Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
3 Korrik 2017 17:59
Deliri të ikë me vapën
Ikën dhe zgjedhjet e 25 qershorit duke shfryrë pompozitetin e disave dhe duke sjellë habinë e të tjerëve për vëmendjen që një popull i tërë u dedikoi e besoi. Shpresoj që e gjitha sa ndodhi të lexohet mirë e qartë për cilindo protagonist pa hatërmbetje e sidomos, ç'ndodhi, të ketë shfryrë një delir që prej vitesh ka mbërthyer jo pak nga ne. S'e di nëse është parë nga të gjithë?

Ndodh që në një vend të vogël njerëzit të mendojnë e dëshirojnë gjëra të mëdha. Por, po ndodhte gjithnjë e më shpesh që në vendin tonë të vogël, njerëz të vegjël të ishin projektuar sikurtë ishin njerëz të mëdhenj, pa qenë.

Për shembull, ka politikanë që mendojnë se janë më të mirët e më të dashurit për njerëzit. Ka gazetarë që mendojnë se janë njësoj si ata të CNN. Ka analistë që kujtojnë se janë si ata të BBC. Ka biznesmenë që mendojnë se janë si Trump a Berlusconi, më keq akoma, disa si Steve Jobs. Ka artistë që maten me Pikason, Marlon Brandon apo me Nurejevin. Ka përkthyes që  e ndjejnë veten më të aftë se shkrimtarët më të mirë.

Në vendin tonë të vogël, që akoma mban rekordin e më të varfërit në Europë, ka njerëz që jetojnë prej kohësh në një delir. E në këtë delir lavdërojnë sedrat e njëri-tjetrit duke mos qenë me këmbë në tokë.

Ka prindër që rrisin vogëlushët e tyre duke i nxitur se janë më të fortët, më të zgjuarit e më të mirët. Mësuesit në shkolla apo Universitete nuk harxhojnë as nerva e kohë për t'u përcjellë të rinjve parimet e mësimet se një mjek i mirë, gazetar i mirë, gjykatës i mirë, polic i mirë, kërkon punë, përkushtim, seriozitet, kuriozitet për dije dhe pasion. Eshtë e lodhshme të jesh i përkushtuar e profesionist; është më kollaj t'u rrahësh shpatullat të gjithëve e t'i bësh të besojnë se janë nxënësit më të mirë, kolegët më të zotë, pa qenë.

Jetojmë në këtë vend të vogël me ëndrra ende si dikur në diktaturë: Jetonim në Tiranë, por ëndërronim Romën, Parisin, Nju Jorkun e Hënën. Pa qenë.

Sot kemi mundësinë ta bëjmë Romën, Parisin, Nju Jorkun këtu. Jo me ëndrra, por vetëm me punë. Ja, kjo e fundit shfryn çdo delir e sjell këdo me këmbë në tokë. Italianët, francezët e amerikanët e kanë bërë vendin e tyre të bukur e të mirë. Iu deshën shekuj, sakrifica dhe punë. Tani. Në këtë moment është koha jonë dhe vetëm puna e seicilit, përkushtimi e pasioni për t'i bërë gjërat bukur e mirë mund të na çojnë në rrugën e duhur që ëndërrojmë e meritojmë.

Nisi stina e nxehtë. Tani korrik, e gushti shpejt do të trokasë. Sikur me gushtin e vapën të na linte përgjithmonë ky delir që të paaftët në pasqyrë i tregoi të aftë, trafikantët si biznesmenë, të korruptuarit si baballarë të kombit, fjalëkëqinjtë si analsitë, shpifësit si opozitarë, interesaxhinjtë si pjestarë të vlefshëm të shoqërisë civile, dembelët si punëtorë, deri edhe një zonjë me një kunadhe të rrjepur që e mbante për shall, si animaliste e mbrojtëse të të drejtave e të natyrës sonë. 
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
trimi ee, utopi eshte kjo qe thua. plot me kallinj bosh eshte fusha
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226