e jo si ne të gjithë, të dalë nga 50 vjet komunizëm që shfarosi e zhduku çdo të mirë materiale, e mbi të gjitha funksionarë të shtetit më të varfër në Europë.
 
Përgjithësish i quajmë zengjinët e rinj, por këta individë do të plaken e do të vdesin dhe me urinë e madhe shpirtërore që kanë do të ndjehen barkbosh deri në fund. Janë njerëz që nuk dinë t’i gëzohen një luleje, një agimi magjik, yjeve, erës, dashurisë për njëri tjetrin. Dëshirojnë të ulen në divanë me damaskë të artë, pavarësisht se në atë divan nuk kanë askënd me kë të bisedojnë plot dashuri e pa interes.
 
Një mik nga Tirana, një nga ata argjendarë që punon plot pasion e në respekt të rregullave më tregoi: “A e di Alba se edhe sot 95 përqind e parellinjve të Tiranës blejnë bizhuteri të vjedhura?” Më tregoi rastin e njërës që mbante në gisht një diamant shumë të shtrenjtë. “A e di sa shumë kushton – e kishte pyetur argjendari zonjën – Nuk kushton edhe aq”, i ishte përgjigjur gruaja, inkoshiente dhe e paditur sepse e kishte blere të vjedhur nga dikush.
 
Ndërsa në Shqipëri luftohen trafiqet e qënieve njerëzore, ato të drogave e çdo lloj trafiku tjetër, sipas mikut tim argjendar, po lulëzon si asnjëherë tjetër trafiku i sendeve të çmuara të vjedhura nëpër vilat e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera të Europës.
“Në Perëndim është e pamundur të shiten mallrat e vjedhura, sidomos bizhuterite dhe orët e shtrenjta janë të gjitha me kod. Ato vijnë në Shqipëri, ku blihen me çmim disi më të lirë nga paria shqiptare”, më tregon ky mik.
 
Para 15 vitesh, njoha një grua ish-ministri që kishte pasionin të blinte çdo gjë te një tip që shiste nëpër Tiranë bizhuteri të vjedhura e krenohej me to. Habitesha atëherë, siç edhe habitem sot. Në jetën time vetëm 3 bizhuteri kam dhe për mua mbartin dhe një datë të shënuar: një ma dhuruan prindërit kur u diplomova, një im shoq kur linda vajzën e një tjetër dy miq në një përvjetor. I ruaj si gjërat më të bukura sepse kanë dhe historinë e tyre. Sa vlerë dhe si do t’ua lënë fëmijëve bizhuteritë e vjedhura elitat e Tiranës? “Merre bija ime këtë. E kam blerë fare lirë se ishte e vjedhur?”
 Të paktën, të nisim e të bëhemi sa më shumë e t’i përçmojmë, derisa në Shqipëri të nisë e të zbatohet seriozish LIGJI.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Atdhetari Ju pergezoj mike. Ju ne Shqiperi keni nga keto fenomene. Ne Kosove č kemi tradite qe bizhuterite e vjedhme jane haram. Nuses, vajzes ja dhurojne vetem te afermit.
avatar
Anonim
Klodi Cfare barkshpuarish
avatar
Anonim
Erlis Epo te gjithe nuk blejme dot moj Alba se aq rroge kemi. Se ato qe i kishim te trasheguara nga stergjysherit na i vodhi regjimi qe shume shpesh keto grate e argjendareve shprehin nostalgji...beje edhe nje shkrim per kete nese ke kohe
avatar
Anonim
blerta Nuk kane cfare te hane te shkretet. Duhet kulture dhe per te mbajtur larg vetes gjerat e vjedhura
avatar
Anonim
genta Te lumte Alba. Eshte e vertete kjo qe shkruan. 100 perqind
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226