Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Shkrimet e tjera
avatar Periferi
Alba Malltezi
9 Tetor 2015 9:30
Diçka nuk shkon në futbollin tonë
E rrëfej që në fillim: nuk jam eksperte, apo ndjekëse e rregullt e futbollit. Ndjek ndonjë ndeshje të veçantë, ose kampionatin botëror me spaktaklet e njëpasnjëshme që të dhuron. Mbaj mend emocionet e paharrueshme në atë kampionat ku ndriçonte Diego Armando Maradona. Isha adoleshente dhe pas ndeshjeve ëndërroja se si mund ta takoja... Nuk jam eksperte futbolli, por kam provuar emocionet e bukurisë dhe gjithëpërfshirjes së tij.

Por në futbollin tonë ka diçka që nuk shkon. Nuk kam ndjekur çdo ndeshje të kombëtares, por ndoshta, një mendim profan, mund të vlejë dhe të na bëjë të reflektojë. Energjia magjike që përfshin shpesh Shqipërinë, që mbush rrugët, që vesh trupat, kokët e zemrat me kuq e zi, kur përballet me fushën e gjelbërt, shuhet si prushi nën shi. Eshtë një ndjenjë e tmerrshme. Unë nuk e di nëse lojtarët tanë janë të paaftë, nuk kanë pasion ata, nuk kemi gjetur një trajner super, apo tjetër gjë nuk shkon. Por lojtarët tanë të kombëtares, atë energjinë e tifozëve që arrin deri në Hënë, sikur e shuajnë si një cigare në një tavull të lagur.

Edhe pse jemi një popull i varfër, më duket se në futboll u kemi krijuar disa kushte të mira lojtarëve: Stadiume të reja të njëpasnjëshme, paga të pakrahasueshme me nivele të tjera... Flas për baletin e operan, për shembull. Kush po flet sot për të bërë Teatro të reja? Kur pashë Carmina Buranën në atë sallë të Teatrit të Operas, aq të pisët, të vjetër, të trishtë, mendova: Po çfarë shpirti të bukur kanë balerinët, instrumentistët, këngëtarët tanë? Kishin bërë një shfaqje mëse dinjitoze, të denjë për Teatrot më të bukura të Europës. Dhe aq të impenjuar, të djerësitur, deri në sekondën e fundit. Pasioni dhe bukuria në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si spektatore ulur në karrige të vjetra e të pista, nuk ka të krahasuar me atë të një spektatori të lagur në Arenën e re të Elbasanit.

Atëherë ka diçka që nuk shkon në futbollin tonë. Mos po fryjmë tejmase persona dhe realitete që nuk mund të fryhen. Duket sikur duam të bëjmë të fluturojë si tullumbace një qese plastmasi. Sikur fryma e tifozerisë tonë sforcohet të bëjë të fluturojë një qese nga ato që prodhonte dikur Lushnja. Po a fryhet ajo? Dhe më e rëndësishmja pastaj. A fluturon?
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Opozitari Une thashe se do dikte De biazi, po ed rama eshte dhe trajner i Kombetares tashi!!!!
avatar
Anonim
Gimi Hahaha si qeset e plastikes se lushnjes. Pa takat o alba, nuk kane takat
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226