Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
11 Shtator 2015 13:53
Civilizim i ngurtësuar
Sa herë që e përditshmja na rrëzon përtokë me lajme dekurajuese sa i takon ngritjes në piramidën e suksesit të njerëzve që nuk e meritojnë, ndodh një fenomen: Të gjithë iu kthehemi shkrimeve e letrave të të mençurve të së shkuarës.
Duket sikur inteligjenca jonë, morali, drejtësia, mirësia, pozitivizmi, civilizimi janë ngrirë në frigoriferin e kohës e na duhet që herë pas here të nxjerrim, të shkrijmë e të konsumojmë fjalë e punë nga mendje të ndriçuara.

Këto ditë, kur lajmet e Prengës, Ndokës, Ndocajt etj, janë kryefjala e aktualitetit tonë, njerëzit në rrjete sociale lexojnë dhe shpërndajnë letrën me fjalët e bukura, të thjeshta, të drejta, të trishtuara, të mira... që shkrimtari Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) u la 4 fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, Efterpisë. Leximet e kësaj letre dhe shpërndarjet kalojnë disa fish atë të lajmeve të zakonshme.

Njerëzit kanë etje për gjëra të pastra, të vërteta, e i kërkojnë në memorien tonë të përbashkët. Ja një pjesëz nga kjo letër, ku shkrimtari, para se të shuhej u linte amanet fëmijeve të dinin se inati e mendjemadhësia kanë bërë dëme të mëdha dhe se talenti dhe prirja nuk vlejnë asgjë pa punë dhe kulturë...
 
"...Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arsyes. Shpesh, zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arsyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndërroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.  
 
Ta doni dhe nderoni mamanë, se ka qenë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo përvoje mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.
.."
 
 
Sot, kush flet dhe vepron drejt e mirë konsiderohet si budallai apo naivi i radhës. Nuk vlerësohet dhe as ngrihet në piedestal nga sistemi social dhe politik. Rrugën më të lirë dhe të begatë e kanë manipuluesit e të vërtetave dhe të mirave materiale. Kjo "modë" vazhdon e sidomos, këtu në Shqipëri, e kemi veçanërisht përzemër.
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
I drejti Shpresa ka vetem nga shqiptaret qe jetojne jashte dhe rriten ne nje bote me rregulla se ketu jemi ne xhungel
avatar
Anonim
guri i ngurtesuar qe nga epoka e neolitit
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274